FOTOT: Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit, aty ku pushojnë politikanët!

7 Nëntor 2019, 10:21Kronika TEMA
FOTOT: Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit, aty ku pushojnë

Nuk ka më asnjë dyshim, se atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj kishte si motiv pronat në Gjirin e Lalzit dhe të tjera që shtrihen deri në Kepin e Rodonit.

Në fakt Gjiri i Lalzit ka qenë aq i lakuar dhe i lakmuar, sa janë kryer edhe krime ndër më të rëndat, si ai i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, motivet për të cilin qartësisht u vërtetuan se kishin të bënin me një sipërfaqe pronash të familjarëve të tij në Hamallaj (zonë bregdetare e Gjirit të Lalzit).

Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit i ka fillesat vite më parë. Skema ka funksionuar deri në perfeksion. Përmes lidhjeve të politikës, por edhe zyrtarëve të Hipotekës, grupet kriminale kanë arritur të përfshijnë në certifikata pronësie toka pemishte e ranishte në pronësi të shtetit.

Më pas, këta zyrtarë kanë nxjerrë certifikata në emër të banorëve të zonës, që nuk kanë pasur asnjë pretendim pronësie. Janë të shumtë banorët e Gjirit të Lalzit që janë bërë pronarë të tokës shtetërore pa asnjë dijeni.

Më pas, këtyre pronarëve që grupet kriminale ua kishin përgatitur dosjet e pronësisë u kanë kërkuar blerjen e sipërfaqeve të tëra përkundrejt vlerave modeste.

Ka edhe një rast, kur një familje që ishte bërë krejt rastësisht pronare e një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Gjirin e Lalzit e ka shitur atë për 10 milionë lekë të vjetra me kontrata të rregullta, rast ky edhe i hetuar, por sigurisht që dosja më pas është mbyllur nën vulën “e ligjshme”.

Por, mafia e tokave në Gjirin e Lalzit është edhe zona ku pushojnë dhe shijonë vilat buzë detit politikanët shqiptarë. Gjiri i Lalzit ka vite që ka zgjuar ëndrrat e politikanëve dhe pas tyre edhe të ministrave e deputetëve për të ngritur atje çifligun e tyre, larg rrëmujës, streseve dhe shqetësimeve të turmës.

Gjiri i Lalzit prej vitit 2001 është kthyer në pothuajse “zonë ushtarake”, ku jo vetëm qytetarët e thjeshtë nuk mund të lëvizin lirisht dhe ku të duan, por edhe pronarët që kanë mbi 300 vjet që banojnë në ato troje, nuk e gëzojnë më këtë të drejtë.

Gjiri Lalzit, natyrshëm dhe pa bujë, u kthye në këto vite, zona ku ngritën strehën e tyre politikanët, ata që ishin nga 4 apo 8 vjet ministra, që janë ende kryetarë partish, ata që ishin për 4 mandate deputetë, ata që për 24 vjet gjenden ndoshta krejt rastësisht në politikë dhe shumë familjarë e miq të tyre.

Të qenit pronar i një vile apo apartamenti pushimi në bregdet duket se është bërë një normë për ministrat dhe politikanët shqiptarë. Afërsia e këtyre zonave, (Gjiri Lalzit 35 km larg Tiranës) duket se u jep politikanëve komoditetin e të qenët në zyrë në rastet kur kërkohen për takime pune. Kështu, në plazhin e Gjirit të Lalzit kryesisht kalojnë fundjavat apo pushimet e verës (dhe fundjavat gjatë dimrit), ministrat shqiptarë politikanët dhe deputetët, ku disponojnë apartamente, troje dhe së fundi janë edhe pronarë resortesh.

Vilat dhe apartamentet e politikanëve  janë pothuajse të gjitha të hipotekuara. Asnjë prej tyre nuk është pa hipotekë, madje ka vila që hipotekimin e ka bërë sapo janë hedhur themelet. Vitet  2006-2013, mbetet edhe periudha ku zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë kryer numër rekord hipotekimesh të vilave dhe pallateve ku politikanët nën emrat e tyre apo emrat e kunetërve dhe baxhanakëve, kanë hipotekuar pronat e tyre.

Ish-ministrat Flamur Noka, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto apo Nasip Naço janë tashmë banorë me vilat e tyre në zonën e luksit në Gjirin e Lalzit. Por edhe Ilir Meta, Sali Berisha, apo fëmijët e ish-kryeministrit kanë vila. Por edhe ata me pak vite ministra, si Sandër Lleshaj, apo shumë zëvendësministra të Qeverisë së dikurshme e të tanishme.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputetë të PD dhe PS e shumë ambasadorë i shtohen listës së politikanëve me vilat e tyre në Gjirin e Lalzit, ku pushojnë në verë e çdo fundjavë.(Shqip)

17 komente në “FOTOT: Mafia e pronave në Gjirin e Lalzit, aty ku pushojnë politikanët!”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Gjurmet te cojne tek sali berisha qe pushon atje dhe thote qe nuk kam vile…
    Te cojne tek iliri i munikes me macet….
    Tek mul nokat e co qe kane edhe nga nje cader te madhe qe shtrihen si pashallare me shpellaret e tyre qe habiten me detin…..dhe shajne bllokmenet
    Atje ka me shume polica private se ckishte blloku dikur…
    Keta plehra kane ber masaker mjedisore duke prer me mijra pisha….
    Keta hajdute e kriminel vetem enveri mund tja mblidhte edhe nje here se po te jete per kete drejtes qe ka pjesen e vet te tokave,keta do ne q… para e mbrapa.
    Prandaj i hoqen edhe trurin ketij populli qe te vjedhin e mbreterojene shpellaret si saliu qe pa det ne moshen 30 vjecare

  2. beso says:

    Keta qe shane blloun dhe mire bene por blloku ju kthye trashegimtareve….
    Po Lalezi…..?? Bllok krimineshe e hajdutesh duke filluar nga Ilir FLORIRI, Sali KRIMINELI dhe plot shpellare, ku i gjeti pronari Tropojan gjith keto toka…
    Blloku eshte shteti kriminal i Ilirit, Saliut, Mulit e gjith bandes kriminale qe i rrethon….

  3. xhoxhi says:

    Të gjitha këto vila duhen sekuestruar dhe të shkojnë të pushojnë turistët.Të bëhet fshat turistik me çmime të larta ose këtyre trimave ti vihen taksa të larta që ti lënë vetë vilat dhe të shkojnë në të sëmës.Lexova që edhe ministri i sotëm Sandër Lleshaj ka vile atje.Atëhere çfarë lufte do i bëjë krimit nuk e di.Në fund të fundit atje janë investuar paratë e krimit.Si nuk bie një bombë ti çojë stodhiallo këta bashibozukë dhe të shpëtojmë njëherë e mirë nga këto pjavica që thithin gjakun e popullit.Ja pra pse bëhet luftë për tu bërë deputet,ministër,kryministër,kryprokuror, ejt,etj.

  4. Sa tolerant qe jemi !!! says:

    I vetmi popull qe nuk u kerkon llogari politikaneve jemi ne shqiptaret.

  5. Virusi says:

    Gjiri Lalsit si ish blloku ne Tirane. Jo rastesisht aty ndertojne politikanet. Me siguri ato vila i kene dhene ndonje dore mafies se tokave aty.

  6. Bureto says:

    Hallall, nëse i kanë me ‘djersë’! Por nëse jo, nuk është e thjeshtë të hetohen qysh në embrion. Aritmetikë e thjeshtë. Prej fillimit, shpenzimet në total minus të ardhurat e ligjshme dhe ja ku doli llogaria. I justifikojnë dot? Nëse po, bravo u qoftë, janë të zotë dhe t’i gëzojnë e tashëgojnë. Në të kundërt të veprojë ligji antikorrupsion. Dhe këta, prej afro 3 dekadave, na përrallisin për “Bllokun”. Çfarë hipokrizie dhe çfarë cinizmi me popullin e thjeshtë. Shpresojmë tek drejtësia.

  7. Albani says:

    Jam shume i zemeruare,jam shume i inatosur,i bej thirrje popullit te vertete SHQIPETAR qe pa fjale dhe pa diskutime te ngrihen si nje urugan te bashkuare dhe me zjarr dhe me hekur te zhduki per pak minuta BLLOKUN E ENVER HOXHES TE VERTETE qe ushqehet me gjak te paster shqiptari dhe pa ja bere syri terr fare.Kjo mafje me e rrezikshmja se ajo Iraliane te rrafshohet nje here dhe pergjithmone,lerini kohe shme pak per tu dorzuare dhe filloni revolzonin e VERTETE POPULLOR DHE VETEM PER POPULLIN SHQIPETAR.Poshte kjo kaste e ndyre politike mga i pari tek i fundit..Kjo eshte me te vertete nje kaste gak pirse me meshkuj dhe femra.Keta duhet te internohen jo te burgosen ,per te pare dhe degjuare ç” far kane bere dhe pastaj te brgosen per jete familjarishte.Zoti i vrafte qe lane ate shqiperi ne ate derezhe te veshur ne ZI DHE MJERIM. Ngrihu o AVNI NGA VARRI DHE SHIKO SA ESAT DUHET TE ELEMINOSHE ME DOREN TENDE .

  8. Zoti says:

    Nuk kane per ti gezuar…as sale bajga as like muti as lul zagari apo monika baxhelle..do qerohen nje nga nje….zoti lart.

    1. Lalai says:

      VINI RE VINI RE…..

      KOKËPALARËT MOS TË HARROJNË……se ka miting PD dhe PS dhe gjithe 500% e politkaneve prefekte Deputetë K.Bashkish drejtore të përgjithshem e Rajonalë dhe gjithe Kurvat MILITANTË të PARTIVE gati për Miting.

  9. orida says:

    Pushofshin sa me shpejt nji here e pergjithmone.

  10. luani says:

    Jam dakort me Xhoxhin dhe Albanin por bej nje shtese , duke ju thene ketyre pronareve te vilave kryekriminelave te shqiptareve : Boll i shijuat ato tashti ju kemi bere edhe vila malore me ajer te paster e geshtenje qe ka edhe mjaltin me te mire pra VILAT NE REÇ TE MALESISE MADHE , shkoni e kaloni pleqerine atje se boll keni ndenj ne klime bregdetare .

  11. rexha 10 says:

    JO VETEM GJIRIN E LALZIT ,PORE ATA DO TE MARRIN EDHE PASHEALIMANIN ,EDHE ZONEN E PLAZHIT TE GJENERALI TE KOMUNES SE SPILLEJ TE BASHKISE KAVAJ.KEMI SHUM LYPSA ME KOLLARE NE ATJE.PRANDAJ ESHTE NJE GEZIM I MADHE PER SALINE E KOMPANI QE NEGOCIATET PER TE HYRE SHQIPRIA NE EUROPE NUKE U CELEN .PO TE APROVONIN SHQIPRINE GJEJA E PARE QE DO TE QANIN KETA HAJDUTE ISHTE :TOKA E XANUN:SI PUNA E TUC MAKUT ME LOKEN.
    I GJITHE ISHE BLLOKU U SPOSTUA NE GJIRIN E LALZIT. DIKUR RUHEJ ME USHTARE QE MOSE TE HYNTE ARMIKU I KLLASES,TANI KETE SHERBIMIN E ROJES E BENE SALIU ME ILIRIN NJERI BENE ROJE ME MACET E TIJA ,DHE TJETRI BENE ROJE ME JELEKE ANTIPLUM.
    NGA NJE BLLOKE POLITIKANESH NE QENDER TE TIRANES ,U KTHYE NE NJE BLLOKE HAJDUTESH DHE KRIMINELA NE GJIRIN E LALZIT.KALUAM NGA NJERI BLLOKE NE NJE BLLOKE TJETER ME TE RAFINUAR DHE ME KRIMINELA .

  12. navy says:

    Për vite me radhë njerëzit kanë njohur Ilir Meta, Znj Monika, Edmond Haxhinasto, dhe më të këqijtë janë kudo partnerë të kriminelëve, bosëve të drogës, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Edi Rama është thjesht një bandë e vjetër dhe e re me Vangjush Dako, ose në Sarande me F. Koka, ishujt e Ksmali deri në Shengin dhe Velipoje Stands me Sait Fista, ose Elbasan me Gjergi Luka, me Peshkun në Elbasan! Shqipëria ka dhënë garanci ndërkombëtare të arbitrazhit për tokën për investitorët. Në shtetin kriminal të Shqipërisë diçka të tillë nuk llogariten, asnjë kod ndërtimi nga viti 1993 nuk është zbatuar

  13. BRSS says:

    KY NE FOTO MOS ESHTE GJE BURRI I MONA KURVES

  14. Lalai says:

    VINI RE VINI RE…..

    KOKËPALARËT MOS TË HARROJNË……se ka miting PD dhe PS dhe gjithe 500% e politkaneve prefekte Deputetë K.Bashkish drejtore të përgjithshem e Rajonalë dhe gjithe Kurvat MILITANTË të PARTIVE gati për Miting.

  15. Protestuesi says:

    Ore, po ato vilat e diktatorit me shoke, dini gje, ku jane?!
    Keta horra nuk i vijne tek thembra e kembes asaj klase politike, qe kishte vetem nje mision: Permiresimin e jetes se popullit!
    Keta plehera, me plot kuptimin e fjales, duket se jane vene ne gare me njeri-tjetrin, kush te kete vilen me te madhe, me te bukur, me luksoze, me te pasur, ndersa per popullin nuk ua ben veshi tërrrr! Ne çdo 4 vjet luajne rolin e ”engjellit”, sillen me popullin si shelegë, sa te sigurojne votat dhe pastaj rroten i japin elektoratit.
    Thellimi i pabarazise, krijon diferenca klasore dhe nga kjo shperthejne luferat e ashpra klasore dhe klanore. Ku i çon mushka apo kali i Don Kishotit keta idiote?! Cfare mender intelekti kane dhe cfare mender shkolle kane kryer keta çibanë?
    Propozoj: Asnje nga personalitet e kesaj mejhaneje te mos figuroje ne zgjedhjet e ardheshme! Te gjithe t’i nenshtrohen wettingut dhe ne rast te mosjustifikimit te pasurise, t’u konfiskohet dhe te shkojne ne apartamente sociale. Shembulli me i zi te jesh ne radhet e tyre. Turp dhe marrezi e gjithe kjo klike e ndyre!

  16. Olsi says:

    Evropa ka bere dhe po ben krime makabre kunder shqiptareve. Nje here na la ne dore te komunistave. Dhe sot na ka lene ne dore te mafies. Shqiptaret kane dy rruge. Ose me BE-ne e cila po i shkaterron perdite e me shume si ekonimikisht si shpirterisht si psikologjikisht. Dhe po i ben shqiptaret te braktisin vendin e tyre duke i kthyer ne refugjate te rendomte. Per te pastruar halet dhe rruget e tyre. Ose me Turqine bejlere e agallare ne vend te tyre. Porsi gjysherit dhe stergjysherit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje