Prestigjozja ‘Financial Times’: Franca nën presion për vendimin e moszgjerimit, SHBA apel Macron për negociatat

19 Tetor 2019, 13:25Politika TEMA

Një ndër gazetat më të mëdha ndërkombëtare me seli në Londër, Financial Times i ka kushtuar një artikull vendimit të BE për të mos vijuar me procesin e zgjerimit duke mos nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gazetës ndërkombëtare, Franca tani ndodhet nën presion për shkak të reagimeve kundër qëndrimit të saj përsa i përket bllokimit të zgjerimit të BE-së. Financial Times shkruan se SHBA-të kanë ndërhyrë të premten teksa liderët e BE-së diskutonin në samitin e Brukselit, duke i bërë apel presidentit Macron që të votonte pro çeljes së negociatave duke njohur progresin e shënuar në drejtim të reformave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Franca u përball me një reagim kritik pas bllokimit të fillimit të bisedimeve zyrtare të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’u bashkuar me këtë bllok, duke thelluar një mosmarrëveshje mbi zgjerimin që është bërë një provë përcaktuese e ambicieve strategjike të BE-së pas Brexit.

SHBA ndërhyri të Premten për të nxitur që të dy vendet të lejoheshin të fillojnë procesin e pranimit, pasi presidenti francez Emmanuel Macron qëndroi i vetëm në kundërshtimin e të ofertave të anëtarësimit të tyre gjatë bisedimeve me krerët e tjerë të BE në samitin e Brukselit.

“Koha për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tani”, tha Morgan Ortagus, zëdhënëse e departamentit të shtetit të SHBA të Premten. “Shtetet e Bashkuara do të mirëpresin një vendim pozitiv, duke njohur përpjekjet e të dy vendeve për realizimin e reformave të nevojshme”, shkruan ajo.

Kritikët evropianë të qëndrimit të Parisit thonë se kjo është një tradhëti e premtimeve të bëra për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikon t’i shtyjë ata dhe vendet e tjera të rajonit në orbitën e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, u tha gazetarëve se dështimi për të hapur zgjerimin e BE për të dy vendet “do të mbahet mend si një gabim historik”. Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian, gjithashtu tha se ishte një “gabim” për të mos filluar bisedimet e pranimit.

Shtyrja e ka zhytur qeverinë e Maqedonisë së Veriut në krizë. Partia kryesore e opozitës ka bërë thirrje që qeveria pro-BE e kryeministrit Zoran Zaev të japë dorëheqjen.

Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të vështirë dhe madje edhe armiqësore me BE në disa fusha, pikëpamja e saj për zgjerimin e BE është e njejtë me shumicën e vendeve anëtare të Bllokut.

Udhëheqësit francezë kanë theksuar prej kohësh nevojën për të forcuar kohezionin në BE-në ekzistuese dhe për të thelluar reformat e saj të brendshme në vend që ta zgjerojnë atë, duke argumentuar se largimi i trurit dhe emigrimi masiv i të rinjve nga Bullgaria, Rumania dhe Kroacia në pjesën tjetër të BE demonstrojnë një problem të zgjerimit të nxituar.

Parisi nga ana tjetër dëshiron që Shqipëria të përmirësojë bashkëpunimin e saj për të kufizuar migrimin e paligjshëm në BE. Shumë azilkërkues në Francë janë shqiptarë që konsiderohet se ikin për shkaqe ekonomike sesa për t’i shpëtuar persekutimit – por Parisi është i kujdesshëm që të mos portretizohet se po e shigjeton Shqipërinë për shkak se ajo ka shumicën e popullsisë myslimane, ndërsa favorizon Maqedoninë e Veriut, e cila është kryesisht e krishterë”, shkruan Financial Times./realstory

22 komente në “Prestigjozja ‘Financial Times’: Franca nën presion për vendimin e moszgjerimit, SHBA apel Macron për negociatat”

  1. Supaxhiu 300 evro says:

    Nje keshill per kete perversin francez qe merr gjyshet per gra ngado qè ta shikoni e pshtyni ketè pis .Bojkotoni çdo gje franceze dhe me e bukura se Dulla ne kohen e kamonizmit ju mesonte shqiptareve ne shkolla frengjisht,nje idiot i cili ishte dashuruar mbas ketyre legenave qe e ndan shqiperin se bashku me ruset ne pese pjes por nuk mjaftoj kjo perseri shkoj dhe u lidh me ruset dhe francen .Ptuuuuuu macron bushtra e bushtrave.

  2. arberbrooklyn says:

    ky i semur psiqik qe mori per grua gjyshen e vet , thjesht kryeu porosine e rusise dhe te kurves putin, ishte ky qe doli kunder bllokut europian qe tha na duhet te hapemi ne pardhenie me rusine, ishte ky qelbesire , ky i semur psiqik qe pa me te voglin hezitim i hapi negociatat serbise dhe malite te zi, qe dhe ato shtete kane probleme si me ekonomine dhe me drejtesine ,por thjesht qe rusia te kete prezencen e saj me te forte ne gjirin e be , kjo eshte loja e piste e ketij legeni , duke ditur qe vet franva ka me shume se 10 miljon banore te fese muslimane , dhe i prishi pune shqiperia me nje popullsi 3.5 miljone banore qe ka 60 perqind te popullsise se saj , qe i perkasin fese muslimane , do vij dita dhe ora , kur ky plere dhe vet franca do ta paguajne gjith kete pisllik ne dem te shqiperise dhe vet unionin europian., zoti e bekofte popullin dhe shtetin amerikan, i vetmi aleat i popullit shqiptar ne bote .

    1. Kapit Tupalla says:

      MOS E HARRONI GJERMANIN JU LUTEM !

  3. Alban Dega says:

    MACARONI PO BEHET REGJIZORI I ALLEXIT TE
    EVROPES

    Eshte pa dyshim Presidenti me mistrec “ Nascalzon” sic thone italianet, qe ka pase Franca ne 100 vjetet e fundit.
    Ai eshte vene ne gare me kryeministrin e Hollandes per te vertetuar parashikimin ogurzi te babait te komunizmit boteror Vladimir Ilic Lenin se “Evropa e Bashkuar eshte e pamundur por edhe ne qofte se jetesohet do ta kete jeten e shkurter…”
    Po ashtu Presidenti francez Macaron po i ben sherbimet me te cmuara Moskes dhe Putinit me politiken e tij!

  4. Zgalem says:

    Ndjenjat ksenofobe te nje Presidenti
    Pati disa shtete , qe jepnin voten kunder si Hollanda , Danimarka , Spanja , midis tyre dhe Gjermania . Mendimet u sheshuan . Te tera shtetet e Unionit ja lane voten , po ose kunder , Gjermanise dhe Frances , si lider te Unionit . Liderja gjermane , politikania e famshme Angela Markel , e shtroi problemin ne bundestang dhe erdhi ne keshill , me mendimin gjerman , se te dy shtetet e Ballkanit , e meritojne hapjen e negociatave . Po thuaj te tere lideret e Europes , te majte dhe te djathte , perfshire dhe Eduart Kukan , ishin , per te pranuar negociotat . Kur them , pa perjashtim , kam parasysh dhe Presidenten e zgjedhur te Komisjonit , z. Urssulla von de leyen , e cila do te drejtoi Komisjonin ne te tere kete legjislature . I vetmi njeri , qe kemenguli ne voten kunder , ishte presidenti i Frances , E. Markon. Ne nje moment , mediat dhane nje sekuence , ku Markel , I kerkonte Markonit , te ndryshonte qendrim . Nje zhurme te tille , per nje votim , nuk ka ndodhur kurre , por kjo ndodhi me Markon .
    Mendoj se Markoni , edhe ne fronin e larte , ushqen ndjenja subjektiviste dhe ksenofobe , qe jane apsolutisht te ndaluara , per qeverrisje te ketyre niveleve . Nepermjet Macron , u manifestua aleanca e frances me Jugosllavine e Titos , si i tille , Makron i urren shqiptaret dhe kunder tyre , perdor voten e larte , qe i ka dhene populli i Unionit. Me kete ndjenje u denua dhe Maqedonia e veriut , ku shqiptaret jane ne qeverrisje . Makron , u be pjese e urrejtjes sllave . Realisht , kjo vote , nuk eshte e Frances dhe as e Unionit , por vetem vote e nje njeriu te vetem , qe cfrytezoi demokracine , ne dem te nje populli me te vjeter ne Europe . Krishti ka thene se ne kete bote lahen te tera gjynahe. Te presim . Zgalem

  5. Nuk ka rendesi cfare thone bota..
    Rendesi ka cfare thote saliu me antishqipkaret qe jane ne ekstaze.
    Keta plehra qe shkatrruan vendin ne keto 30 vjet,vazhdojne te gezohen me rrumpallen qe mbollen dhe nuk ka zot ta rregulloj.
    Keta do ti jen borxhli ketij vendi dhe sidomos ketij populli qe e varferuan dhe vet lundrojne ne pasuri dhe nuk kane te ngopur me
    zgerdhimjen e tyre.
    Mjaft u kenaqet me fatkeqsit e ketij populli

  6. SHQIPE-BERLIN says:

    Shqiperia ka nevoj per nje ELITE TE RE POLITIKE, Njerez te Perkushtuar per VIZJONIN KOMBETARE…dhe ti Thone Serbise dhe Makronit Francez…Fuck You…
    1-Nuk kemi pse “Frikesohemi” nga Franca, ne mos ajo dikush Tjetere do te thoshte Jo…..por..te Qendrimi i Frances kemi nje Rizgjim te Aleancave te Vjetra…SERBI-FRANCE–
    2-Pse Makron ANULOJ Viziten e Premtuar ne Tirane??????????Pra..nuk ka Nevoj per Koment…FRANCA e kishte te Qarte Qendrimin e saj Kunder Shqiperise…
    3-Makron VIZITOJ Beogradin….Pikerishte aty u VULOS edhe JOOO-Ja..per Shjqiperine….
    Nese, ishim te “Kompleksikuar” nga Fqinji jon Greke..qe na Terhiqte Veshte gjoja per te “Drejta Minoriteti”…dhe Prisnim te na Thonin Jo..duket se Greqia..Mbetet Mike e Shqiperise, persa i Perkete Qendrimit te Saj….Te tjere jane ata qe nuk na “Duan”…??
    Ka Shume per te “Tjerur” rrethe kesaj C´eshtje,,Por..Do te Qendroja ne nje Pike VENDIMTARE per sa i Perkete edhe Opinionit Francez per Shqipetaret kudo Qofshin:Aeroplanet e Natos qe Drejtoheshin nga Pilote Francez, Nuk BOMBARDONIN Ne Serbi Objektivat Ushtarake por i HIDHNIN BOMBAT NE DETIN ADRIATIK????????????????Ej..o Politikane…..pastaj o Popull???Pra..Aleancat e Meparshme Mbeten po ato….
    @@C´na Mbetaret neve Shqipetareve ,ne te gjitha TROJET AME, Kosove-Mal i Zi-Maqedoni dhe Presheve, si dhe Shqiperia Londineze??NA BETET NJE UNIFIKIM I NJE POLITIKE KOMBETARE…ATE TE bASHKIMIT kombetare…ME NJE KOMBE SHQIPETARE ne Ballkane, te “Hane” Koqet, Serbia apo edhe Aleatet e saj….Nuk kemi pse ti Kerkojme “Doren” apo Leje Dikujt..SHQIPERIA KUFIZOHET GJITHANDEJ NGA SHQIPE-FOLES..pra Mos Presim qe te na e beje Shqiperine ETNIKE Miku i Beogradit Makron????Apo dikush Tjeter???’
    PRA Duhet te jemi ne Shqipetaret qwe ti DIKTOHEMI Europes si nje Faktor POLITIKO-GJEO-STRATEGJIKE..dhe Jo Idjotesite e Makronit apo dikujte tJeter…
    @@Ne nuk kemi pse bejme Lufte..me askende..Kufijet e Shqipetareve jane te Hapur….NA DUHET VETEM NJE “LUFTE” Politike dhe Diplomatike, ne Rrafshin Nderkombetare dhe Aleatte TE BESUESHEM..si Austria-Gjermnia…..Italia..Amerika Anglia..si dhe Investim ne Drejtimin Diplomatike me Rusine dhe Kinen…se paku nje “ABSTENIM” TE Politikes se ketyre Vendeve Kunder Projktit te Shqiperis-Kombe…
    PER KETE THERRASIM TE GJITHE SHQIPETARET QE KANE STUDJUAR DHE PUNUAR NE EUROPE:GjERMANI-Angli-ShBA…TE INVESTOJME NE PROJEKTIN E SHQIPERISE KOMBE..dhe nje SHTETI TE BASHKUAR SHQIPETARE NE BALLKANE..vetem keshtu…te BASHKUAR, do te jemi edhe me te Fuqishem….dhe vetem Keshtu…DO TE FITOJME RESPEKTIN E MAKRONEVE..dhe te tjereve…TE BEHEMI SHTET-FORMUES-DHE ZBATUES TE LIGJEVE::NE NJE SHJTET-KOMBE SHQIPETARE…lol

    1. albaniafirst says:

      sakte.
      vetem bashkimi kombetare do na beje me te forte dhe Franca, aleatja historike e Rusise dhe e sllaveve, te na haje mutin

  7. Adi says:

    Po mos qe presioni i SHBA-se ndaj BE, as do ishte zene fare ne goje hapja e negociatave, rikujtoni draftin fillestar te BE se qe as qe e kishte ndermend fare kete pune. Po shyqyr qe eshte SHBA qe ben presion dhe iu fut Merkeli punes…se te jete per BE ….

    1. Baton DR says:

      Nëqoftëse je po ai Ad këllëfi që njoh unë:
      NUK TË DUAN! SAPO TU MBYLL DERA NË BE PËRGJITHMONË SEPSE JE MYSLIMAN SIPAS ATYRE! MADJE NUK TË DUAN TË GJALLË AS NË KONTINENT PO PËR KËTË KA AKOMA CA KOHË…
      Ti i shef lajmet më karajfil apo jo?

      1. Adi says:

        Fyerjet nuk te bejne te zgjuar, perkundrazi tregojne se te mungojne argumentet dhe se ke probleme te medha me vetveten…
        Gusfraba … te nevojitet terapi per te menaxhuar si duhet nervozizmin…durim se jeta eshte e gjate dhe kurajo me problemet qe shfaq..

        P.s. Jam tjeter Ad, ndjese qe te zhgenjeva..por mos i humb shpresat..prite se mbase te ndjen dhe del te te jape xhevap..

  8. ALBAN DEGA says:

    Kujtese
    MACARONI … PO BEHET REGJIZORI I ALLEXIT TE EVROPES

    Eshte pa dyshim Presidenti me mistrec “ Mascalzone”, sic thone italianet, qe ka pase Franca ne 100 vjetet e fundit.
    Ai eshte vene ne gare me kryeministrin e Hollandes per te vertetuar parashikimin ogurzi te babait te komunizmit boteror Vladimir Ilic Lenin se “Evropa e Bashkuar eshte e pamundur por edhe ne qofte se jetesohet do ta kete jeten e shkurter…”
    BREXIT-i ishte hapi i pare ne kete theqafje te Bashkimit Evropian.
    Sic duken shenjat shume shpejt ai do te kthehet ne ALLEXIT ne nje kontinent ku ne 109 vjetet e fundit shperthyen dy Lufterat Boterore dhe po te mos ishte nderhyrja e SHBA-“Shteteve te Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im Imami Elez Hoxhe Berisha, ne vitet 1950-1960, Evropa dhe Bota ne teresi nuk do te ishte kjo qe eshte sot.
    Presidenti francez Macaron po i ben sherbimet me te cmuara Moskes dhe Putinit me politiken e tij!
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!

  9. lymil says:

    Se cti besh Makaron… burri i kurves plake….

  10. Ls says:

    Kali trojes sal lul like …shkerdhatat e kombit…kenaqen…

  11. Albann says:

    Mendoj se targeti i Makron eshte Kosova.Se fundmi SHBA ka kerkuar nje zgjidhje te shpejte te statusit te Kosoves.Po Makron me nje levizje te mencur e spostoi vemendjen te Maqedonia(Se per muslimanet shqipetare as ia ndien njeriu)….Ky spostim vemendje me gjoja reformim te BE ne fakt e ben nul nevojen per zgjidhje te ztatusit te Kosoves .Serbia s ka asnje ngut tani te meret me nje ceshtje te tille. Pas ndarjes se Mitrovices kjo eshte dhurata tjeter e Frances per Serbine duke frenuar presionin e SHBA dhe ate gjerman. Mandoj se per nja 5 vjet askush nuk do jete ne gjendje te zgjidhe problemet…Franca si gjithmone godet pas shpine boten shqipetare.

  12. Aleksander says:

    Macron e ka gabim, e di edhe ai,
    Nuk duhet te njek politiken e maria le pen,
    Macron ka ba gabim politik te pa falshem.
    Populli Frances nuk e mendon si ai.

  13. mik says:

    Shqiperia jo qe nuk asht gati per negociata ne BE, por as afer asaj JO. Duhet te jesh ne gjume mos ta vesh re kete fakt. A mund te krahasohet Shqiperia per nga vlerat me nje shtet Perendimor anetar te BE-s, patjeter qe jo. Kjo asht e vertete. Por, a ishin ma mire se jemi na sot shtetet e Evropes Lindore qe sot jane anetare te BE-s, absolutisht JO . I gjith kufiri i Lindjes se Evropes asht anetar i BE-s per arsye gjeopolitike e jo pse ata kan arrite kushtet qe kerkohen nga BE -ja. Evropa ja kishte nevojen, prandaj i futi pa rradhe. Ballkani Perendimor asht i izoluar me kufi toksor nga Rusia dhe Turqia, e nuk ka nga t’ja mbaj, vetem te ul koken e te bej cfar thote Evropa.
    Simbas gjasave, duket se negociatat e Shqiperise per ne Evrope nuk jane pranuar per arsye te kushteve qe pretendon Makroni dhe satelitet e tij por, nuk jane pranuar se do paguhen me nje cmim teper te shtrenjt. Politikanet tane, vetem per kredibilitet politik personal do tolerojne pazare teper te damshme per Shqiperine vetem e vetem qe te fillojne negociatat.
    Asht mire qe te shikojme se c’bahet ne shtepine tone, e jo se ca ban Makroni ( apo Makaroni, quajeni si te doni ). Elitat politike tonat, gjithmone e kan tradhetuar kete vend.

  14. EJ says:

    Makroni e tregoi surratin e tij të fëlliqur filo-sllav se në fund të fundit do të që të shpëtojë bythën e vetë kur të vijnë zgjedhjet edhe pse e di që Shqipëria dhe shqiptarët ( jo politikanët shqiptarë se ata kanë 30 vjetë që bëjnë krime dhe nuk iu intereson BE-ja, sepse shkojnë më shpejtë në burg) kishin më shumë nevojë se kurrë për një hap tjetër pozitiv drejt antarësimit në BE-së, sidomos pas aneksimit të Krimesë dhe agresivitetit rus në Ukrainë, Gjeorgji, Siri dhe influencës së shtuar turke dhe kineze në Ballkan.

  15. BK says:

    Makron eshte zgjedhur nga francezet, keshtu qe dhe populli po kete mentalitet ka.
    Nga nje pyetesor ne France, ka rezultuar se vetem 8 % e francezeve i duan shqipetaret ne BE.
    Kjo eshte e verteta.
    Me vone, Franca do te dale me qendrime tjera, duke perfituar gjithnje e me shume kohe, dhe Shqiperise do ti mbyllet perfundimisht dera.
    Kjo, nuk ka per te ndodhur vetem ne rast se do nderhyjne superfuqite si SH.B.A, Gjermania e ndonje tjeter.

  16. Kim été says:

    Francës do i ulej inteligjenca po të ishim dhe ne në BE. Tallet me hymnin në stade de France, anulon vizita Presidentët e tyre te ne., dhe 200 azilant nga ne e varfëruan Francën. Franca u ka ngulitur në kokë brezave të saj që ne jemi ” CON”. Është turp për një shtet që është fuqia e 7 në botë, të frenoj zhvillimin politik ekonomik të një shteti tjetër. Po t’ja plotsonim dëshirën si duhet Francës, duhet të largoheshim nga ballkani. Për të prishur punë ju vjen më mbarë se të na ndihmojn. Ka marrë falenderime nga Belgjika Presidenti Macron

  17. Free says:

    Late nam me komente fetare apo personale drejt Macrunit. Eshte ceshtje geo politike pasi franca kerkon te balancoj dominimin gjerman dhe ska fuqine e duhur. Gjermania ka bllokuar serbine dhe franca do bllokoj cdo prurje te re qe zgjeron nr e votave pro gjermanise ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje