Kopilin, që se mban askush më në prehër!

13 Shtator 2019, 19:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohej nga PD gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, u tregua miqësor me pasardhësin socialist dhe e shoqëroi deri në zyrë. Duke dalë i tha:

– Kam vetëm një kërkesë!

-Çfarë ke, ma thuaj,- i tha kryetari i ri i PS.

-Se mos vësh portretin e Ismail Qemalit aty në krye të zyrës?

-Po kë të vë, të Ilir Metës?

-Për mua më mirë vë të Lulit, se prej atij e ke këtë karrige, se po të mos ishte ai, s’kishe për t’u bërë kurrë kryetar bashkie.

Historia që është e vërtetë dhe po kursej emrat për etikë, në fakt ka hapur një debat të madh tashmë mes gjithë aktorëve që nxorën PD-në nga sistemi, se kush e mori këtë vendim.

Sali Berisha u distancua mbrëmë nga autorësia e këtij akti të paprecedentë të një opozite në Shqipëri, duke deklaruar se vendimet politike janë të Lulzim Bashës dhe ai ka qenë gjithnjë mbështës si deputet luajal.

Ilir Meta po ashtu ka deklaruar se vendimi është marrë kundër vullnetit të tij dhe se bën përgjegjës Bashën e Kryemadhin.

Basha në çdo takim me të huaj, u thotë në konfidencë se “nuk ka çfarë i bën Berishës dhe nuk mundi ta shmangte bojkotin”.

Kryemadhi në çdo takim thotë që na mori më qafë Basha me Berishën.

Tani që të gjithë e kuptojnë masakrën që i bënë PD-së, kanë filluar të shmangin dhe përgjegjësinë për këtë vendim.

Formalisht vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i PD, ku u propozua nga Basha, dhe kjo e bën dhe më kolektive përgjegjësinë.

Por fakti që askush nuk do ta marrë personalisht përgjegjësinë për marrjen e këtij vendimi, tregon se të parët që kanë reflektuar mbi krimin që kanë bërë ndaj PD-së, janë vetë vendimmarrësit e këtij krimi.

Ata po sillen tani, si vrasës të penduar të PD, dhe po përpiqen t’ia lënë njëri- tjetrit “kopilin në prehër”, duke mos marrë askush përsipër që është autor i këtij akti.

Në të vërtetë të gjithë e dimë dhe kuptohej qartë dhe nga zhvillimet që akti i bojkotit të zgjedhjeve, ishte vazhdim i aktit të dorëzimit të mandateve, pasi u pa që dorëzimi i mandateve nuk zgjoi reagimin që priste Berisha e Meta, për të nxjerrë njerëzit në rrugë.

Duke bojkotuar dhe zgjedhjet, u mendua se do rritej ndjeshmëria. Kur as kjo nuk ndodhi, atëhere hyri në lojë Ilir Meta që anuloi 30 Qershorin me shpresë se kështu njerëzit do kishin një arsye ligjore për dhunë.

Në fund nuk ndodhi asgjë dhe të gjithëve u ngeli në dorë një opozitë jashtë sitemit, jashtë Parlamentit, jashtë bashkive…

Tani ka filuar faza e dytë e reflektimit, ajo e mos marrjes së përgjegjësisë për këtë që kanë bërë. Berisha i cili ishte arkitekti i gjithë kësaj historie u distancua duke ja lënë faturën Lulzim Bashës. Me shumë gjasa të gjithë atij kanë për t’ia lënë.

Ajo skena  e humorit me dorëzimin e postit nga një kryebashkiak i PD, përmbledh të gjithë atë që Basha i ka bërë PD-së, duke i hapur rrugë kësaj marrëzie, edhe pse nuk është vepër e tij.

Tani, ose ta mbrojë e të vazhdojë me bojkotin dhe jashtë sistemit, ose të tërhiqet duke akuzuar Berishën e Metën si autorë. Në të dyja rastet do të humbasë, por së paku të justifikojë “respektin” që duhet t’i bëjnë disa bashiakë socialistë, që t’i mbajnë portretin në zyrë.

22 komente në “Kopilin, që se mban askush më në prehër!”

  1. ben says:

    Cili ishte ky kr bashkiaku, ai I shkodres, I vores apo vaut te dejes?

    1. Raimond vlonjati says:

      Ja fut kot o shoku Labush

      Ajo mosmarja pjese ne Parlament ishte zgjidhje gjeniale ,
      dhe jua la mutin ne goje Rames dhe bythlepiresave te tij di ky Mero labushi

      Porse bukurine e asaj goditje e prishe Muxhahedinet qe i bene Amerikanet ,
      te tregohen te qelbur dhe te pranojne zgjedhje me nje Parti , si ne kohe te Dulles,
      dhe te perkrahin nje qeveri e cila e kishte Ministrin e brendeshem per 4 vjet krye trafikant Droge ,
      dhe policine nje bande trafikantesh,
      dhe per me teper u vertetua plotesusht se misoarja pjese ne Parlament dhe ne zgjedhje ishte e justifikuar , sepse nga oergjimet doli hapur fare vjedhja qe ben ky hajdut Kryeminister , ky funderine morale qe po ju merr shpirtin njerezve te thjeshte me taksa te larta ,
      nderkaq qe oer vete e milioneret e familjes se tij nuk oaguan asnje takse , por jua fal mos pagimin e taksave , sic ju fali 1 miliard dollare taksa te papaguara milionereve te medhenj

      Je ti Mero labushi , krijesa me mizerabel qe ka ardhur ndonjehere ne median shqiptare

      1. mondi says:

        Muti te ngeli ty o cope tule mishi me dy sy qe vete ha e dhjet dhe pastaj ha ate qe dhjeve.Rames i mbeten TE GJITHA PUSHTETET dhe mbeshtetja e amerikes dhe europes .Lere pastaj mbeshtetja e me shume se nje milion shqiptareve qe ne cdo zgjedhje peshtyjne gelbaze mbi sojin tend dhe jo shum larg do tju dergojne ne shtepine pa qera.Hajt shko dhit tashi dhe haje perseri pasi kjo eshte menyra jote e te jetuarit dhe menduarit.

      2. Tirana says:

        Raimondo keto mendime te vyera i trajton vetem nje i pa shkolle.

      3. Gjergj says:

        Mire luli qe nuk i ruajti bashkite ka faj o mero po hajduti qe i mori nuk ka faj? Kur rama mbylli zerin e popullit thashe bravo por nuk e dija qe punen e ZP do e bente Tema etj….

      4. Qazim Qatipi says:

        Po hiqe atë vlonjati se na turpëron me stë gjuhë pa kultur.

    2. Zagali says:

      Ai qe te pullcasin ty.

  2. Lali says:

    Eshte dhe nje variant tjeter z.Baze.Qe eshte gjetur nje letershkrim ku Rama i ka derguar Lulit qe te dale jashte sistemit parlamentar duke futur keshtu ne konflikt te hapur Berishen me Meten!Dje Berisha doli ne skene jo per te bere deklarata por se ka mbaruar do punen nen rrogoz e per pasoje se shpejti ne mos ka nisur pritet nje ndarrje me deklarata e Lulit me Monen e per pasoje kur zihen dy fiton i treti qe eshte Berisha!Duke pranuar gabimin edhe Basha do te deklaroje qe u nxiten nga Meta ,Berisha nga ana tjeter e nendheshme ka deklaruar bemat e Metes duke i bere dosjen gati per SPAK-un!Eshte nje konsensus i heshtur midis tre individeve BBR per te bere kurban cjapin Mete por kete radhe jo tek dera e bashkise por tek kangjellat e Presdences!

  3. zi says:

    Nderkohe qe popujt e tjere jetonin nder shpella,
    ne ndertonim Apollonine,mernim pjese ne luftera nderkombetare me Leken e madh dhe
    furnizonim Homerin me epet tona.
    Kur popujt e botes zbulonin Ameriken dhe pushtonin boten,
    ne luftonim njeri tjetrin.Kur popujt e botes po pushtojne galaktiken,
    ne meremi me thashetheme,grindemi si ato grate e liga dhe po te mos ishin Ata do te ishim zhdukur.
    A jemi ne njeres?A jemi shqiptare?A ndjejme per AT-DHE.A i pergjigjemi kohes?
    A jemi te vetedijshem?Koha e mbijeteses ka kaluar,pergjigju pyetjeve zoti analist,te tjerat i dime.

    ‘A mundet te ndryshojme?

    1. Miti says:

      Apollonine e ndertuan kolonet grekë dhe jo Iliret. Por le te themi qe ndertuan Shkodren, Beratin, Kalivone etj.
      Problemi yne i vertete filloi aty ku thua qe te tjeret zbulonin Ameriken. Po ta riformuloj: kur te tjeret zbulonin Ameriken, gjysma jone, shkoi ne Itali, qytetet u zbrazen dhe ketu mbeten vetem barinj dhensh neper male, qe me vone zbriten drejt fushave dhe qyteteve. Por qytetet ne 5 shekuj u mbushen dhe me turli turku, kurdi, arabi qe sillte sistemi i timarit.
      A jemi shqiptare? PO! Por se cdo te thote shqiptar dhe a eshte « shqiptari » i njejte me « arberin » per kete nuk jam i sigurte.

    2. Detari says:

      ti je turk o aziz

  4. Sali Trimi says:

    Per mendimin tim fajtor eshte Rusi me Serbin. Nga kalkulimet serbo- ruse rezultonte se hedhja e Shqiperise ne zjarr, do i sherbente politikes serbo-ruse, per ta bere Shqiperine rrumpalle. Kete gje nuk e pelqeu Amerika dhe me nderhyrjen e saj, beri rrumpalle rrumpallistet, qe donin te benin rrumpalle Shqiperine.
    Ne kete mesele nuk ka faj as Basha apo Sala. Faji eshte i serbit dhe rusit qe i lane kuajt e tyre ne balte.
    Edhe sot Sala dhe Basha nuk e kuptojme se cka ndodhur dhe shpesh jane kofjuz. Jo se ata jane budallen dhe ua hodhi Rama, por qysh tja bejne serbit e rusit qe ua ka zene koken me dere. Iliri nga ana e vet nuk eshte as me Rusin dhe as me amerikanin. Ai eshte perfaqesusi legjitim gjerman ne Shqiperi. U kujtua pak me vonese dhe ra viktim e faktit qe si perfaqesues i gjermanit nuk dinte nga tja mbante. Merkel tha se Evropa e bashkuar duhet te konkuroje dominimin Amerikan, Kinez dhe Rus ne bote. Iirit i munguan udhezimet dhe ai nuk dinte nga te anonte. Te anonte nga Rusi apo amerikani. Zgjodhi ti ngjitej Korabit.

    1. Gazmendi says:

      Me keto qe thua ti Sali Trimi del qe Kryetaret e Bashkive qe moren detyren nuk kane pse te vene portretin e Bashes apo Sales ne mur. Atyre u takon te vene portretin e Putinit ose te Vucic.

    2. Futja kot says:

      Kjo rrumpalla jone shpjegohet me kulturen tone primitive. Vazhdojme ecjen qorrazi pas te parit, ai I di te gjitha. E shohim qe ai vjedh, e shohim qe ia fut kot dhe nuk reagojme. Kur fitojme, te parin e bejme perendi. Kur humbim heshtim dhe s’marin pergjegjesi. Prandaj Jemi prapa botes.

  5. Ladi says:

    Ah ore Mero.sa zgjuaresisht e ke bere kete editorial,por kur tha Faik Konica: “ja e shkruajta,po kush do ta lexoj”.

  6. Jugu says:

    Po mire ore Luli i mori me qafe ata te krahut te tij.
    Po Rama cfare po ben si krye minister? Nje vrime ne uj.
    Shkruaj dicka per “arritjet e Rames”, per shendetesin falas, per arsimin qe po shkon drejt privatit qe te qeth koken, per policin qe kap viktimen se hajduti dhe vrasesi ikin ne drejtim te paditur, per drejtesin qe po na kerkon ta votojme edhe nja kater vjet te tjere se 8 nuk jane tamam, per ekonomin qe vendet e punes i ka shtuar nga 300 mije cdo vite por per cudi njetezit po duan te ikin nga syte kembet, per PPP qe po vjedhin si Ali Baba, per tenderat qe po hajdutosen ne mes te dites, etc, etc.

    1. mondi says:

      Po ku di ti gjykosh se cfare po ben Rama.Edhe emrin e ke vendosur qe te te besojne te tjeret ngaqe e di vete se cfare palle je dhe nuk te beson njeri.Ti dhe soji yt u mesuat 30 vjet ne kurriz te njerezve te ndershem dhe u duket fundi i botes qe ju ka nxjerre Rama nga sistemi i jeteses ne kurriz te tjereve.

  7. Realisti says:

    Fix – Fare , Mero.
    Me sakt s’ke ku e çon.
    Sal Brisha i provoi te gjitha te zezat ndaj ketij populli.
    Vrau…preu…shkaterroi gjithçka dhe me BOJKOTIN
    E beri si puna e qenit …kur i vjen ngordhja vete pshurr te dera e xhamose.
    Do e zeri haka e popullit.
    Sala do rrije gatitur te SPAK.
    PAS KESAJ SHQIPERIA DO BEJE NDONJE HAP PARA DREJT EUROPES.

  8. Pellazgos says:

    Ti vene fotografine e Kollokotronit zoti Baze.
    A nuk luftoi Ai kunder Osmaneve dhe Ismaili,Naimi,Samiu,Abdyllahu, shkuan ne Stamboll?
    A nuk u be pjese e Parlamentit turk Ismaili?
    A mund te mos betohej si turk ne Parlanent.
    Aemiqte e ketij Kombi jane Heronj te Tij.
    Ketu kini vene mbi gjithcka nje misionare si Tereza qe nuk ka bere asgje per kete Komb jo me Kollokotronis Bubulina,Bocaris etj qe luftuan per clirimin e Epirit dhe gjithe Greqise.
    A mund te krahasohen Heronjte e Greqise me nje te ashtuquajture “Shenjjtore” qe me parate e Republices se Vatikanit shkoi ne nje vend me kulture, fe,tradite tjeter?
    A nuk i denon Zoti i Vertete keto maskaralleqe duke mosrespektuar identitetin e popujve?
    Na e bete Terezen mbi Ilyrin Kostandin,Iustinianin,Adrianin etj?
    Juve jini shitur te gjithe dhe mos prisni Nder nga te tjeret.

  9. luli says:

    Gruan mire e ke marre?.. Ty duhet me ti shkerdhy te gjithe mbiemerin.

  10. Veshi says:

    Partine Demokratike ua rrembeu studenteve Berisha, e beri prone te veten dhe, duke ikur per matane, e braktisi, si te Bashes, me parashikim qe te behet Partie askujt, kopil qe e quajne Bir i Perendise, i te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje