E drogojnë teksa luante në kazino, më pas i marrin Rolex-in 15 mijë dollarë

18 Tetor 2019, 09:34Lifestyle TEMA
E drogojnë teksa luante në kazino, më pas i marrin Rolex-in 15

Dy femra u “miqësuan” me një turist në një kazino në Florida përpara se të shfaqeshin në kamerat e sigurisë duke hedhur diçka në pijen e tij, ndërsa më pas i vjedhjen orën Rolex me vlerë 15 mijë dollarë dhe një 1 mijë dollarë “cash”.

Vajzat u takuan me prenë e tyre në “Hard Rock Hotel Casino” në Fort Lauderdale më 13 shtator.

Një skenë që të kujton filmin “Hustlers”, gratë “dashurohen” me turistin para se njëra ta shpërqendrojë e tjetra t’i hedhë një substancë në pijen e tij.

Filmi “Hustlers” është frymëzuar në ngjarje të vërteta me skena të tilla.

Ai është i bazuar në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i “New York Magazine”, i publikuar në vitin 2015. Aktore protagoniste në këtë film është Jennifer Lopez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje