Ilir Meta kalon në ekstrem: Për mua nuk ka rëndësi “Venecia”, por Hysaj që është dëmtuar. Do shkoja me biçikletë në Stamboll

10 Tetor 2019, 22:09Politika TEMA

Një ditë përpara se të shpallet vendimi i komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta është shprehur i prerë se për të ai vendim nuk ka asnjë rëndësi dhe se nuk është gjë tjetër veçse propagandë.

Ndryshe nga qëndrimi i tij që ka mbajtur, pak javë më parë, ku tha se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia dilte në përfundimin se kishte shkelur Kushtetutën, në intervistën e tij në “Open”, kreu i shtetit i ka qëndruar besnik vendimit të tij duke thënë se ka mbrojtur Kushtetutën.

Madje, me ironi ai ka thënë se për të më e rëndësishme është kombëtarja që pritet të luajë nesër me Turqinë, sesa vendimi i Komisionit të Venecias.

Meta:Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës.

Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo?

Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias. 

Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it.

Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande…

Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia?

Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…

Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin.

Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?

Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni?

Presidenti Meta: Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?

Gazetarja: Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Presidenti Meta: Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepse unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Gazetarja: Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?

Presidenti Meta: Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë.

6 komente në “Ilir Meta kalon në ekstrem: Për mua nuk ka rëndësi “Venecia”, por Hysaj që është dëmtuar. Do shkoja me biçikletë në Stamboll”

  1. era! says:

    Per here te pare ne vendin tone fjala MALOK eshte perdorur nga beratasit per skraparllinjte. Koha tregoi e po tregon vertetesine e ketij percaktimi.Etaloni i saj tani eshte ky fare presidenti qe na beri peshqesh lartmadheria e tij Edvini i PARE.

  2. Roland says:

    Tu qifte mona

  3. Kriminel! says:

    Ky ka deklaruar se do vritej per paqen e Shqiperise, se do dorehiqej nese Venecia do e deklaronte fajtor dhe tani se do shkonte me biciklete ne Turqi.
    Ky, Berisha, Kryemadhi dhe politikane te tjere jane njerezit me te urryer ne Shqiperi.
    Ky paraqet rrezikshmeri per Shqiperine dhe duhet te izolohet sa me pare. Ky eshte gati te bashkepunoj me cdo force destructive qe te shpetoje bythen e vet.

  4. tifoz nga malet e skraparit says:

    ne fakt ti o bythqi skrapari ke mbush bfeket plot se ti e di mbas shkarkimit ka dhe avaze te tjera dhe . burgu te pret

  5. Koba says:

    Po te afrohet Ngordhja o Pizeveng i Hazdisur.Po mbete Katnar i Pagdhendur .Do ta hash çomangen si e Meriton. i Ke Oret e Numruara.

  6. Arber Iliri says:

    O Like Floriri komisioni i Venecias eshte nje institucion me juriste te klasit te pare, kurse ti je nje skraparlli me profesion hajdut e genjeshtar ah se harrova dhe fitues 5-0 nga ish gjykata e larte me porosi te Sali Berishes qe pikerisht nuk e shet per kete nder te madh qe te beri, nuk te denoi dhe ti i je borxhli..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje