Një vrasje në çdo pesë ditë, jemi të pestët në Europë

7 Nëntor 2019, 08:29Kronika TEMA

Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Europë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor, për dy vitet e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.

68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes

Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën.

Po si krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian?

Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.

Edhe shteti ishullor i Maltës, kishte një normë të lartë të vrasjeve (shiko grafikun më poshtë). Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vrasjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2.

Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vrasje për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje, Si Greqia dhe Italia, Eurostat përllogarit një normë vrasjesh me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 vrasje për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër norma më e ulët e vrasjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vrasje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vrasje për 100 mijë banorë.

 

5 komente në “Një vrasje në çdo pesë ditë, jemi të pestët në Europë”

  1. Nori says:

    Nuk eshte e sakte gjithsesi eshte e larte per nivelin europian . Por mungojne me teper se gjysma e vendeve te Ballkanit .me sa dime Bosnja bile dhe Serbia e kan me te larte perqindjen .

  2. babo says:

    Sa per krahasim, 1.76 e ka the Kandaja, qe kudo e degjoni si nga vendet me te sigurta dhe te mira per jetesen. Del qe te pakten siguria e jetes qenka njesoj si ne Shqiperi

  3. DUHET FINANCUAR ME SHUME NGA MEDIA
    PER TE ARRITUR IVELIN E BE-se

  4. AC/DC says:

    Po emigrantet llogariten? Se dihet qe pellazget bejne namin kudo qe te jene,dhe 1/3 e popullsise jane neper bote

  5. shqip says:

    Nel Ameriqi nuk ndodh nje vrasje çdo 5 dite. Po nje here ne aq vriten “40” veta per nje ore. Dhe keshtu realizohet plani per gjithe muajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje