Ja milionat që përfitojnë 8 familjet e para te Unaza e Re

6 Nëntor 2019, 16:25Kronika TEMA

Banorët e zonës së Astirit janë treguar bashkëpunues për t’i hapur rrugë projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” janë shpronësuar me vlerën e tregut për ndërtesat e tyre që preken nga ky projekt. 

Qeveria hapi sot “thesin” dhe tashmë 8 familjet dhe bizneset e para që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.

Në total, për 8 subjektet e para që janë shpronësuar, ARRSH u ka kaluar në llogaritë e tyre bankare shumën prej 1.882 miliard lekë të vjetra ose 1.5 milionë euro.

Më konkretisht, familja e Rezi Gjonit që ka një banesë pranë rrethit të Doganës është shpronësuar me 515 milionë lekë të vjetra. Familja e Gjovalin Kulit për një servis makinash, përsëri pranë Doganës, ka marrë 163 milionë lekë, ndërsa Emin Dokushi është shpronësuar me plotë 556 milionë lekë. Familja e Gëzim Llukës është shpronësuar me 40 milion lekë, ndërsa Rudolf Petoshati, për një ndërtesë që shërbente si biznes familjar, ka marrë në llogarinë e tij 269 milion lekë.

Familja e Gjergj Shkollës është shpronësuar me shumën 41 milion lekë, ndërsa biznesi Billa që funksionon pranë Unazës së Re ka përfituar 112 milionë lekë. Familja me kryefamiljare Merita Çelmeta për një magazinë pranë Doganës ka përfituar shumën prej 182 milionë lekësh.

Këto 8 objekte janë të parat që po i nënshtrohen procedurës së prishjes, menjëherë pasi pronarët e tyre janë shpronësuar dhe kanë marrë paratë në llogaritë e tyre bankare.

6 komente në “Ja milionat që përfitojnë 8 familjet e para te Unaza e Re”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ja si shkojne leket e taksapaguesve pa filluar puna akoma duke zene token dhe mbajtur peng zhvillimin.. Sali Berisha=Dem Kombetar..

  2. Qylafi says:

    Nje prej ketyre banesave tek astiri pa pishine qenka e barabarte me vilen e bashes tek Papuli, a mos si fillim per te joshur banoret e tjere eshte fryre vlera e objektit ?

  3. drino says:

    Te gjith malok, erdhen nga brima e ariut gllaberuan tokat e Tirocve trapa dhe sot demshperblehen me miljona.

  4. mik says:

    56 vjet qe monedha jone ‘ Lek ‘ asht ne qarkullim, e prap se prap krijon konfuzion !! Kaq leke te vjetra e kaq te reja !! Sikur kena dy njesi monetare ne qarkullim. Mire populli, por edhe gazetat !!

  5. Con Durimodhi says:

    Pra , shpronësimet , për gjithë rrugën shkokan mbi 50 miljon Euro e plus rruga që don edhe 40 miljon të tjera shkojnëë si total gati mbi 90 miljon euro . Po pse duhen shpenzu këto 90 miljon euro për një rrugë që i kishte 4 korsi në çdo anë pa problem . A u kryen të tjerat , jo brima por gropa , që i erdhi koha të prishësh një rrugë 100 % funksionale me 8 korsi me bo rrugë jo funksionale me 4 korsi , që fillon tek Shqiponja dhje drejt e tek TEG-u i Argitës , pa ndalu hiç . E pastaj me qindra bizneset e kësaj rruge sa majtas e djathtas të matarohen me një rrugë dytësore , si për furnizim , si për shërbim , si për shitje por edhe me hy e me dalb nga thellësia në rrugë dhe anasjelltas . Me qindra makina e shërbime , plus urbani ku do përplasen .
    Ka 1 vit potere e protesta e bllokime rrugësh , e burgje e gjoba përveç shëmtirës dhe rrëmujës që la vandalizmi i pa studjuar e i pa pjekur që i erdhi era mashtrim për 24 orë .
    Po pse sot e morët vesh që duhen 50 miljon euro shpronësime ? Nuk e patët pleshu , studju e llogarit fare kbtë punë , apo kujtuat se bohet partizonçe si në 45-sën e 46-tën .
    Për rrugën do e bënit me PPP ( pirdh o prift në Prill ) se nuk kishte dot 40 miljon euro për 2 qilometra rrugjë . Po tani 50 miljon Eurot po me PPP do ti gjeni , nëpërmjet ndërtuesve ku pastrohen paret , se lekë në dorë ta harrojnë , s’ka për të parë gjë njeri , aq sa po shikojnë pronartët e vërtetë që kanë mbi 25 vjet që ju kanë mbet letrat në dorë .
    Të paktën , shyqyr që me pronat e tironsve , na u bonë miljarderë me villa me 11 banj Monat , e kryetarë komunash , kryeregjistrues e regjistrues hipotekash e tokash .
    Të shikojmë këtë mashtrim megalloman të radhës , se deri ku do shkojë . QENTE LE TE LEHIN , SE KARVANI I KRIETARIT DO SHKOJE PERPARA .

  6. Rakipi says:

    Eshte frikacak Edi Rama prandaj i ben parate tona rrush e kumbulla. Cfar e kishte Reis Gjoni vile me pishina? Cbehet keshtu mor aman. Ketij po i tunde kembet e zgjidh thesin qe ka mbushur me taksat tona. Te rezistojne banoret e Astirit se do i marrin parate per shtepite sikur ti kene prej floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje