Conte ka dhe një kërkesë të fundit, do Vidalin e Barcelonës

24 Gusht 2019, 18:00Sport TEMA

Në shtëpinë e Interit nuk dinë të ndalen. Me merkaton që mbyllet në fillim të shtatorit, zikaltrit vazhdojnë punën për të mbyllur edhe lëvizjet e fundit sa i takon kësaj merktoje vere.

Pasi siguruan Lukakun dhe vazhdimin e bisedimeve me Manchester United për Sanchez, trajneri Conte ka edhe një kërkesë specifike për drejtuesit e klubit.

Sipas numri një të stolit mungon ende diçka në mesfushë, që mund t’i japë peshë skuadrës.

Objektivi është Arturo Vidal i Barcelonës.

Gjatë javës së ardhshme zikaltrit do të nisin bisedimet për të bindur 32-vjeçarin të transferohet në Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje