Çmenduria e Man United, gati të ofrojë 150 mln € për dyshen e Anglisë

Manchester United raportohet se është gati të bëjë çmenduria për të blerë dyshen e Leicester City-t James Maddison dhe Ben Chilwell.

Skuadra e Solskjaer ka bërë një start të tmerrshëm të sezonit, duke marrë vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e para të Premier League.

Dhe për të përmbysur këtë situatë, klubi ka identifikuar dy yjet angleze si objektivat kryesorë sipas The Sun.

Megjithatë, Blerja e dyshes së Leicester, të cilët janë nga 22-vjeç, mund të kushtojnë 150 milionë euro së bashku. 

Portali anglez raporton se klubi do t’i japë në dispozicion një shumë të madhe trajnerit në mënyrë që ta shpenzojë në merkaton e janarit.

Maddison ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar golin e fitores ndaj Tottenham muajin e kaluar, ndërsa Chilwell është një titullar i padiskutueshëm te “Dhelprat” dhe një nga të preferuarit e Gareth Southgate në kombëtaren angleze.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *