Ministri i Drejtësisë në Kosovë thirret nga Gjykata Speciale

17 Tetor 2019, 19:20Rajoni TEMA

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri konfirmoi se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të merret në pyetje në fund të tetorit.

“Para 2 javësh kam marrë ftesë nga Prokurori i Specializuar që në fund të muajit të jem atje në cilësinë e dëshmitarit”, tha Tahiri për TV Dukagjini në Prishtinë.

“Ka qenë e pritshme një ftesë e tillë sepse në 2018 kemi pasur një komunikim intensiv me Dhomat e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e ministrit të drejtësisë. Gjatë këtij viti e kam parë si diçka që ka me ndodh në të ardhmen për shkak të paqartësive gjatë këtyre komunikimeve. Sa i përket përmbajtjes së dokumenteve nuk mundem te flas për shkak se janë konfidenciale dhe zbulimi i tyre përbën shkelje penale”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e komunikimeve me prokurorët.

Ftesa për Tahirin vjen pothuajse tre muaj pasi një zyrtar në zyrën e tij, Rilind Berisha, u mor gjithashtu në pyetje nga prokuroria e Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar është e ngarkuar të hetojë vrasjet, rrëmbimet, ndalimet e paligjshme, dhunën seksuale dhe krime të tjera që dyshohet se janë kryer nga anëtarët e UÇK-së nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë priten të gjykojnë ata që paditen nga prokurorët. Sidoqoftë, asnjë aktakuzë nuk është bërë ende publike.

Që prej vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka marrë në pyetje rreth 40 ish-luftëtarë të UÇK-së, përfshirë edhe disa të tjerë që janë gjithashtu politikanë të profilit të lartë. Shumë prej tyre kanë dhënë se donin t’u vërtetonin prokurorëve se lufta e UÇK-së kundër forcave serbe ishte e ligjshme dhe “e pastër”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen në korrik pasi u kërkua të merrej në pyetje si i dyshuar nga prokurorët.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe funksionojnë sipas ligjit të Kosovës, por është gjyqtarët dhe prokurorët e saj janë ndërkombëtarë. Kjo gjykatë nuk shihet me sy të mirë në Kosovë, ku shumë njerëz e shohin UÇK-në si një forcë çlirimtare që e çliroi vendin nga sundimi armiqësor serb.

1 komente në “Ministri i Drejtësisë në Kosovë thirret nga Gjykata Speciale”

  1. Baliu says:

    Ani more qa ka lidhje, burgu per “burra” asht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje