"Dronët izraelitë u rrëzuan në Bejrut"

25 Gusht 2019, 19:45Bota TEMA

Izraeli thotë se ka sulmuar objektiva iraniane në Siri për të shkatërruar një sulm me dronë ndaj Izraelit. Pavarësisht mohimeve nga ana e Iranit, incidenti ka ngjallur tensione të reja mes Izraelit dhe Iranit. Izraeli ka dhënë urdhër për aktivizimin e sistemit të mbrojtjes me rake në kufi me Sirinë.

Ndërkohë në Liban, Hezbollahu thotë se dy dronë izraelitë janë rrëzuar gjatë natës në atë vend. Kryeministri libanez Saad Hariri e përshkroi rrëzimin e dy dronëve si një shkelje dhe agresion ndaj sovranitetit të Libanit dhe si kërcënim për stabilitetin rajonal.

Droni i dytë ra mbi një ndërtesë që strehon qendrën mediatike të organizatës Hezbollah në dalje të kryeqytetit Bejrut të Libanit. Banorët thonë se dëgjuan zhurmën e një shpërthimi. Salem Hamzi jeton në Bejrut.

“Në 2:30 të mëngjesit dëgjova shpërthimin. Kur dola në ballkon pashë ambulancën dhe zjarrëfikësen që po vinin. Ndenjëm zgjuar gjithë natën. Ata thanë se një dron tjetër shpërtheu në ajër.”

“U zgjuam nga zhurma e shpërthimit por nuk morën vesh gjë deri në agim”, thotë një banore.

Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohammed Afif, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ata nuk kishin goditur ndonjë dron.

Incidenti ndodhi disa orë pasi ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë një sulm ajror pranë kryeqytetit sirian Damask, kundër një krahu të Gardës Revolucionare të Iranit. Ushtria izraelite tha se ishte përpjekur të pengonte një sulm iranian me dron ndaj Izraelit.

Ushtria siriane tha përmes një deklerate se shumica e raketave izraelite ishin shkatërruar para se të arrinin objektivat e tyre. Nuk është e qartë nëse incidentet në Bejrut dhe Siri kanë lidhje.(voa)

1 komente në ““Dronët izraelitë u rrëzuan në Bejrut””

  1. omar abaz topelensi says:

    AJRI AJRI VOZDU VOZDU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje