Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar nderohet në Francë me titullin "Chevalier des Arts et des Lettres"

10 Nëntor 2019, 10:42Kulturë TEMA

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë është nderuar nga Franca me nje nga titujt me te rendesishem “Chevalier des Arts et des Lettres”, për kontributin e tij ne fushen e artit. Arkitekti danez ka postuar disa foto nga ceremonia e dorëzimit të titullit, ndërsa edhe reagimet kanë qenë të shumta, duke vlerësuar punën e tij.

Ky urdhër është një titull honorifik i krijuar në 2 maj të 1957-ës nga ministri i Kulturës së asaj kohe në Francë.

Qëllimi i këtij urdhri është njohja e kontributeve domethënëse në art e letërsi dhe përhapja e këtyre fushave në mbarë botën.

Nuk është hera e parë që arkitekti me famë botërore, i cili ka projektur Teatrin e ri Kombëtar, merr një vlerësim të këtij niveli.

Studio e cila ka paraqitur propozimin për dizenjimin e Teatrit të Ri Kombëtar, “Bjarke Ingels Group”, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe Nju Jork, dhe përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.

Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Evropën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Projekti për Teatrin e ri Kombëtar nga Bjarke Ingles ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për publikun, i cili mund të ndezeimagjinatën.

4 komente në “Arkitekti i Teatrit të Ri Kombëtar nderohet në Francë me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres””

  1. labi says:

    Cfar ka ky me teper ky arkitekt se karikaturisti” arkitekt Bujar Kapexhiu! Arkitekti danez fiton cmime te ndryshme nderkombetare,Bujari fiton cmimin “haxhiqamili” I dhanun nga shoqata e Dibraneve te Tiranes.Edhe ky cmim jo me pak I “rendesishem” se cmimi arkitektit danez.Mezi pres gjygjin e arkitektit danez me PD, qe e ka padit arkitektin.Do kete gallate.Thojne se avokadi I PD eshte Gazmend Bardhi qe shkurtimisht I thojne GAZI.Do ta dermojne arkitektin se si busell drejtuse ka mesimet e Sales e fjalimet e Lulit.Aferiiim PD.

  2. mos genje says:

    Teatrin dhe unazen e ka vendosur Saliu qe kur eshte martuar me serben se vete 50% eshte serb.

  3. Endri says:

    Po te jesh shoku i Erjon Velise jo kalores francez behesh por edhe Amvasador i Botes! Pordhi kali ne goje te mizes!!

  4. Endri says:

    Po te jesh shoku i Erjon Velise jo kalores francez behesh por edhe Amvasador i Botes! Pordhi kali ne goje te mizes!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje