Eurosocialistët, letër BE-së: Gabim fatal, nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë e MV

16 Tetor 2019, 20:03Politika TEMA

Sergei Stanishev, kryetari i Partive Socialiste Europiane, i ka dërguar një letër Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, në të cilën i kërkon që në mbledhjen e 17-18 tetorit të merret një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Stanishev vë në dukje se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të mbërritur në prag të nisjes së bisedimeve për anëtarësim.

“Bazuar në kriteret e vendosura dhe procesin rigoroz, Komisioni Europian, i cili kishte detyrën për ta administruar këtë proces, ka pranuar që ata kanë bërë çka është e nevojshme për të kaluar në fazën e ardhshme.

Si lider i familjes sonë politike ju lutem më lejoni të them se në terma politikë ata kanë bërë shumë më tepër se sa thjesht kapja e objektivave”, shprehet ai.

Stanishev shton se do të ishte “një gabim strategjik i rëndë” nëse nuk merren parasysh arritjet e të dy vendeve.

“Nëse BE nuk i qëndron tani përkushtimit të saj, irritimi në këto shoqëri do të thyente besimin që ata kanë në BE dhe do të ushqente populizmin anti-europian dhe nacionalizmin shkatërrues.

Nuk mund të lejojmë ringritjen e nacionalizmit që të minojë përpjekjet drejt paqes dhe ripajtimit në këtë rajon ende të brishtë me demokraci të reja, ku plagët e të kaluarës nuk janë shëruar ende plotësisht.

Kjo do të ishte në favor të aktorëve të tjerë që do të ishin të gatshëm të mbushnin boshllëkun që ne lëmë pas”, thotë Stanishev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje