Studiuesit që rrëzuan fjalët se mishi i kuq ishte i rrezikshëm financohen nga industria e viçit

16 Tetor 2019, 10:30Sociale TEMA

Grupi kërkimor, studimi i të cilëve tërhoqi vëmendjen e madhe mbi minimizimin e rrezikut nga konsumimi i mishit të kuq, ka marrë fonde nga një program Universitar i cili është mbështetur pjesërisht nga industria e mishit të viçit.

Studimi i Annals referuar Mjekësisë së Brendshme tronditi botën e të ushqyerit, duke treguar se efektet negative të shëndetit nga konsumimi i mishit të kuq e të përpunuar, kishin qenë të mbivlerësuara.

Grupi Ndërkombëtar i Studimeve kryesuar nga Bradley C. Johnston, një epidemiolog në Universitetin Dalhousie në Kanada, arriti në përfundimin se paralajmërimet që lidhin konsumimin e mishit të kuq me sëmundjet e zemrës e të kancerit nuk janë mbështetur në prova të mirëfillta shkencore.

Grupi që e quajti veten NutriRECS u rekomandonte konsumuesve të mishit të vazhdonin të ushqeheshin natyrshëm. Kërkimet nxorën në pah që rreth 20 studiues të këtij grupi, kishin partneritet me Universitetin e A&M në Teksas, i cili financohet pjesërisht nga industria e viçit. Kjo bëri që ky studim të përfshihet në debate mbi konfliktin e të mos merren në konsideratë konkluzionet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje