Jari shpjegon vlerësimet e Gridës për Doktorin dhe Lulin

10 Shtator 2019, 18:54Antena TEMA

Gjatë një interviste televizive, Grida është ftuar të bëjë vlerësime për Ramën, Berishën dhe Lulin, nëse i krahason me ushqime.

Dhe ajo ka bërë vlerësimin e saj, sipas të cilit, Rama është “Byrek me qepë”, Sali Berisha një “biftek” i rëndë, ndërsa kreun e PD Lulzim Bashën e ka krahasuar me një “kek me çokollatë”.

Ky vlerësim rrezikon të krijojë keqkuptime, ndaj Jari vendosi ta sqaronte:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Vlerësimet e Gridës nuk janë provokative, përkundrazi, janë të duhurat.

Nuk dua të komentoj vlerësimet e saj për Ramën, por ideja është që duke qenë byrek me qepë, vjen erë.

Kurse vlerësimi i Doktorit si biftek i rend, ka kuptim të thellë dhe të dyfishtë, edhe si gjellë ndarazi, edhe si menu.

Siç e dini, Doktorin po e kërcënojnë me SPAK, se gjoja do ta ndëshkojnë.

Fakti që Grida u kujton se është biftek i rëndë, do të thotë që atë nuk mund ta tresin dot dhe nëse e gëlltisin, duhet të mendohen mirë.

Kjo ka të bëjë si vlerësim, si gjellë më vete.

Nga ana tjetër, vlerësimi i Lulit si kek me çokallatë nuk duhet pare i shkëputur nga vlerësimi për Doktorin.

Ideja është që në tryezën e PD ka një biftek të rëndë dhe në fund ke një kek me çokallatë.

Pra nuk janë vlerësime ndarazi, por në një menu.

Kjo i jep shumë kuptim vlerësimeve të saj.

Çdokush që i merr të shkëputura është dashakeq, pasi mendon ta konsiderojë Doktorin si një gjë e papërtypshme, dhe Lulin si një gjë që mund ta lëpish me gjuhë e ta shkrish.

Kjo është dashakeqe.

Grida ka dashur të thotë se PD nuk ka një ushqim, por ka një menu që fillon me biftek të rëndë e mbaron me kekë me çokallatë.

Kjo është forca reale e PD, që Grida ka vizatuar përmes kësaj menuje, edhe pse vetë ha vetëm kek me çokallatë, dhe jo biftek.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari shpjegon vlerësimet e Gridës për Doktorin dhe Lulin”

  1. Likja says:

    Grida nuk ha vetëm kek, por edhe salami martadel i pëlqen shumë.

  2. rroku says:

    I LUTEM REDAKSISE TE MOS PERDORI EMRIN JARI SE AI NE FAKT ESHTE KARI…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje