Dhëndri i Berishës sulmon LSI-në dhe liderët Meta e Kryemadhi: Blenë ish-kryetaren e KQZ-së, mbështetën maskaradën

15 Shtator 2019, 13:18Politika TEMA

Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa vijnë e thellohen.

Pas debateve të forta në distancë mes Kryemadhit dhe Bashës në lidhje me strategjinë që duhet të ndjekë opozita, tashmë akuzat e forta në drejtim të LSI-së vijnë direkt edhe nga familja Berisha e cila ka një ndikim absolut në vijën politike që ndjek PD.

Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili ka akuzuar direkt LSI për blerje të ish-kryetares së KQZ-së dhe ndikim në vendimmarrjet e këtij institucioni, duke i hapur rrugë sipas tij një maskarade.

Malltezi akuzon edhe ish-ministrat e LSI-së për kohën kur ishin pjesë e kabinetit “Rama 1”.

“Në 2016 Departamenti Mjedisit në PD kërkoi në KQZ të drejtën kushtetuese për REFERENDUME vendore… Për fat të keq, përfaqësuesit e PS-LSI si edhe blerja e kryetares së kohës nga PS-LSI vendosën të shkelin kushtetutën dhe mos lejojnë Referendum vendor!

Turpi me shkeljen e të drejtës kushtetuese së qytetarëve u bë haptaz dhe e shitën si vendim te shtetit ligjor! Dhe ishin po ato fytyra që veç 2 vite më parë kishin miratuar të drejtën për Referendum për çështjen e importit të mbetjeve të riciklueshme! Kohe për reflektim. Jo nga palaçot që kanë mbetur në KQZ se ata kanë treguar që e shkelin ligjin me telekomandën e hajdutit psiqik, por minimumi nga LSI që mbështeti atë maskaradë dhe tani gjithë qytetarët po paguajnë faturën e shkatërrimit të parqeve për interesa të oligarkëve”, shkruan mes të tjerash Malltezi.

3 komente në “Dhëndri i Berishës sulmon LSI-në dhe liderët Meta e Kryemadhi: Blenë ish-kryetaren e KQZ-së, mbështetën maskaradën”

  1. klani rropsise se shpelles
    surratet me te shemtuara e te urryera ga shqiptaret .
    shkoni ne Djall te gjithe ,andej nga keni dal terroriste islamut

  2. Tonny says:

    Edhe ti Brut?!?

  3. USA says:

    O ky qe dhjeu ne breke me 14 shtator qe do behej minister qe caktu nga berisha te vriste deputet me 14 shtator me ja 2 kamikaze rrinte si lapanjoz te shpia e deputet socialist te rruga elbasanit po rrofte ambasadorja lino i dhjeu ne breke. Spaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje