Tre turiste norvegjeze hanë e pijnë te lokali në "Malin e Robit", pastaj thërrasin policinë: "Na përdhunuan"

4 Shtator 2019, 09:50Sociale TEMA

Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë. Por në 3 Gusht ata janë përballur me një situatë të pazakontë. 3 vajza norvegjeze kanë porositur darkë e pije në lokal dhe më pas kanë denoncuar në polici se janë përdhunuar e marrë peng.

Policia ka bastisur lokalin dhe ka shoqëruar personelin. Pas sekuestrimit të pamjeve filmike rezultoi se akuza ishte rreme dhe vajzat norvegjeze kërkuan ndjesë e u lanë të lira.

“Ishim në një ditë normale pune, në orën 21:45 erdhën 3 kliente. Porositën, u shërbyem. Zbuluam që ishin shtetase norvegjeze, pinë verë, mbi 2-3 gota. Njëra nga ato qëndroi mbi një orë dhe u largua. Kurse ajo tjetra ndenji me shoqen e vet, kërkuan të pinë, erdhën tek banaku. Aty na u ulën në tavolinë”,thotë njëri prej djemve të Sulejman Aliut.

“Ambienti është i filmuar me kamera. Nga orari që erdhën ne nuk i njohëm fare, vetëm i përshëndetëm. Çfarë dëshironi të pini? U dhamë menunë dhe çdo gjë vazhdoi kështu. U largua edhe vajza tjetër, kjo tjetra erdhi tek banaku për të pirë alkool. I thashë, “shoqja jote iku, tani më jep lekët që keni pirë dhe mund të ikni.” Jo, më tha, pres shoqen time që të vijë”, thotë tjetri.

“Dhjetë minuta pasi u largua vajza, arrin policia dhe na hyn duke bërë terror dhe na thotë se jeni të akuzuar për pengmarrje dhe përdhunim. Ironia më e madhe është se policia erdhi për të na kapur në flagrancë, por ne ishim duke bërë muhabet. Shiko çfarë më bëjnë mua, më shtrinë përtokë, shikoje atë tjetrin që më gjuajti në fytyrë…”

Një prej të arrestuarve ishte edhe një djalë që kishte një biznes ngjitur.

“Unë nuk kisha lidhje fare me ngjarjen, kisha 5 minuta që kisha ardhur dhe shoh policinë, shtrirë të gjithë përtokë dhe një gocë që më akuzon që ti je përgjegjësi për gjithë këtë ngjarje këtu. Unë nuk kam lidhje fare me lokalin, sepse unë jam biznesi ngjitur dhe atë natë erdha vetëm për të përshëndet miqtë e mi. Mua nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që një vajzë që nuk e njihja fare të më akuzonte për përdhunim. Është komplet absurde ndërkohë që kisha vetëm 5 minuta aty. Thjeshtë u gjenda në vendin e gabuar, në çastin e gabuar, ndoshta edhe me njerëzit e gabuar. Megjithëse nuk kisha lidhje me situatën dhe të gjithë dëshmitarët thoshin se nuk kanë të bëjnë, policia na shoqëroi pa na dëgjuar fare”.

3 djemtë i çuan në komisariatin e Kavajës, por nuk u dhanë asnjë procesverbal, as për sekuestrimin e kamerave dhe as për dëshmitë.

Tashmë djemtë e akuzuar padrejtësisht denoncojnë se policia e Golemit dhe Kavajës nuk bënë asgjë duke i lënë vajzat e lira, madje as kopjet e deklaratave nuk u janë dhënë. Ndërsa OPGJ Ilir Dizdari thotë se djemtë e akuzuar nuk duhet të merren më me këtë histori, pasi vajzat u tërhoqën.

“Vajzat u lanë të lira dhe shkuan të flinin në hotel. Kur morën vesh se në lokal ka kamera, kërkuan falje. Ishin regjistruar të gjitha veprimet e tyre dhe kërkuan ndjesë”, thotë një prej djemve.

Por gazetarja e “Stop” thotë se ata bënë njoftim të rremë në sallën operative dhe sipas nenit 272, “Njoftimi i Rremë në Organet e Rendit: Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit për kryerjen e një vepre penale, për t’i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në një vit.”

Gazetarja: Ju kishit bërë një bisedë paraprake me vajzat? Kur ju kërkuan falje, i falët?

“Jo, ne deshëm të bëjmë denoncim për vajzat që bënë denoncim të rremë, por policia na tha lërini, nuk ka problem, ju jeni të pafajshëm, pse doni të bëni denoncim?”

Gazetarja: Por edhe sikur ju të tërhiqeshit nga denoncimi, vetë organi i policisë duhet minimalisht t’i merrte dhe vajzat të mbanin përgjegjësi për kundërvajtje penale.

“Asgjë nuk është bërë nga këto, vajzat janë lënë të lira dhe janë kthyer në vendin e vet, kurse ne nuk na jepet procesverbali që ne kërkojmë nga policia. Kërkojmë nga policia që të merrte masa për vajzat, por nuk i mori sepse ato ishin shtetase të huaja dhe kësaj i bie të jemi ca të nënës, ca të njerkës, dhe ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë poshtë.”

Ndërsa babai i dy djemve, Sulejman Alia ka vetëm një kërkesë: Dua që nderi i familjes sime të vihet në vend, sepse më kanë njollosur shumë.

58 komente në “Tre turiste norvegjeze hanë e pijnë te lokali në “Malin e Robit”, pastaj thërrasin policinë: “Na përdhunuan””

  1. pa vlere says:

    Turp per policine!
    Duhet te ndalonin dhe arrestonin vajzat.
    Po sikur kete veprim ta bejne tre vajza Shqiptare ne Norvegji, e imagjinoni se cafre furtune do behej ne mediat Europiane?!??
    Policia inferiore e Rilindjes se famshme!
    Turp per dinjitetin Shqiptar!

    1. loni says:

      imagjinoje sikur lokali mos te kishte kamera,do ta hanin aq keq sa qe nuk do ta harronin tere jeten,dhe e dyta dhe me e keqia,do ishte reagimi i shoqerise shqiptare,qe pa ditur mire rrethanat e ngjarjes,do ti denonin keta djemte perdhunues me vdekje,ja te tille jemi si rrace,ata djemte duhet te thojne faleminderit kamerat qe na shpetuan,se ndryshe??????nuk i dihesh sa vjet,dhe nga opinioni i njerezve,ishe i denuar me vdekje.

      1. Komentuesi says:

        E ka shume mire LONI.Por policia per kete rast duhet te mbaj pergjegjesi.

    2. Askushi says:

      Eshte e thjeshte, hidhni ne gjyq policine, qe ju trajtoj ne ate menyre.

    3. Nul Noka dhe Paloka says:

      Çlidhje ka kjo me Rindjen mër poç? Apo fajet e tere policeve do t’i mbajne Berisha, Rama, dhe Meta?
      Faji eshte i Joni, edhe i yti, sepse ti pjese e ketij populli je. Apo to vjen nga hena?
      Na çate trapin PD-ja, PS-ja, sikur keto parti kane ardhur nga lart. Ketu or ketu.
      Edhe per Berishen, edhe per Ramen ti e ke fajin, se nuk ke bythe te luftosh per demokraci, por vetem te shash partite neper telefona.
      Po qe se do ta donim kaq shume demokracine, do kishim mbushur rruget me kohe, dekada me pare, do ta kishim perzene me kohe kete klase politike, dhe tani rrezik do da vinte radha per te kryesuar Keshillin e Europes, apo organizma te tjera europiane.
      Por jo. Ne themi vetem larg nga bytha ime, dhe sa marrim nje Pune nga Partia jone, nuk na plasi bytha per demokracine e te tjereve.
      Prandaj trus bithen dhe rri urte, ose mblidh shoket dhe dil per te luftuar per demokraci.

    4. ILYRIA / Frankfurt am Main says:

      I sygjeroj Policise Shqipetare dhe Prokurorise se Kavajes :
      1- Gjobe Maximale (sipas Kodit Penal te R.Shqiperise ) per Deshmi te rreme . Norvegjija si vend me Standarte/ Te Ardhura shume te larta do te ishte e detyruar edhe si Shtet / Ambasade, ti ndihmonte Vajzat (nga ana Financiare) edhe sikur ato te mos kishin mundesi ta paguanin Gjoben menjehere.
      2- Kontakt te menjehershem me Policine/ M. e Brendeshme Norvegjeze duke ju servirur Pamjet visuale /Audio, dmth te gjithe Dokumentacionin e regjistruar ( kjo edhe per te permbushur nje Detyrim qe cdo Shtet Europian ka (Europol), por edhe per identifikimin dhe formulimin e Karteles se vecante, te cilen Vajzat ( norvegjezet) nga Dita e sotme kane per Deshmi te rreme. Delikti eshte i Kategorise teper te vecante – Perdhunim-.
      Eshte shume Pozitive per Policine , Prokurorine dhe Shtetin Shqipetar qe pasuron me Fakte dhe Audio ne rradhe te pare Shtetin Norvegjez (per Qytetaret e tij ), gjithashtu kontribon edhe ne Arkiven e Europolit per Raste kaq Specifike te Delikteve te Kategorive te vecanta, si me siper nenvizuar -PERDHUNIM- .
      Per mendimin tim ky Rast nuk duhet lene me kaq………Shqipetaret duhet te ngrihen Profesionalisht me Strukturat e tyre te Ligjit e Drejtesise , sidhe behen ( per keto Raste) te denje e barabarte me Partneret e tyre Europian. Shume e rendesishme.
      Ne qoftese Kavaja e ka mbyllur si procedure, duhet me patjeter ta investigoje direkt Ministria e Brendeshme ose Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Tiranes sepse Faktet dhe Videot ekzistojne…….ose edhe vete te akuzuarit e gabuar ( Djemte e Lokalit ) do e kishin mundesine ta dergoni Ceshtjen direkt ne Tirane.

  2. MGTOW says:

    Mireserdhet ne Perendim. Per ata qe kane sy e mendje: MGTOW

    Kujdes se ç’fare pranoni si emancipim. Do kaloni nga kolera e prapanikes ne murtajen e #metoo

  3. MGTOW says:

    Mireserdhet ne Perendim. Per ata qe kane sy e mendje: MGTOW

    Kujdes se ç’fare pranoni si emancipim. Do kaloni nga kolera e prapanikes ne murtajen e “metoo”

  4. KORÇARI says:

    Polici AMATORE,
    Vajzava duhet tu kishte ngritur padi për padi të rreme, për tentativë mospagimi gjithashtu dhe për Tallje me institucionet shtetërore.
    Pronari i lokalit duht tu bënte padi këtyre plehrave për dëmtim shpirtëror , për dëshmi të rreme dhe të kërkonte kompesim për dëmet materiale të shkaktuara.
    Gjithashtu duhet të kërkojë dëmshpërblim nga Policia për dëmet e shkaktuara…. këto duhet të bëheshin në një shtet serioz dhe jo në një shtet AMATOR si Shqipëria.

  5. SHKELZENI says:

    ESHTE KRIJUAR NJE IDE NE SHQIPERI NESE JE I HUAJE JE I PASUR I SHKOLLUAR I EDUKUAR I DI TE GJITHA NE NJE FARE MENYRE I LEJOJME TE JENE SUPERIORE NUK E DI NGA VJENE KY LLOJE COMPORTEMENT .PERSONALISHT KAM 30 VJET I LARGUAR NGA SHQIPERIA DHE KAM KUPTUAR SE JETOJE KETU SA ME SHUME TI AFROSHE KETA ME SHUME TE LARGOJNE SA ME LARGE TI MBASHE ME SHUME TE AFROHEN

  6. ABC KORCA says:

    Polici leshi…
    Polici koti…
    Kerkuan falje thote rrota e karit…por policine e dergoi te shtrinte ne toke ” te gjithe kriminelet” dhe te shoqeroheshin sepse…keshtu e do proçedura.Ne shtetet e tjera,keto kurvat do ishin ne burg….ne rrumpallen tone lihen te lira.
    Edi Rama degjon???
    Edi Rama shikon???
    Edi Rama kupton?!

  7. M GTOW, USA says:

    Kjo po ndodh rëndom ne vendet anglofone dhe skandinavi. Brezi i ri e njef mire kete. Kurseni vendin dhe ndeshkoni akuzat e rreme. Ky kancer po perhapet ne te gjithe boten.

  8. Ceni says:

    Inferior ndaj te hujve. Policia nuk Ka kryer detyren. Vajzave te merreshin me pooici dhe te ndiqej ceshtja per mashtrim. Tani policia te kaloje nen akuze.

  9. Ton says:

    Vajzat duhen arrestuar…injorantet e Policise…vetem ne Shqiperi i huaji eshtembret….turp….minimumi te paguanin…kjo eshte metote e njohur sepse sigurohen nga perdhunimet ne vendin e tyre dhe marrin pagesen

    1. Kiri says:

      O llesh hiqi ata polic katnare dhe be rob me shkolle se nuk je si para 100vjetesh,gazetarja ka te drejte ato kurva duheshin read mrena.

  10. demokrati says:

    Pritet reagimi i Mentor Kikise, ai i jep dum ketyre puneve. Deri atehere Ministri Klosi tu jape nga nje tufe me karafila zonjushave norvegjeze qe kaushet e akulloreve iu duken si bole kavajse .Smile Albania, ja cfare i duhet turizmit ne Shqiperi sipas diletanteve qe e shohin turizimin si invasion to lumpenit europian. Nje kllounade, qe ve perfund dinjitetin e nje shteti dhe te qytetareve te tij qe trajtohen si te padenje edhe ne shtepine e tyre.
    Ministrit Klosi do ti rekomandoja te lexonte kujtimet e Indro Montanelit, aty ministri do te kuptoje se sjellja e perkore dhe fisnikeria ne komunikim e shqiptareve asesi nuk ka te beje aspak me zbardhjen e dhembeve dhe etiketen false.

    1. doris says:

      Koment I bukur!

  11. Alban says:

    Uaa ato vajza psikopate duhet te ishin arrestuar dhe denuar me gjobe te majme! Ky eshte turp i policise shqiptare.

  12. X says:

    Rrace putanash Norvegjia…..mesojeni….

  13. Xhaxhi says:

    Presë nuk I hodhën në gjyq për akuzë të rreme dhe të kërkonin para sa t’u donte qejfi për prishje imazhi?
    Kurse policia duhet t’i gjobisë për lajm të rrem dhe për angazhim të policisë pa të drejtë.

  14. Xhaxhi says:

    Presë nuk I hodhën në gjyq për akuzë të rreme dhe të kërkonin para sa t’u donte qejfi për prishje imazhi?
    Kurse policia duhet t’i gjobisë për lajm të rrem dhe për angazhim të policisë pa të drejtë…..

  15. vlora.vlora says:

    Polici kurve ,po me turistet cfare u be ,pse su proceduan per deshmi te reme ,kjo menyre perdorej nga anglezet ne greqi per te mare demshperblim dhe statusin si e perdhunuar ,policia greke e kuptoi pas shume denoncimeve qe beheshin ,policet shqiptare te trashe dhe vetem per show

    1. Xhixhi says:

      Policet shqiptar te trash? Si fa nxeh goja?

    2. endri says:

      Ky ilir dizdari eshte nje pijanec ordiner injorant i cili duhet te ndiqet penalisht per mos’veprim ndaj disa deshmive te rreme te disa kurvave norvegjeze pa’bukse qe provokojne rende imazhin e turizmit Shqiptar.Te ndiqet kjo ceshtje deri ne gjykaten e strasburgut ose ministri lleshaj te dorehiqet nese nuk ndiqet kjo ceshtje.

  16. Tin Tin says:

    Te Arrestohen per rrene dhe thyerje te dinjitetit te biznezit.po ka dy standarte nje per mihalin dhe nje per te huajt ky shtet duhet te kete turp.

  17. Xha Brahua says:

    Shtet i dhjere! Ne vend te mbroje qytetaret e vet i persekuton ne syte e botes per tre kurva qe vijne per qoqe. Rrofte sistemi!!

  18. matia says:

    Nè vuajmë nga ndjenja e inferioritetit ndaj të huajve.Per denoncim të rremë,vajzat duhet të ndaloheshun,e të pakten ta provonin qelinë,
    qoftë edhe për pak ditë.”Chi rrompe,pága”.(Kush thyen,paguan”).

  19. loni says:

    imagjinoje sikur lokali mos te kishte kamera,do ta hanin aq keq sa qe nuk do ta harronin tere jeten,dhe e dyta dhe me e keqia,do ishte reagimi i shoqerise shqiptare,qe pa ditur mire rrethanat e ngjarjes,do ti denonin keta djemte perdhunues me vdekje,ja te tille jemi si rrace,ata djemte duhet te thojne faleminderit kamerat qe na shpetuan,se ndryshe??????nuk i dihesh sa vjet,dhe nga opinioni i njerezve,ishe i denuar me vdekje..

  20. loni says:

    imagjinoje sikur lokali mos te kishte kamera,do ta hanin aq keq sa qe nuk do ta harronin tere jeten,dhe e dyta dhe me e keqia,do ishte reagimi i shoqerise shqiptare,qe pa ditur mire rrethanat e ngjarjes,do ti denonin keta djemte perdhunues me vdekje,ja te tille jemi si rrace,ata djemte duhet te thojne faleminderit kamerat qe na shpetuan,se ndryshe??????nuk i dihesh sa vjet,dhe nga opinioni i njerezve,ishe i denuar me vdekje…..

  21. Toni says:

    1 gjobe te mire dhe nja 1 muaj burg per kurvat Norvegjeze

  22. Pa emer says:

    Sigurisht qe vajzat duhet te paditeshin per prishje imazhi dhe dem psikologjik. Deshmia e rreme denohet per kedo, si shqiptar dhe te huaj, ligji eshte njesoj. E lexuat per turisten britanike qe beri sex me 10 veta ne Qipro dhe i denoncoi si perdhunues. Me vone nxorri justifikimin se ata e filmuan pa deshiren e saj. Njerezit e kane humbur arsyen dhe sensin e mases. C’nuk degjon sot..

  23. Besniku says:

    Keshtu ndodh kur nuk ke avokat te familjes , ngjarje te tulla te bejne te minimalisht te kesh numrin e nje avokati qe ti beson, nese te demtuarit do te kontaktonin me nje avokat minimalisht do kishin nje padi per demtim te imazhit nndaj vajzave te keqia norvegjeze, qe duket se nuk e kane hereb e pare

  24. Kozmos says:

    NUK KA PARDON NE KETO RASTE , QE ULIN IMAZHIN E SHQIPERISE . TURP PER TOLERANCEN E IDIOTEVE TANE POLICE.

  25. Xhixhi says:

    Policet shqiptar te trash? Si fa nxeh goja?

  26. rexha 10 says:

    NJE POLICI BANALE ,QE NUKE DINE ASE EDHE RASTIN ME TE THJESHTE SE KURE MERRET NE SHOQRIM QYTETARI.AQE DHE ME TEPER KURE DEKLAROJNE QE JENI DENONCUAR PER RREMBIM PERSONI QE NUKE KA NDODHUR. QYTETARET DUHET TE BEJNE 2 KALZIME,1_ TE DENONCOJNE POLICIN QE VEPRON NE BAZE TE KOKES SE TYRE .2_DENONCIMIN E VAJZAVE NORVEGJEZE PER DESHMINE E RREME .
    POLICIA E KAVAJES JANE VENDOSUR NE PUNE NE BAZE TE TARAFIT QE KANE.PRANDAJ PO FUKSIONON KAQE BUKUR RILINDJA.
    KY VEPRIM DUHET TE BEHEJ NE RASTI FLAGRANTE ,.ATHERE SHOQROHESHIN DHE NE BAZE TE RREGULLORES ME PRANGA NE DUAR. NE RASTE TE KUNDERT POLICIA DUHET TI LINTE TE LIRE DHE TI SQARONTE TE PARAQITESHIN NE RAJON KURE TI THERISTE . BRAVO SHEFI I DEGES SE KAVAJES ,KA ARRITUR MAJEN E AJIZBERGUT.POROSITNI DY QOFTE ME MISHE PLONXI QE TIU VIJNE MENTE.ME KETE VEPRIM SHTETI KA PJERDHUR ,DHE JO TE HYJE NE EUROPE. RROFTE RILINDJAPER SHTETIN QE LAKMON.

  27. Vl says:

    Policia shqiptare trajton shqiptaret sic trajton policia amerikane njerezit me ngjyre. “Policia qe duam”

  28. Spartakos says:

    Shyqyr qe nuk ishin Spanjolle ato vajzat, qe me fat Aliu dhe ata djemte se po te ishin Spanjolle tani do benin shoqeri me Mihalin e Qeparos dhe dyqani dihet si do perfundonte. Turp i madh per disa euro te qelbura ne shtypim njeri tjetrin dhe nuk zbatojme ligjin per te huajt lejojme kedo qe te akuzoj hallexhiun qe perpiqet qe te mbaje me pune te ndershme familjen. Ndersa turisti mund te bej cfar i do oreksi atij dhe ne ti dergojme ministrin me buketa me lule dhe tu kerkoj dhe falje. Kjo gje eshte negative se keshtu u shtrojme rrugen te gjithe atyre qe jan mesuar te jetojne me keto menyra.

  29. Iliri says:

    Nuk eshte se norveghezët jane ndonje fare malli. Eshte rreptesia e ligjit, qe i bene me te mire në syte tane, keta vikinge te pagdhendur. Ato ndyresira duheshin rrasur ne burg te pakten per 24 ore per kallezim te rreme. Me siguri nuk kane dashur te paguajne prandaj e kane sajuar gjithe kete histori. Bushtrat!

  30. Komentuesi says:

    E ka shume mire LONI.Por policia per kete rast duhet te mbaj pergjegjesi.

  31. endri says:

    Ky ilir dizdari eshte nje pijanec ordiner injorant i cili duhet te ndiqet penalisht per mos’veprim ndaj disa deshmive te rreme te disa kurvave norvegjeze pa’bukse qe provokojne rende imazhin e turizmit Shqiptar.Te ndiqet kjo ceshtje deri ne gjykaten e strasburgut ose ministri lleshaj te dorehiqet nese nuk ndiqet kjo ceshtje.

  32. I drejti says:

    Duhet ti hedhi ne gjygj pronari I lokalit!!! Ti marei kurvave Norvegjeze cfar kane!!

  33. pjeter says:

    Shtet eshte it? Nuk egziston prokurori ne bote qe nuk hap ceshtje penale per pergjegjesit e policise se shtetit,qe ne menyren me flagrante shkelin ligjin,che abuzojne me detyren.Kush i ka che te drejte atyre policve qe te mos sbatojne ligjit? Ata jane te detyruar ta zbatojne ate,vetem nje gjykate mund te vendoste qe Norvegjezet te ishin te lira apo jo.Po ne nuk kemi prokurore te afte ose nik i kemi ligjet si duhen,ne vendet e eurpes demokratike,ne nje rast te tille flagrant,vete policia vepron menjehere me Masa disciplinare,me largim nga destra te efektiveve te perché è ne kete krim,sepse sepse i tille eshte klasifikuar sipas kodit te procedure penale abuzim ne future i funksionarit te policise.Me nje denoncim te tille publik,prokurorija hap ceshtje penale ne menyre automatike,pa pritur qe te demtuarit,ne kete rast personeli i lokalit,te beje denoncim.Shkoni ne te gjithe prokurorite e rretheve,dhe denonconi rajonin e policise se shtetit per abuzim detyre,prishje imazhi,che idheni ne gjyq ministrine e rendit per te niente scusa,kerkojini demshperblim.Duhet te Levize e dhe qeverrija,se ky eshte nje skandal qe non pertypet.

  34. Vini says:

    Turp .per policine shqiptare
    .del nje mihal kokdhime edhe njollos gjithe mikpritjen shqiptare .
    Marin shkas dhe perfitojne 3 kurva norvegjeze .hane pine tallin edhe pi*****n .
    pastaj i lene te lira .se jane penduar.po tmos kish pas kamera sigurie ky lokal .imagjino si do ishe perfundimi ktyre djemve .bashk me bisnesin e tyre.

  35. ALBAN DEGA says:

    NDESHKIM SHEFIT DHE POLICEVE QE USHTRUAN DHUNE NDAJ PRONAREVE TE LOKALIT

    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje shtetasit e qytetaret e vet, pronat e pasurite e tyre.
    Te mos perseritet historia e fillim shekullit te kaluar ne Kine kur ne lagjet e te huajve ne Shanghai ishin vendosur tabela :
    “ Ndalohet hyrje e kinezeve dhe e qeneve” ne shtetin e vet.
    Nese norvegjezet nuk kane paguar per shpenzimet e veta ne lokal, policia dhe prokuroria te njoftojne organet ligjzbatuese norvegjeze qe shtetaset e veta te paguajne jo vetem shumen, por edhe gjoben maksimale qe parashikon ligji shqiptar jo vetem per kallxim te rreme dhe mashtrim ( fraud ), por edhe per demtimin e reputacionit te lokalit si dhe demin psikologjik te pronareve dhe punonjesvs si dhe klientit te demtuar.
    Nderkohe pronaret dhe punonjesit e lokalit te bejne denocim ne prokurori dhe kerkojne gjykim te pershpejtuar te kesaj ceshtjeje.
    Nese policia nuk ka marre te dhenat e shtetaseve norvegjeze dhe fotokopjet e Leternjiftimeve dhe pasaportave + policet dhe shefat e tyre te gjykohen dhe denohen per shperdorim te detyres.
    Perndryshe akte te tilla do behen rregull dhe imitohen nga hora e hora te tjera.
    Turistet jane turiste jo diplomate me imunitet…
    Edhe ndaj diplomateve qe kapen ne flagrance ne krime te renda vepron ligji megjithe forcen e tij!
    Perpara Zotit dhe ligjit te gjithe jemi te barabarte!

  36. Fatos says:

    Matia, meso drejtshkrim se pari, pastaj shprehu ne gjuhe te huaj. Sa per policine, komplet inferior, jo profesional dhe biles-biles, kane kryer krim me mosveprimin e tyre.

  37. Skepticisti says:

    Ato vajza norvegjeze, me siguri kane qene me origjine serbe ose greke…

  38. Altin ocelli says:

    Ne vendet skandinave kohet e fundid eshte bere mode siguracioni I trupit te femrave .per perdhunim
    Per djegie
    Per goditje etj etj
    Dhe keto goca po te mernin nje leter nga policia jone qe te vertetoje qe u perdhunuan kethehen ne vendin e tyre
    Dhe Morin demshperblim nga siguracionet

  39. Skepticisti says:

    Ato vajza norvegjeze, me siguri kane qene me origjine serbe ose greke… bon edhe ruse.

  40. DENONCOJ says:

    TE DENONCOHEN “Vajzat” e Ndershme, dhe jo te Lihen te Lira..Nese kjo Ndodhe ne Norwegji, athere Perballesh me Gjyqesine dhe Opinjonin…
    JO C´DO Kurve qe Hyne e dele ne Shqiperi ka te “DREJTE” te Denancoj “Perdhunimin” kur keto Kurva nuk kane Lene “Trongull” origjina apo Plastike pa Provuar….lol

  41. DENONCOJ says:

    Jo c´do KURVE, ka te “Drejte” te Denoncoj per “Perdhunim”..
    Te Merren te Pandehura, dhe te Akuzohen, nga Familja…

  42. Mario says:

    Prisni se nuk keni pare gje akoma nga ana e erret e turizmit masiv. Para disa vitesh ne Majorka disa turiste angleze padisnin padrejtesisht hotelet per raste helmimesh. E merrni me mend fitimet qe kishin keta turiste nga kompanite siguruese dhe vete rrjetet e hoteleve qe ne disa raste i rimbursonin qendrimin vetem per te mos patur prishje imazhi. Kur filloi te perhapej pak si shume kjo loje, u zbulua se turistet hidhnin ne pije ose ushqim te porositur brenda ambjenteve te hotelit nje substance qe provokonte diarre ose probleme gastrike . Kjo strategji sherbente per te zhvatur para ose per te patur pushime falas… Ndaj kujdes njerez. Kane mbaruar kohet e mikepritjes ha, pi dhe rri pa pare. Po deshi Blendi Klosi t’i paguaje nga xhepi i vete shpenzimet e tursteve. Ne te kundert klienti ka te drejte vetem atehere kur ka te drejte

  43. KORÇARI says:

    Polici Amatore dhe Shtet Amator.
    Këto norvegjeskat duhet të kishin hyrë në burg dhe të paguanin dëmshpërblim për Padi të reme dhe për tallje me institucionet shtetërore, gjithashtu duhet të kompensonin dëmin ekonomik të pronarit dhe dëmin moral dhe ahpirtëror të pronarit.
    Policia apo shteti duhet të kompensojnë ekonomikisht dëmet e shkaktuara si ekononike ashtu dhe morale ndaj pronarit.
    Por këto ngjasin në Shtete Ligjore dhe jo Amatore si ky i yni.

    TEMA BOTOJENI KOMENTIN.

  44. Beni says:

    RASTE TEPER UTGJENTE. Jane nje grupe turista nga Hollanda,Suedia ,dhe Anglia, te cilet jane ne rrezik per jeten,mbasi kan ngrene ushqim te bollshem ne Sarande,jan bllokuar,jane bere kaps dhe nuk po e nxjerin dot jashteqitjen,jane ne spitalin e Sarandes,ju lutemi te njoftohet Edi Rama per ngjarjen,i cili duhet te dergoj sa me shpejte Bledi Klosin,Blendi Cicin ,Elisa Spirokari, me tufa me lule per te liruar sa me shpejte turistat.Flm per mirekuptimin.

  45. Vatra says:

    Pronari i restoranit duhet çdo herë të jetë gazmor i zorit dhe shërbyes i durushëm dhe jo të çelë biseda me mysafirë dhe ti ngacmoi tërthorazi si në rastin konkret

  46. Granit Kamberi says:

    Shqiperia mbas 1990 me keqdashjen e tradhetine e larte te udheheqjes Shqiptare post Komuniste ,sebashku edhe me elemente nderkombetar shkaterruan te gjithe industrine me uzinat e fabrikat e saj. Tani e tutje Shqiperia ka vetem nje shans te rrise gjithe mundesite e saja ne fushen e turizmit. Por qe te sigurosh nje turizem me standarte bashkekohore dhe shume te sigurt , detyra nuker nje eshte formimi dhe edukimi I nje POLICIE teper moderne,me pregatitje te larte profesionale inteligjente. Mesimi I pare qe u ballafaquam ishte rasti I atij ” demit qe u hodh mbi makine ” Kokedhimes,……………………… dhe jo te paisin policene me njerezit e tyre te formuar me shume nivel te ulet professional. Rasti I ketyre tre vajzave eshte skandaloz, dhe te jemi gati se keshtu do te kemi edhe ne te ardhmen ne qofte se Policia do te jete nen komanden e njerezve injorante qe japin urdhera sipas qejfit. Te pakten ata vajzat duhen proceduar me pagese. Qeveria e Policia SHqiptare ne menyren me dinjitoze , pronareve te restorantit ,ne menyre publike ti kerkoje falje per paaftesine e tyre dhe per prishjen e imazhit. Keshtu do te rritet autoriteti dhe besueshmeria e qeverise ,dhe ne menyre te vecante e POLICISE SHQIPTARE . Ky do te jete edukimi me I bukur patriotic, mikpritjes e beses Shqiptare per te bere tek qytetaret njohjen e te drejtave dhe te DETYRAVE para LIGJIT. Suksese ne punen e tyre pronareve te lokalit. Ndjehem shume keq per ata njerez te thjeshte e punetore.

  47. cuni says:

    Kjo nuk eshte policia qe duam. Nese norvegjezet u lane te lira, dikush duhet te paguaje per demin e shkaktuar qytetareve tane. Mungese profesionaliteti, dhe deshtim i sistemit

  48. NNP says:

    Gjer diten qe policet te jene me arsim te larte universitar mos kerkoni barazi me te huajt qofshin ato kurva apo kriminele……….

  49. Bossi says:

    Keto kurvs duhet te therreshin qe ti bdhet mesim te huajve por fajin e kdmi vet me onferioritetim ekstrem ndaj te huajve.Ne jemi nje popull me sindromen e Stokholmit qe duam te huajt qe na kane vrare dhe prere
    Kjo qeveri dujet te zhduket. Keto putanat norvegjeze dujet te denoheshin me 20 vjet burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje