Macron shpëtoi Edi Ramën!

18 Tetor 2019, 10:09Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Dështimi i Shqipërisë për të hapur negociatat me BE mund të konsiderohet si një sukses i qeverisë për të shmangur skenarin më të keq, atë të ndarjes nga Maqedonia, duke mbetur edhe pas saj. Ky opsion, që ishte prezent deri në fund në tryezë, u eleminua falë një qasje strategjike të presidentit Makron, që i “dogji” te dy vendet së bashku, nën moton: të reformojmë më parë BE, pastaj të mendojmë për zgjerimin.

Sikur kreu francez i shtetit mos kishte mbështetur këtë sfidë, qeveria shqiptare do të ishte në ditën e saj më të keqe dhe në pozitën e saj më të vështirë. Edi Ramës nuk do t’i pinin ujë alibitë se faji nuk qëndron tek ne, por është problem i BE.

Veçimi nga fqinji ynë lindor, ashtu siç kërkuan një grup serioz vendesh, do të bëhej realitet dhe Shqipëria do të mbetej në vagonin e fundit përkarh Kosovës dhe Bosnjes.

Drejt këtij fundi katastrofik rilindja ka punuar me kokfortësi dhe këmbëngulje së paku prej tre vitesh.

Ajo ka injoruar dhe fshehur çdo alarm që i ka rënë dhe çdo sinjal shqetësues që ka marrë. Ajo është përpjekur vetëm për një gjë, të vërë në punë makinerinë gjigande të propagands, duke u munduar të fshehë simptomat pa kuruar pasojat.

Kushdo që e ka ndjekur me vëmendje këtë proces e ka të qartë se sinjalet për një fund katastrofik kishin mbërritur me kohë. Së paku Gjermania, por edhe Holanda edhe Franca, i kanë dhënë mesazhet të qarta se shumëçka nuk është në rregull, por në vend që të dëgjoheshin, ato u munduan të sfumoheshin në zhurmën e daullexhinjve të propagandës.

Në nëntor të 2016, kur Edi Rama qe ende në mandatin e parë përkrah Saimir Tahirit, në Tiranë zbarkoi deputeti i CDU-së së Merkelit, Krichbaum, shefi i komisionit për mardhënie me BE-në, në Bundestag. Ai foli për herë të parë për shtatë kushte për hapjen e negociatave mes të cilave përmendej, lufta ndaj krimit, bërja pas në betejën me drogën dhe reforma zgjedhore.

Në vend që të reflektonte, Edi Rama e bëri deputetin gjerman, personazh të monoogjeve të tij të përjavshme në Facebook, duke prerenduar se ai ishte përkthyes në gjermanisht i tezave të PD-së dhe se ky lloj deputeti qe pa as një peshë, pasi vendimi ishte në duar të qeverive.

Dy vite më pas, gjatë një vizite në Gjermani, në prill 2018, kjo symbylltësi do ti kthehej në boomerang. Deputetët e djathtë gjermanë do të bojkotonin një darkë më kryeministrin për mënyrën se si qe sjellë me kolegun që pat folur në emër të tyre, por njëkohësisht, do ta fshikullonin qeverinë për mbrojtjen që i bëri Saimir Tahirit dhe sulmin kundër prokurorëve që e hetonin atë.

Këto nuk ishin sinjalet e vetme. Në gusht 2017 shtypi holandez njoftoi se policia e këtij vendi, i pati kërkuar qeverisë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Në vend që kjo indicje të shtypte butonin e alarmit, e mobilizoi shtetin për fshehjen e lajmit. Ambasadorja jonë në Hagë deklaroi se gazeta “De Telegraaf” ishte përkthyer keq në Tiranë dhe shqetësimi u tentua të varrosej me kaq.

Sjellja prej struci nuk zgjidhi asgjë.

Në prill të këtij viti, 105 deputetë holandezë (nga 150 gjithsej), e votuan atë që ne shtireshim sikur nuk donim ta shikonim. Po, pa nxjerrë asnjë mësim, vendimit për heqjen e lirisë së lëvizjes, daullexhinjtë e rilindjes iu përgjigjën me një sulm idiotesk ndaj vendit të tulipanëve, si një vatër shumë më e madhe se ne, për krimin dhe drogën. Përgjigjja ndaj gjithë këtij mos reagimi ishte një votimi i dytë i deputetëve në Hagë, për ti thënë JO, hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Po e njëjta fabul është përsëritur edhe me Francën. Shqetësimi për azilkërkuesit shqiptarë nuk është i tanishmi. Ai daton që në vitet, 2016-2017, kur presidenti i sotëm Makron ishte thjeshtë një anëtar i kabineti i paraardhësit të tij Holland.

Të gjithë ministrat tanë të brendëshëm pa përjashtim janë thirrur në Paris, për të dëgjuar këtë shqetësim që nuk është një alibi e nxjerrë sot. Homologët e tyre francezë si rrallë herë kanë ardhur njëri pas tjetrit në Tiranë, për të zgjidhur problemin. Por, gjithmonë, qeveria shqiptare është treguar e paaftë për tu dhënë një përgjigje serioze. Sepse, përpara masave konkrete ajo ka pasur një preokupim: fshehjen e lajmit.

Pikërisht kjo politikë e mbylljes së syve, kjo sjellje sikur alarmi nuk ekziston, kjo përpjekje e shtetit të propagandës, për të mbytur çdo të vërtetë, na solli në pikën kritike të ndarjes nga fqinji ynë lindor.

Ajo kulmoi në propozimin e presidencës finlandeze të mbështetur nga shumë vende, për të veçuar Shqipërinë nga Maqedonia. Ajo u dallua tek ato vende anëtare si Danimarka, Holanda, Spanja që ne na thanë JO dhe atyre PO. Ajo u duk te të tjera si Gjermania, që ne na mbytën me kushte ndërsa Shkupit i ndezën dritën jeshile.

Falë presidentit Makron dhe një vizioni të tij të ndryshëm për Europën e dy shpejtësive që transformon edhe politikat e saj të zgjerimit, Edi Rama dhe daullexhinjtë e tij shpëtuan nga ky turpërim publik. Ata shmangën më të keqen, mbetjen pas Maqedonisë. Ata realizuan ëndrën e shqiptarit primitiv që kur nuk ia del vetë, lutet të ngordhë lopa komshiut.

Kryerilindasi e kori së paku këtë fitore. Prandaj ai sot është në të drejtën e tij të organizojë sërisht një festë. Të hapë shampanjë dhe të hedhë fishezkzarre si një vit e ca më parë kur na tha se negocitat i kishim hapur.

35 komente në “Macron shpëtoi Edi Ramën!”

  1. Doni me per Belulin? says:

    Plotesisht te sakta dhe profesionale jane te gjitha konstatimet e Bushatit. Dyshimi mbetet tek aresyeja qe Meroja ja boton shkrimet dhe i turret pastaj nga pas, me hordhite e komentuesve te porositur.

    1. Une,Lubonja says:

      Ore Belul! Lere Andin se mbrohet vete si femijet,por ti ,Bel-lul meso te perdoresh kompjuterin dhe pastaj komento! Meso dhe si te shkruash me mire shqip!

      1. vang says:

        O Bushat ,mos e qelb me shume muhabetin me manine tende te thuash te kunderten edhe pa kompetence.Je bere katolik me shume se PAPA.Ti ishe i pari qe trumbetoje per opoziten seduhej te ikte nga parlamenti dhe te dorezonte mandatet E PE rezultatin prandaj mbylle.

    2. Peti pe verteti says:

      Po Bushatin kush e shpetoi?. Eni Vasili? Bushatin e shtyn vetem urrejtja ndaj Edi Rames.

  2. Doni me per Belulin? says:

    Plotesisht te sakta dhe profesionale jane te gjitha konstatimet e Bushatit. Dyshimi mbetet tek aresyeja qe Meroja ja boton shkrimet dhe i turret pastaj nga pas, me hordhite e komentuesve te porositur..

  3. Lona says:

    UAAAA ANDI GJYSHIT HYSNI KAPO I RITUR TE BLLOKU PO N’A BENE ANAL – ISTIN .
    ANDI VOGEL I GJYSHIT DJE MBREMA RAMA TE KA DISKRETITUAR FARE .
    NESE KE PAK SEDER BURI SE ZERIN E KE SI FEMIJA NRYSHO ZANAT NUK JE PER ATE PUNE MOS E ZHVLERESO VETEN PER 200 EURO SE ESHTE TURPE TE KEQEN GJYSHI HYSNIU

  4. Vatra says:

    O Andi Byshati eat shit. Mor qelbesire muti.

  5. Xhaxhi says:

    Ik o bushtrat se ke pjerdhur.

  6. Lond says:

    Ti me nofken “doni me per belulin” do jesh noi pall si puna e ktij vesh gomarit, nuk jan komentusit e meros o Toc por esht nje realitet qe e shperfytyrojn kte sahan lepires te vicidolit qe nxjer vrer kundra rames qe ne vitin 2003. Se bashku me kte shkerdhaten shko i rruani trapin rames se dhe 6 vite te tjera k/ minister do e keni.

    1. Emiljano says:

      Me loqe si puna jote o lond miku jo Rama,po edhe Ai qoftelargu tjeter berisha dhe co do ju shkerdhejne deri sa te vdisni.Loqe njeri

  7. Lumi says:

    Qe shqiperia eshte pas maqedonise, dihet. Arsyet nuk jane ato qe thote Andi. Prapambetja eshte historike, perfshi kohen e gjyshit te Andit, qe vrau fisniket, qe shqiptarve u mori pronen, qe rrethoi vendin me tela e ne vend te rrugeve ndertonte bunkera. Eshte rrace Muti ky Andi.

  8. Adi says:

    Pavaresisht se andi eshte idiot, shkrimi eshte i sakte!

  9. siliani says:

    Vazhdon qurravitja e kelyshit te bllokut ku kemi tashme pese vite qe ndegjojme te njejten zhurme me te njejtin riteme !Ashtu siç i theksoi dhe dje ne mbremje ne nje program nga sorrat e nates ,se “Une nuk merem me te papunet” nje fraze e goditur per kete vemje te gazetarise por qe ne fakt nuk ka sanje efekt tek ai sepse tashme verdhacuku Bushati eshte i prirur ti sherbeje atij qe e ka rritur e ka mbajur ne preh prej kaq e kaq kohesh e qe fatmiresisht kur erdhi ne fuqi banda Berishjane familjen Kapo ku bente pjese edhe qymeshtori Bushati jo vetem qe nuk u prek por nuk u lakua asnjehere nga bisha Berishe!
    Eshte per tu habitur me sulmin qe kerkojne ti bejne kryeministrit Rama per mos hapjen e negociatave kur dihet qe punet erdhe deri ketu ne saje te merites se tij duke ngritur deri ne maksimum emrin e ri te Shqiperise pasi ne jemi te vetedijeshem qe nuk jemi gati jo per pese apo 10 vite sa pretendohet por as per 100 vite si shoqeri sepse mjafton te shikosh nje dite ne mbremje nje emision politik nga kazani mediatik ku jenat nuk lene njeri tjeterin te flase kur qellimi i tyre eshte i njejte nga te gjithe ,te baltosin sa mundin njeriun qe meriton levdatat me te medha ,pasi zerin e shqiperise e ka ngritur ne instancat me te larta te botes politike e ku prania e tij eshte e barabarte me ta ne mos me larte pavaresiht fuqise qe ka!Andi kjo dhelper qe shetit nenper rruget e Tiranes si inatçore qe eshte ,i eshte dedikuar keqberesise se tij fale hapesires nga kazani mediatik qe me çdo kusht te beje nje lufte te meskine pasi perballja me te eshte si nata me diten qofte nga intelekti apo sera!Eshte turp e keqedashese per mua qe ti leshe hapesire faqjeje kesaj ndyresire qe hengri ne ate sistem e ha edhe sot fale “babait ” te tij !Pas te gjithe kesaj fortune me gote bosh ,ku na del edhe gjeli mbi pleh e na deklaron se “Shqiperise pas deshtimit te negociatave i duhet nje lider i ri ” duke e patur fjalen per vehte,qe s’ka politikan e njeri me te zot deri me sot nga kjo shtrese politikanesh kjo ska medyshje qe eshte vetem Edi e te tjeret vijne vite larg tij ,ku kete tashme e ka konstatuar te gjithe qytetaret dhe nje pjese dermuese e atyre qe deri dje genjeheshin me thesin me mjell me rreze per kafshet,se ne ka njeri qe mund e duhet ta beje shqiperine eshte Ai dhe vetem Ai e kerkush tjeter ne kete truall qe quhet Shqiperi!Futuni ne zgjedhje kur te doni naten,diten,ne qiell apo ne toke dhe do ta shikoni se sa eshte vlera e tij dhe e juaja se bashku or mjerane qe per ti ikur pergjegjesise per mekatet qe i keni bere ketij populli e vendi doni me çdo kusht rrezimin e tij,por harroni nje te vertete qe sa me shume e lakoni ju çakenjt e ketij vendi aq me shume lartesohet figura e tij prej politikani e qytetari te larte ku soji juaj nuk i vjen dot as deri tek k….t e jo me te pretendoni edhe barazine me te!Qe te mundesh Edi Ramen duhet te kesh popullin me vehte pasi ka ikur koha e kinezeve qe nxirrnin votat nga menget duke quajtur vrastaret “yje ne ngjitje”fale implikimeve te tyre ne per skuta te erreta ku faturen ia paguante populli me jetene e tij!Ndaj mos u kruaj o Andush se populli nuk ka ç’fare humb perveçese do fitoje po u perball me sojin tuaj ku e ropet ne monizem e po i pini gjakun ne shkerdhatokraci!Kercejeni vallen e Baftiarit e do ta shikoni se sa ju vlen lekura si ne vitet 90 ku zaptuat pronat publike ,sot do zaptoje pronat tuaja qe i keni vjedhur ketij populli e vendi!Tashme as qent e as ùmacet nuk ju bejne me derman edhe sikur te futeni ne zgjedhje se bashku!

  10. Fronti says:

    Mero cfare interrsi ke qe boton shkrimet e nje idioti palaco si Andi Bushati, apo kerkon te pajtoshe bushatellinjte antikombtare te Shkodres qe nuk pranuan propzimin e Ali Pashe Tepelenes per bashkimin e fiseve shqiptare ? Ky eshte nje mixgun si morr bythe qe u behet te gjitheve dhe nuk ka fare sensin e logjikes gazetareske, eshte sperme e keqe e paraardhesve te tyre. Ta kisha afer do ti hidhja peshtymen ne fytyre!

  11. Alb says:

    O Andi u lodhe e kurre s’ pushove!
    Truri yt mendon vetem per Ramen, bashke me Tosin.
    E morem vesh. Nuk kemi kuriozitet te te degjojme e lexojme.
    Qene leh e ujku pirdh!!!!

  12. Floriri says:

    SA LEK KE FITU DERI TANI ME KËTO SHKRIME. SI SBERE NJE HERE NJE SHKRIM TE BUKUR PER TE MIRËN E VENDIT EH ZOT NA RUAJ DERI KU SHKON IMAGJINATA E SKIPETARIT ANDI BUSHATI. AS MOS JA LEXONI SHKRIMET FARE SË NUK JA VLEN TAMAM LEGEN.

  13. Çifuti vip says:

    Nuk e ka fajin qeverija o mazllum.e kan fajin shqiptart qe i msyjn azileve si kurvat karnave.
    Se gjith Lindja u prish,por fenomeni “vaporri” dhe “ambasadat” ,ky fenomen i çuditshem,ndodhi veç n shqipni.
    Nuk vershun me vaporra e komardare e marrshime maleve per n perendim as polak as çek sllovak rumun bullgar etj lindor.
    Veç shqiptart e ben ate.
    Gje qe hutoi boten.
    Dhe tash qe u zgjuan nga hutimi i çastit po reagojn kshtu perndimort.
    Ai e tha troç.
    Na hypen n kok shqiptarr.
    Si ata majmunet e kopshteve zoo qe perfitojn nga butsija e turistve dhe i hypin n shpin i marrin syzet kapelen i fusin durt neper cica ,i vjedhin portofola çanta..n…
    Kshtu dhe shqiptart n europn “turistike”

    1. Sebastia says:

      Hahahahahahahahhahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaha me lot ta q…sha sestreen n PhD

  14. demokrati says:

    Shqiptari primitiv? Do te mjaftonte kjo fraze qe birboua ne fjale, nje hibrid gkakatar mna mema dhe ati te refuzohej nga cdo media ne Shqiperi.

  15. Kreshniku says:

    O lepurushi i gjyshit, mos fol si e jëma e Zeqos në majë të thanës

  16. timo says:

    Mor po ky Bushati groshë ha për ditë. Moj Vera, jepi tët biri edhe ndonjë gjë tjetër për të ngrënë se na ndoti ajrin !

  17. birbo says:

    Andi ishe ne mbledje ti?? se paske gjithe kte info….

  18. Cipini says:

    Kur ka lindur ky mut nga nona kurve e Kapajve doktori qe e ka pritur ka qene Sali Kerma qe bertet per komunizmin po asnjehere nuk ka zene ne goje Hysni gjyshin e Andi shkerdhates.

  19. aleko says:

    ME kete popull qe endren e vetme te jetes ka braktisjen e vendit te tij ne menyre massive , duke ngelur rrugeve te botes si nje popull azilkerkues dhe pa atdhe ,ne emer te nje mireqenje fallco edhe qeveria me e mire e botes te vije ne shqiperi nuk ka per tja dale.Kultura dhe qendrimet te balancuara te nje vendi dhe te nje populli duken neper kthesa te rendesishme historike..Edhe ne e kaluam kete kthese te viteve 90 ne menyren me te keqe te mundeshme , duke nxjerre ne pahe vecorite tona te trasheguara nga sundimi i gjate 500 vjecare Osman, si nje popull hipokrit ,te vret naten e te qan diten, , i lehte ne te gjykuar, individualist ne ekstrem dhe pavetedije kombetare…Kuptohet pastaj se cfare politikanesh nxorri nga gjiri i tij..Kete qendrim te politikaneve dhe te mbare ketij populli e shfrytyzojne me mjeshteri dhe shtete si Franca qe kete vend se ka dashe as dje e as sot…

  20. Sebastia says:

    Hahahahahahahahhahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaha me lot ta q…sha sestreen n PhD

  21. Sebastia says:

    Sa per ate Bosnja eshte perpara Maqedonise e perpara Shqiperise por per Bosnjes as qe behet fjale te hapen negociata vetem e vetem se ka probleme stabiliteti brenda , tamam si zemra e BE , belgjika e droges e kurvniise por edhe e paqeverise qe vec kerkon ndarje . Nejse hipokrizi tipike e kurvave t be

  22. Sebastia says:

    Sa per ate Bosnja eshte perpara Maqedonise e perpara Shqiperise por per Bosnjen as qe behet fjale te hapen negociata vetem e vetem se ka probleme stabiliteti brenda , tamam si zemra e BE , belgjika e droges e kurvniise por edhe e paqeverise qe vec kerkon ndarje . Nejse hipokrizi tipike e kurvave t be po ca ti bosh se jemi popull qyrravec e brekgrisur , popull pa pike dinjiteti e pa asnje shprese ne shpatlla t veta prandaj edhe i lutemi kurvave t be . Populli do drejten me ik kudo e me pas me shume mundesi te fitoje ne Europe ndersa grabitqart e politikes enderrojne me dhemb jashta e jargvarur si hiena fondet europiane.

  23. Sebastia says:

    Sa per ate Bosnja eshte perpara Maqedonise e perpara Shqiperise por per Bosnjen as qe behet fjale te hapen negociata vetem e vetem se ka probleme stabiliteti brenda , tamam si zemra e BE , belgjika e droges e kurvniise por edhe e paqeverise qe vec kerkon ndarje . Nejse hipokrizi tipike e kurvave t be po ca ti bosh se jemi popull qyrravec e brekgrisur , popull pa pike dinjiteti e pa asnje shprese ne shpatlla t veta prandaj edhe i lutemi kurvave t be .Populli do drejten me ik kudo e me pas me shume mundesi te fitoje ne Europe ndersa grabitqart e politikes enderrojne me dhemb jashta e jargvarur si hiena fondet europiane.

  24. Dymi says:

    Po more daullexhiu i Lulushes, po. Budallalleku dhe qorollepsja e opozites erdhi se degjoi teorite e tua revolucionare, te nxjerra nga arkivi i Husniut dhe Vitos.

  25. 17nentori says:

    Pirdh Andi, pirdh… do te na mbushesh mendjen me paranojen tende qe do ishte ashtu po te kishte ndodhur keshtu qe nuk ndodhi as ashtu dhe as keshtu si e vertit ti….. Andi shkruan si ato grate qe nuk ngelen dot me barre dhe pastaj te bejne analize se kush ua ka fajin!

  26. Emigranti says:

    I Andi je nje krriç api zog gomari siç thone ne Shkoder, leh si qen se paguhesh por nuk je analist , je llapaqen pa ide pa argumete vetem me fantaziine e atyre qe te mbajne ne ato studio e te paguajne per lehjen si zagare.

  27. Koba says:

    U Bushat .Mjaft ma me Pordhe Blloku!.Ti mor Legen me derdellisjet e tua ,e forcon ma teper Ramen ,po na sikletos duke na çare Menderen me ate Ze prej Mashkulli te Tredhur.

  28. Shpellar lab lal laluc malok says:

    “SHQIPTARET KANE BISHT”….Sa e sakte paska kene,..Dhe e thene nji shekull ma pare!?
    Jo vetem bisht,por NE KENE EDHE BRIRE…..Prap fajin Serbi,Greku,Europa,Franca,Danimarka,Hollanda,Finlanda,Gjermania Berisha,opozita…..!!!???
    Por ,fatkeqsisht,ridhjerja ka fillu me perdore brinat(briret).Kete do t’a shihni pak ma vone ne “KONFERRENEN” per shtyp te kryerrencit me te famshem dhe skandaloz posht-ultesia e tij Edver Rama.
    Shqiptar, a ju iku treni, apo nuk e arritet ate!!!???Perdorni briret:”Fajin e ka treni ,jo NE”!!??
    Keshtu do t’vazhdojme per sa kohe te Na udheheqin karagjozet,mashtruesit,te pa karakteret,kriminelet,hajdutet dhe gjithe anti shqiptaret e sojit te ridhjerjes.
    “SHQIPERI TE KAM DHJERE ,NUK TE NJOHA ASNJEHERE”!
    I madhi KONICA,aktuale edhe sot e njiqind vjet!!!!

  29. Lala says:

    O andi qurraveci Gjall e ke nenen Pyete nje here cfar semundje ke kaluar ne vogeli

  30. Frangu says:

    Po ne te Macedonis parsim 15 vite per ket nuk esht fer shqipria due te ishte dakort per jet xho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje