Jari thotë se ngordhja e delfinit në Gjirin e Lalzit është shenjë e keqe për banorët

25 Gusht 2019, 19:01Antena TEMA

Sot në Gjirin e Lalzit deti ka nxjerr një delfin të ngordhur. Banorët u grumbulluan rreth tij dhe filluan të bëjnë foto.

Duke parë fotot Jari u trondit dhe vendosi të sqarojë demokratët.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Dalja e delfinit të ngordhur në Gjirin e Lalzit është një provokim i Edi Ramës. Para nisjes së vjeshtës ku pritet të fillojë punë SPAK-u, Edi Rama tenton të terrorizojë banorët e vilave në Lalëz, se gjoja ka filluar ekzekutimi i “peshqve të mëdhenj”.

Sipas gjithë përkufizimeve delfini quhet peshk i madh, pasi balena është gjitar dhe jo peshk.

Ndaj Edi Rama ka shumë mundësi që e ka vrarë vetë delfinin dhe e ka hedhur në breg të detit në Gjirin e Lalëzit për të terrorizuar Doktorin dhe Metën.

Zona ku u gjend delfini është mes vilës së Doktorit dhe Vilës së Metës dhe është bërë qëllimisht për të ngjallur panik.

Doktori e ka ndjekur gjithë skenën nga kati i tretë i vilës së tij me qetësi. Ai ka parë njerëz që fotografoheshin pranë delfinit dhe bënin video. Ka dhënë urdhër të identifikohen gjithë këta njerëz, pasi janë kontigjent i gatshëm që mund të gëzohen dhe nëse arrestohet ndonjë “peshk i madh”.

Ai u ka dhënë urdhër familjarëve të mos dalin nga vila sa të hiqet prej andej delfini që të mos krijojnë keqkuptime.

Po ashtu rojet e vilës Metës kanë bllokuar rrugën që kur njerëzit të dalin fotografi të mos ketë në sfod vilën e tij.

Fotografimi i njerëzve para delfinit të ngordhur, tregon se njerëzit mezi presin të kapen “peshqit e mëdhenj”, por ata nuk janë Doktori dhe Meta, por Edvin Kristaq Rama dhe shokët e tij. 

Një grup demokratësh nga Laçi kanë shprehur dëshirën ta marrin delfinin dhe ta nxjerrin para zyrës së kryeministrit, por Doktori i ka ndaluar, pasi nuk do të ndikojë në punët e drejtësisë.

Fakti që Rama kërkon të tërheqë vemendjen me gjeste të tilla simbolike, tregon se ai po tenton të ndikojë mbi drejtësinë duke e orientuar kundër opozitës. Por ne nuk do ta lejojmë.

I juaji Jari!

1 komente në “Jari thotë se ngordhja e delfinit në Gjirin e Lalzit është shenjë e keqe për banorët”

  1. Sulo Gradeci says:

    O shoku Yyyymer Kaçurreli, si te ka babai ? Po kujt i ke ngjare xhanem ? Mua jo e jo, po edhe joteme ishte zonje grua, pamvaresisht se ishte pak ashtu. Po mire more kapedan, po te krahasosh origjinen tende me ate te Jarit, ti as per letyre nuk mund te quhesh. E ke humorin shume te holle ne keto shkrimet e tua. Per kete i ke ngjare tyteti, se ai ishte ca si torobello.
    Me rastin tend nuk shkon shprehja : ” bëme baba te te ngjaj. Beni te fala Edit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje