Itali, propozohet ndalimi i cigares edhe në mjedise të hapura

18 Tetor 2019, 12:39Bota TEMA

Në Itali po diskutohet mundësia e ndalimit të duhanit edhe në mjedise të jashtme si parqet dhe plazhet. Ky është një propozim i Komitetit Kombëtar të Bioetikës (CNB) në një “lëvizje kundër duhanit”.

“Për të shmangur dëmin serioz të shkaktuar nga pirja pasive e duhanit pasive te popullata, ndalimi i tij të shtrihet edhe në mjediset e jashtme, ku gjenden edhe fëmijë dhe gra shtatzëna”, thuhet në listën e rekomandimeve të CNB.

Komiteti Kombëtar i Bioetikës rekomandon zgjerimin e kufizimeve edhe për cigaret elektronike. Ndër vendet ku propozohet të shtrihet ndalimi i duhanpirjes janë “lulishtet publike, vendet e argëtimit në natyrë, plazhet e frekuentuara, stadiumet, fushat sportive, restorantet në natyrë”.

Rekomandimet e tjera të Komisionit për Qeverinë dhe Parlamentin janë “të promovojnë informacion të saktë mbi rreziqet e përdorimit të duhanit për veten dhe të tjerët (pirja e duhanit pasiv)”, “promovimi i hulumtimit për vlerësimin dhe zbatimin e masave kufizuese”, të tilla si ‘Rritja e çmimeve, dhe “informimi në mënyrë të duhur i përdoruesit”.

Për të bërë të domosdoshëm miratimin e masave më shtrënguese për duhanin, theksojnë ekspertët, të cilët e kishin adresuar më parë këtë çështje edhe në një dokument në vitin 2003, shërben fakti se “vdekshmëria dhe sëmundshmëria që lidhen me përdorimin e duhanit nuk janë zvogëluar, por janë rritur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje