Avokati i Izet Haxhisë: Vrasësit e Azemit kishin si shënjestër Berishën

12 Shtator 2019, 09:14Politika TEMA

Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari vijon të jetë ende e pa zbardhur. Të shumtë kanë qenë ata, të cilët kanë reaguar për këtë ngjarje, duke sjellë dhe ndarë me audiencën versionin e tyre. Por, teksa sot mbushen 21 vjet nga vrasja e ish-liderit të dhjetorit, kjo ngjarje vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes në Shqipëri dhe jo vetëm.

I akuzuari kryesor për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe ka nisur betejën e tij me drejtësinë, ku përveç këmbënguljes së tij se është i pafajshëm, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së ish-deputetit Hajdari.

Vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari ka shprehur edhe vetë avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri. Ka qenë avokati i zotit Haxhia, Idajet Beqiri, ai i cili e ka pohuar një gjë të tillë.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, avokat Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ishte organizatori i vrasjes së Hajdarit. Në këtë kontekst, zoti Beqiri theksoi se Berishës i interesonte vrasja e ish-liderit të dhjetorit, për të thelluar krizën e fituar kredo. Sipas tij, Hajdari ishte viktimë aksidentale, pasi vrasësit që qëlluan ish-deputetin kishin si target për të eliminuar Berishën dhe jo atë.

“Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari 21 vjet më parë ishte krimi më i rëndë që u porositë për të thelluar më tej krizat permanente politike anti-shtet, anti-demokraci, anti-institucione që i inicionte, i zhvillonte dhe i ekzekutonte me bashkëpunëtorët e tij Sali Berisha. Vrasësit e Azem Hajdarit nuk kishin asnjë qëllim që të vrisnin ish-deputetin Azem Hajdari. Ata erdhën pranë Selisë së PD dhe zunë prit për të vrarë Sali Berishën, të cilin e bënin përgjegjës për një sërë vrasjesh në Tropojë, në Familjen “Haklaj” dhe në gjithë Shqipërinë”, deklaroi ai.

Duke u ndalur në detaje të 12 shtatorit, avokati i Izet Haxhisë zbuloi se ish-deputetin Azem Hajdari, e çoi në pritë ish-kryeministri Sali Berisha, ku për pasojë agresorët e vranë. Në këtë kontekst, zoti Beqiri theksoi se shënjestra nuk ishte Hajdari, por Berisha, ndërsa shtoi se ish-deputeti u vra, pasi doli para vrasësve me armë në dorë, veprim ky që u pa si kërcënim nga agresorët.

“Ata kishin orë të tëra që qëndronin në pritë pranë Selisë së PD dhe janë vënë re për herë të parë nga mbesa e Sali Berishës, e cila dy herë brenda asaj dite i ka shkuar Berishës në zyrë dhe i ka folur me shqetësim për makinën dhe personat e armatosur brenda saj që qëndronin pranë Selisë së PD.

Berisha, në vend që të njoftonte menjëherë agjencitë ligjzbatuese , thirri në zyrë Azem Hajdarin dhe duke i “mikluar” sedrën dhe “burrërinë”, e nxori atë në prit për “t’u sqaruar” me vrasësit. Gabimi fatal i Azem Hajdarit ishte sepse doli me armë në dorë dhe u drejtua nga vrasësit, duke i vënë ata në një pozitë të vështirë, pasi ata, sikurse theksuam, nuk e kishin në planin e tyre vrasjen e ish-deputetit”, nënvizoi Beqiri.

5 komente në “Avokati i Izet Haxhisë: Vrasësit e Azemit kishin si shënjestër Berishën”

  1. shpetim says:

    Kete Idajetin e pati rraf, e pati bo pesh Izeti dikur. U denua edhe nga gjykata. Kontrolloni se mos keni gabim emrin.

  2. Teza e kunderteza says:

    Nuk qendron si teze. Ka plot kontradikta.

    1. ben says:

      Qendron qe cke me te. Duket tamam di stili Berishes

  3. ME EMER says:

    Pra “ngaterese ” qe zgjidhja me e mire duhet te jete ; demshperblim familjes , natyrisht nga xhepat e”te mjereve” me nje shume te konsiderueshme . “Yjet qe ndricojne ” demokracine shqiptare me drejtimin e tyre ” dinjitoz” , te vazhdojne karieren me metoden e njohur , “njere ma hipe , e njehere ta hipa ” ..!

  4. Komentuesi says:

    Ky fakt nga zoti Beqiri qendron dhe eshte i pranueshem.Ka arsye.Sali Berisha u be figura me e urryer per vrasjet qe ka bere me patedrejte si psh,familja e Halkajve. E dyta Azem Hajdari ishte bere i bezdishem,si guri ne kepuce per Sali Berishen dhe kerkonte t’a zhdukte ashtu siç ndodhi.Pra ato qe jane thene e sterthene deri sot se Azemin e vrau Saliu eshte e besueshme,pasi Berisha eshte i till,vrases i kunershtareve.Kete vese e ka te trasheguar qe nga monizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje