Telefoni i parë afrikan, sfida e vendit që pothuajse “u zhduk”

12 Tetor 2019, 22:25Hi-Tech TEMA

Ndoshta lajmi nuk do të interesojë shumë fansat e duopolit Samsung- Apple, që presin në radhë për të blerë modelin më të ri, por lajmi i prodhimi të në smartphone mund të jetë një lajm i gëzueshëm për një kontinent të tërë.

Bëhet fjalë për modelet X dhe Z të Grupit Mara, i bazuar në kryeqytetin Kigali të Ruandës, në Afrikë.

Kompania afrikane që dëshiron të quhet “panafrikane” sepse synon të shtrijë prodhimin dhe shitjet në të gjithë kontinentin, ka prezantuar dy modele të ndryshme, Mara X me 16 Giga memorie do të shitet për rreth 118 euro, ndërsa modeli Z me 32 Giga do të shkojë deri në 170 euro.

Çmime të arsyeshme, duke menduar që sipas prodhuesve kemi të bëjmë me teknologji cilësore, dhe që 90% të pjesëve krijohet brenda kompanisë.

Vendi afrikan, që në fillimet e viteve ’90 të shekullit të kaluar ishte protagoniste e një prej masakrave më të mëdha të historisë, ku brenda pak ditësh u vranë barbarisht rreth 1 milion persona në luftën civile midis etnisë Hutu dhe Tutsi.

Sot vendi, siç thotë presidenti i tij Paul Kagame, synon të bëhet një pikë referimi në Afrikën Qendrore, duke punësuar specialistë vendas dhe veçanërisht gra të kualifikuara.

1 komente në “Telefoni i parë afrikan, sfida e vendit që pothuajse “u zhduk””

  1. Elianto says:

    Ndoshta eshte mire te citoni ndonjehere vendin nga merrni lajmet copy-paste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje