Forcat zjarrfikëse të Tiranës shpëtojnë macen që kishte mbetur në pemë

25 Gusht 2019, 17:43Sociale TEMA
Forcat zjarrfikëse të Tiranës shpëtojnë macen që

Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.

I tillë është ky që pasqyrohet në këto foto, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj. E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

Me të marrë këtë njoftim punonjësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pa humbur kohë kanë nisur punën. Dhe pas disa minutash kanë mundur ta shpëtojnë macen dhe t’ia kthejnë të zonjës së alarmuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment: “Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”.

4 komente në “Forcat zjarrfikëse të Tiranës shpëtojnë macen që kishte mbetur në pemë”

  1. Tim says:

    Hmmm po vjen Era njeriu ne shqiperi.
    Njerezit po civilizohen.
    Lajm shume I mrekullueshem. Kjo tregon shume per zjarrefikesit. Per zonjen e maces. Dhe natyrisht Shtetin.
    Bravo.

  2. Shvejku says:

    Shqiperine e dogji ZJARRI,keta reklamojne,per turp shpetimin e nje maceje ne maje te pemes,qe ashtu si hipi edhe mund te zbrese!
    Akt heroik,per GInnes!

  3. emigranti says:

    Arritje e madhe, pasi nuk kane lene te digjet asnje hektar pyll apo ndonje shtepi, lere sa te afte jane ne shpetimin e jeteve njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje