Horrori: Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

17 Shtator 2019, 22:05Lifestyle TEMA
Horrori: Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

Një burrë pësoi një aksident me furgon. Polici që erdhi në vendngjarje vuri re një erë kutërbuese nga furgoni. “Duhet të më vini prangat”, i tha policit shoferi i aksidentuar, i cili mbante në makinë trupin e gruas të vrarë që gjashtë javë më parë.

Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, dhe tragjedia e tmerrshme nuk mbaroi me aq. Gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur bashkë me katër fëmijët. Pasi u arrestua, burri tregoi se ku kishte fshehur edhe trupat e katër fëmijëve të tij, nga 1 deri në 10 vjeç.

Kreu i policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja dha një deklaratë shumë të shkurtër për mediat:

“Nuk e dimë se ç’e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë krim, dhe si e tillë do të dënohet.

Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha ai.

38-vjeçari Majkëll Uejn Xhons Xhunior nuk ka treguar se pse e vrau gruan 32-vjeçare, Kejsi Xhons; dhe fëmijët Kameron (10 vjeç), Preston (5), Merkalli (2) dhe Ajana (1).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje