INTERVISTA/ Vajza e "Xha Beqos" rrëfen fundin tragjik të aktorit: U sëmur pas burgosjes së vëllait, ja si e lanë të vdiste

10 Nëntor 2019, 19:56Kulturë TEMA

Nga Anila Dedaj

“Aha, ti je Aksinja, si te ‘Doni i qetë’ i Shollohovit. Bravo, bravo, më emocionove!”. Ajo ishte vetëm 6 vjeç, sapo kishte interpretuar në piano para një delegacioni të huaj, kur dy duar të ngrohta e përkëdhelën për ta uruar.

Pas 6 dekadash, pianistja e njohur, Aksinja Xhoja, bijë e dy aktorëve, Meropi dhe Nikolin Xhoja, e kujton ende atë buzëqeshje statike e fjalët e ngrohta të diktatorit Enver Hoxha, që fshihnin më së miri egërsinë e sistemit të tij, që do shënonte edhe fatet e familjarëve dhe të sajin. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, vogëlushja e dikurshme, që largohej nga orët e mësimit për të luajtur para Hoxhës, Hrushovit, Çuen Lait etj., tregon për dy prindërit aktorë, të cilët, edhe pse sistemi u mundua t’i privonte nga angazhimet skenike, lanë gjurmë të pashlyeshme në kinema e teatër. Kush nuk e kujton Xha Beqon te “Kapedani”, kuzhinierin te “Horizonte të hapura”, babanë e vajzës te “Çifti i lumtur” apo partneren e tij në jetë e skenë, Meropin.

Ajo ishte një nga gratë e para që u ngjit në skenë në 1936-ën, si këngëtare e aktore. Luajti Agafinën te “Martesa” e Gogolit, Hajrain te “Prefekti” në krah të Nikolin Xhojës, dhe njësoj si i shoqi, u njoh për rolet e saj komike në film. Mirëpo, jeta e tyre, në fakt, nuk i përngjan aspak një komedie. E bija, Aksinja, që prej 3 dekadash, jeton në Brindisi, ku lindi edhe i ati, dramën e familjes së saj e rrëfen mes lotësh si të kishte ndodhur dje. Arrestimi i të vëllait “Për agjitacion e propagandë”, largimi i saj në Gjirokastër, sëmundja e rëndë e të atit, i cili u la pa u kuruar, janë momente tragjike që nuk harrohen e duhen rrëfyer pikërisht për të mos u përsëritur.

Duket se ka gjetur një lloj paqeje kur thotë se i kupton ata që u distancuan nga strehëza e Xhojave, kur ata më shumë patën nevojë me djalin e burgosur dhe aktorin e sëmurë rëndë. Kolegët e Xhojës, qytetarët e Durrësit, që gjatë ndarjes nga jeta të Nikolinit, më në fund e shpërfillin frikën dhe urdhrin e Partisë, duke mbajtur trupin e tij të pajetë në krahë deri përpara teatrit të Durrësit, e duke krijuar një kortezh të madh që nuk ishte hasur për asnjë figurë politike më parë. E pavarësisht këtyre dallgëve të memories, që përplasen nga dhimbja e madhe e humbjes, Aksinja, sot pianiste e njohur, e cila luan në skenat më prestigjioze e krah emrave të njohur të muzikës, ka zgjedhur që kryefjalë të jetës së saj të ketë dashurinë. Të jetojë me emocionet e bukura që jetoi në strehën e ngrohtë familjare, kur prindërit e saj përjetonin çaste lumturie tek përgatisnin rolet e tyre apo me kujtimet e lumtura, si ajo verë e ngrohtë në Borsh, kur xhirohej filmi “Kapedani”. Emrin e prindërve të saj e nderon jo vetëm me dashurinë e përcjellë edhe tek e bija, Merylin, që ka trashëguar pasionin e gjyshërve, por prej 17 vitesh në Itali ka hapur edhe shkollën për aktrim, “Nikolin Xhoja”.

Zonja Aksinja, jetoni në Itali prej afro 3 dekadash, ku edhe keni ushtruar profesionin si pianiste, krahas pedagogjisë. Shumë mund ta quanin devijim të zhanrit, edhe pse qëndroni ende në botën e artit, por ju thoni se talentin për muzikën e keni të trashëguar edhe nga prindërit tuaj aktorë…

Pasioni im pas muzikës ka lindur që kur isha fare e vogël. Prindërit e mi më kanë treguar prirjet e mia që në vegjëli drejt këngës dhe kërcimit, çka i nxiti ata të më çonin në konkursin e Liceut Artistik në Tiranë, ku unë fitova dhe nisa kështu rrugën e gjatë dhe të magjishme të studimit. Mësuesja ime e parë që më impostoi duart në piano ka qenë Lali Gabeci. Jam rritur në një ambient artistësh e muzikantësh. Pak persona e dinë që mamaja ime ka filluar karrierën si këngëtare. Jo vetëm që kishte zë shumë të ëmbël, por ishte edhe shumë e intonuar. Përpos kësaj, luante shumë mirë në fizarmonikë, të cilën e kishte studiuar në Institutin “Nëna Mbretëreshë” të Shkodrës, ku kishte kryer studimet e saj. Po ashtu, babai këndonte dhe luante kitarë shumë mirë. Në një foto që ruaj prej tij, realizuar në malet e Kosovës, ku është së bashku me shokët e tij të Brigadës së Pestë Sulmuese, ai mban një kitarë. Babai më tregonte se pas betejave në darkë, ata improvizonin një “skenë” teatrale. Dy batanije që hapeshin në pemë, që zëvendësonin perdet e teatrit, ku mandej ai improvizonte skeçe, këndonte e njëherazi luante në kitarë.

Si ka qenë fëmijëria juaj, si vajza e dy artistëve të njohur, Meropi dhe Nikolin Xhoja?

Kam pasur fatin e madh të kem prindër të jashtëzakonshëm, të kujdesshëm e të dashur. Më kanë dhuruar kaq shumë dashuri, po aq sa unë tani kam për vajzën time, Merylin, nipin e vogël, Antonio, ish-nxënësit e mi shqiptarë, studentët e shumtë, me të cilët kam punuar në Itali gjatë këtyre 30 viteve e për miqësinë që kam lidhur anembanë botës ku kam shkuar nëpër koncerte.

Talenti juaj për pianon do të vihej re që në moshë të hershme, madje do të merrnit pjesë në koncerte të rëndësishme, ku i pranishëm do të ishte dhe vetë Enver Hoxha. Si i keni përjetuar këto momente?

Nën kujdesin e profesor Lali Gabecit, unë kam filluar koncertet që kur kam qenë në moshën 6-vjeçare. Atëherë, Liceu Artistik ndodhej në Rrugën e Kavajës dhe ishte periudha e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Vazhdimisht vinin delegacione dhe mua më merrnin nga orët e mësimit për të luajtur në piano, përpara tyre.

Në njërën prej këtyre ngjarjeve merrte pjesë edhe Krushovi. Ndërsa vite më vonë kam ekzekutuar edhe para delegacionit kinez, ku ishte edhe Çuen Lai, mandej para delegacionit italian, ku merrte pjesë edhe Belingheri. Sigurisht që kam luajtur edhe në prezencë të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos etj. Kujtoj karizmën dhe buzëqeshjen statike të Enver Hoxhës, ndërsa më përkëdhelte pas koncertit e më tha: “Bravo, bravo, u emocionova shumë!”. Pastaj më pyeti: -Si të quajnë? -Aksinja,-iu përgjigja. -Ah, Aksinja si te “Doni i qetë” i Shollohovit,- shtoi ai. Mbaj mend që kur më përkëdheli, duart e tij ishin shumë të ngrohta, dhe vazhdimisht, sa herë dëgjoj të përmendet emri i tij, në kujtesë më zgjohet ajo buzëqeshje statike…

Prindërit tuaj janë ndër themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe pavarësisht kufizimeve të sistemit, mundën të lënë shenjë në kinematografi. Sa të lidhur ishin ata me profesionin e tyre?

Të dy ishin shumë të lidhur me profesionin e tyre. Provat për ata nuk mbaronin në teatër, por intensifikofshin në shtëpi. Isha kaq e lumtur kur merrnin një rol të ri, pasi përfshihesha edhe unë në studimin që ata i bënin jetës së shkrimtarit, pjesës etj. Kujtoj se shtëpia mbushej me libra që ata merrnin në bibliotekë e që i lexonin për të kuptuar sa më mirë në atmosferën e ambientit ku kishin jetuar personazhet që do të interpretonin, karakteristikat individuale të tyre etj. Për mua ishte një kënaqësi e veçantë të ndiqja së bashku me ta të gjitha momentet e përgatitjes. Kujtoj se provat gjenerale, para se të bëheshin në teatër, bëheshin në shtëpi, e im atë u thoshte miqve të tij: “Kritiku më i fortë i teatrit për mua është vajza ime Aksinja. Nëse ajo më jep konfirmimin, unë ndihem i sigurt se çdo gjë do të shkojë mirë”.

Ndërsa mamaja, ndër të parat femra që është ngjitur në skenë (1936-ën për herë të parë), ishte grua dhe artiste e jashtëzakonshme. Më befasonte gjithmonë për faktin se arrinte të bënte gjithçka në mënyrë të përsosur. Ishte mama e përkryer, bashkëshorte model, shoqe shumë e dashur me kolegët e saj dhe me njerëzit e thjeshtë, si dhe nuse shumë e respektueshme për “nona” Parashqen. “Nona” Parashqa apo Veneranda ishte mamaja e babait tim, në vitet 1920 kishte jetuar në Paris me motrën e saj, e cila ishte e martuar me xhaxhanë e Aleksandër Moisiut. Atje njohu edhe gjyshin tim, Teodor Xhoja (babai i Nikoloinit), një sipërmarrës shumë i pasur që jetoi për shumë vite në Brindisi, ku edhe lindi babai im, në 12 maj të vitit 1926.

Jua kanë rrëfyer si u njohën?

Njohja e prindërve të mi, historia e tyre e dashurisë, është shumë romantike. Ata jetonin në të njëjtën lagje, pranë Amfiteatrit të Durrësit. Familjet njiheshin, im atë ishte shokë me vëllanë e mamit, dajën tim. Në vitet 1944, babai iu bashkua Brigadës së Pestë, e shkoi të luftojë për çlirimin e Kosovës e herë pas here i dërgonte letra gjyshes sime.

Letra, të cilat ia lexonte ime më dhe po ashtu shkruante përgjigjet në emër të gjyshes. Në fund të çdo letre, ajo shtonte nga vetja: “Të fala Meropi”. Kur im atë u kthye nga Kosova, ata filluan të shoqëroheshin. Gjatë kësaj periudhe, mami po përgatiste me trupën amatore të Durrësit një komedi. Në një prej netëve, ndërsa ime më kishte shkuar për provat, u vu re se mungonte një prej aktorëve. Në këtë kohë, ndërsa lexonin tekstin ulur në tryezë, regjisori pikas tim atë në fund të sallës dhe pyet: “Kush është ai djali atje?”. Mami u përgjigj: “Është i fejuari im, quhet Nikolin”. Atëherë, regjisori thirri babin dhe i kërkoi me mirësjellje që të lexonte ai batutat në vend të aktorit që mungonte. Dhe babi nuk hezitoi, lexoi për herë të parë batutat dhe u pëlqye kaq shumë nga regjisori, sa ai, pa u menduar gjatë, i tha: “Merre tekstin dhe studioje, këtë rol do ta bësh ti!”. Dhe kështu ndodhi. Qe krejt e rastësishme që u zbulua talenti i tij i madh. Mandej, në ’55-ën, u krijua në Durrës teatri profesionist, ku ndër themeluesit janë edhe mami e babi im, Meropi e Nikolin Xhoja. Ndërkohë ata krijuan familjet dhe kishin tre fëmijë, Ugon, Aleksandrin dhe mua.

Interpretimet e Meropi dhe Nikolin Xhoja, shpesh edhe në të njëjtën shfaqje (si te “Prefekti” apo “Martesa” e Gogolit), janë shumë të pëlqyeshme edhe nga brezi i ri, kjo edhe falë kinemasë. Keni asistuar ndonjëherë në xhirime?

Kur janë realizuar këto shfaqje, unë jetoja në Tiranë, sepse isha nxënëse e Liceut Artistik, ndërsa fundjavave kthehesha në shtëpi. Ishte kënaqësi e madhe për mua që fundjavat i kaloja me prindërit dhe vëllezërit Ugon dhe Aleksandrin, në atmosferën e pjesëve të ndryshme teatrale si “Prefekti”, “Martesa”, variete të ndryshme etj. Më vonë pata mundësinë të isha e pranishme gjatë xhirimeve të “Horizonte të hapura”, “Kapedani”, “Çifti i lumtur” etj. Në mënyrë të veçantë kam kujtime shumë të bukura nga xhirimet e filmit “Kapedani” (1972, me regji të Muharrem Fejzos). Pasi u xhiruan skenat në Tiranë, gjatë 3 muajve të verës, shkuam për të xhiruar në Borsh, Ksamil etj. Për mua dhe prindërit e mi ka qenë vera më e bukur, kjo edhe falë trupës së xhirimit që përbëhej nga persona të mrekullueshëm. Kujtoj se zgjoheshim në orën 5 të mëngjesit dhe xhironim gjithë ditën, ndërsa në darkë festonim së bashku. Ishte një atmosferë magjike. I kujtoj me mall e kënaqësi ato kohëra.

Një lumturi që do të trazohej prej egërsisë së atij sistemi. Vëllanë tuaj, Ugon, do ta akuzonin “Për agjitacion e propagandë”, cila është e vërteta e kësaj historie?

Ugon e arrestuan për herë të parë “Për agjitacion dhe propagandë” në ’62-shin”, kur sapo i kishte mbushur të 18-tat. Ngjarja ndodhi një ditë pasi ai mori pasaportën. Sipas tyre, vëllai mendonte që të arratisej, e kishte mendjen te gjyshi në Itali. Thoshin se duke parë një revistë të Kenedit, ai ishte shprehur: “Ky ishte presidenti që do të kishte nevojë Shqipëria”. Të gjitha këto sajesa, sipas reflektimit tim e të familjes sime, një akt i tillë ishte tipik i atij sistemi. Një nga pjesëtarët e familjes apo të fisit kritikohej e dënohej, që t’u mbahej koka ulur të gjithë të tjerëve në vazhdimësi. Këto kanë qenë vite shumë të dhimbshme për ne, shumë të rënda nga ana psikologjike, sepse pas arrestimit të vëllait, shumëçka ndryshoi. Miqtë e babait filluan të mos vinin më si parë… Shtëpia e Nikolin Xhojës nuk ishte më qendra e teatrit. Ishim të rrethuar nga një frikë e jashtëzakonshme, njerëzit distancoheshin, e unë arrij t’i kuptoj, edhe pse kjo na ka rënduar shumë.

Një djalë i rritur në një familje artistësh, papritur e gjen veten në burg e keni vizituar atje?

Kujtoj kur isha e vogël, kam shkuar për ta takuar Ugon, së bashku me mamin dhe babin, në burgun e Tiranës dhe vërtet, që ishte shumë tronditëse për mua (qan)… Kam qarë dhe qaj ende tani kur kujtoj ato vite.

Nga ana tjetër, akuzat ndaj vëllait do të ndikonin edhe te prindërit tuaj, që dalëngadalë nisën t’i largonin nga skena. Si ishte kjo periudhë për ta dhe a pati kolegë që iu gjendën pranë?

Ishte një mënyrë atëherë për të dëmtuar psikologjikisht jo vetëm personin që ishte në burg, por të gjithë njerëzit që të mos ngrinin kurrë kokë, të mos kishin ëndrra, të mos të mendonin që të realizonin objektivat e tyre. Megjithatë, familja ime dhe unë bëmë përpjekje të jashtëzakonshme dhe për aq sa mund të realizohej në ato vite, me thonj, me gjak, me dhëmbë e me dhimbje të mëdha, e realizuam.

Pasi kontribuoi në Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe më pas në jetën kulturore të vendit, si e përballonte arrestimin e të birit, apo më pas dërgimin tuaj në Gjirokastër Nikolin Xhoja? Kush i jepte kurajë tjetrit në familje?

Pak ishin kolegët që vinin e vizitonin babin në periudhën e parë të burgimit. Mbaj mend se një nga personat më të afërt ka qenë Todi Thanasi. Një aktor shumë i mirë, njeri i rrallë, që u soll tamam si vëlla me babin. Ka qenë një nga njerëzit me kurajë, që vinte dhe e takonte pothuajse përditë tim atë, dilnin pinin kafe. Ky ishte si ngushëllim për tim atë, sepse e ndiente veten shumë të lënë mënjanë nga shoqëria. Pavarësisht kësaj, ai përpiqej që të mos tregonte asnjëherë pikëllim në familje, madje na jepte kurajë edhe ne të tjerëve. Kur vëllai u arrestua për herë të parë, unë isha në Liceun Artistik, ndërsa herën e dytë, në ’81- shin, unë sapo kisha filluar Institutin e Lartë të Arteve (pas Liceut Artistik, kam punuar pesë vjet në Durrës dhe pastaj kam shkuar për të bërë ILA). Përsëri e burgosën “Për agjitacion e propagandë”, sajuan se im vëlla ishte shprehur keq ndaj kryebashkiakut të atëhershëm të qytetit, duke thënë se “duhet të shkojë të merret me kuajt, pasi nuk di të drejtojë një qytet si Durrësi”. Të gjitha këto ndikuan te çdo pjesëtar i familjes, e ardhmja dhe profesioni i tyre.

Ndikuan mbi të gjitha te shëndeti. Babai juaj, aktori Nikolin Xhoja do të sëmurej rëndë. Ju thoni se mund të ishte shëruar. Kush ia mohoi ndihmën artistit?

Duke menduar gjithë eksperiencën e jetës së babit, që nga Lufta Nacionalçlirimtare në Kosovë, pastaj kthimi, angazhimi në jetën kulturore me gjak e shpirt, i atij dhe i nënës sime, të gjitha këto qenë goditje shumë të forta për të. Burgimi i parë i Ugos, burgimi i dytë, dhe pastaj ajo që e goditi më shumë, ishte dërgimi im në Gjirokastër. Kjo bëri që babi të sëmurej shumë rëndë. E gjitha kjo ishte shumë e vështirë edhe për mua, ndaj i kujtoj sot me respekt ata që iu gjendën pranë, si i ndjeri doktorët Benjamin Çeta dhe Koço Moisiu. Ata i kanë ndenjur tim ati shumë afër, e vizitonin çdo ditë e përpiqeshin ta mbanin me kurajë. Sëmundja e tij e rëndë e kishte zanafillën në kohën e Luftës, ku babi kaloi një sëmundje në mal të pakuruar.

Mirëpo, e vërteta është se im atë, nëse do të kishte qenë pjesëtar i atij sistemi, do të kishte shpëtuar. Duhej vetëm që ta dërgonin jashtë shtetit, por askush nuk e ndërmori këtë hap, sepse nëse do ta kishin bërë, sipas meje babi do të qe ende gjallë.

As pas ndarjes nga jeta, bëmat dashakeqëse nuk përfunduan ndaj tij… Çfarë e frikësoi Komitetin e Partisë, që dha urdhër që arkëmorti i Nikolin Xhojës të ulej para Teatrit në Durrës?

Momentin kur im atë u nda nga jeta, e kam shumë të gjallë, më duket sikur e shikoj dhe e jetoj çdo ditë… Mbaj mend të gjitha fytyrat, fjalët, të gjithë njerëzit që kanë qenë pranë nesh ato ditë… Kujtoj “zotërinjtë” e Komitetit të Partisë, që erdhën dhe më thanë: “Aksinja, ne do ta vendosim babanë tënd te njerëzit e shquar në hyrjen e varrezave”. Unë refuzova pa u menduar gjatë: Në asnjë mënyrë, – u thashë-, nuk e respektuat sa qe gjallë, tani lëreni rehat. Im atë ka shprehur dëshirën që të varroset afër nënës së tij dhe atje do të jetë. Disa nga miqtë që ishin pranë më thanë të jem e kujdesshme me fjalët, sepse kështu do t’i hapja punë vetes. “Do gjesh belanë nga këta”, më pëshpëritën.

Mirëpo, unë isha e vendosur: “Nuk më intereson asgjë më, babai do jetë atje ku kishte dëshirë, mjaft e kanë luftuar sa qe gjallë, ta lënë të qetë pas vdekjes”, u përgjigja. Nga ana tjetër, i gjithë qyteti, të gjithë kolegët, kanë treguar një dashuri të paprecedent atë ditë. Mbaj mend që erdhën të gjithë në shtëpi, e morën arkëmortin në krah, sepse Partia nuk kishte lejuar që ta vendosnin babain para teatrit për homazhet, sepse vëllai im gjendej ende në burg dhe për ta ishte person me njollë në biografi.

Ndërsa përgjigjja e gjithë popullit që e donte dhe e do akoma sot babanë tim, ishte kjo: “Ata morën arkëmortin në krah nga shtëpia ime, që ishte afër bregdetit, deri te Teatri, pastaj atje Partia dha urdhër që të vendosej në makinë për ta çuar më tej. Kjo, sepse atë ditë ndodhi diçka e paprecedent. Ku kalonim ne me arkëmortin, mbylleshin dyert, dyqanet dhe të gjithë njerëzit që ishin nëpër dyqane vinin pas. U krijua një grumbull njerëzish pas arkëmortit, që nuk ishte parë më parë. Dhe kjo nuk ishte mirë për ata, sepse po i bëheshin më tepër nderime Nikolin Xhojës sesa personave politikë të atëhershëm, kështu që dhanë urdhrin e prerë. Pati një moment hezitimi, ndaj kortezhi vijoi dhe pak rrugën në këmbë me arkëmortin, mandej shkuam te varrezat. Ngjarja është filmuar dhe duhet të ruhet në arkivat e televizionit të Durrësit.(Panorama)

23 komente në “INTERVISTA/ Vajza e “Xha Beqos” rrëfen fundin tragjik të aktorit: U sëmur pas burgosjes së vëllait, ja si e lanë të vdiste”

  1. Orli says:

    O ne p te semes! Si ore na dolen te gjithe te persekutuar!!!! Kjo dhia vellain ne burg per agjitacion e propagande dhe paska mbaruar te larten por me e ”renda” se na e paskan cuar me pune ne Gjirokaster,o bobo po ata qe kane sherbyer ne sterbleve apo Dobrej cfare mund te quhen?! Apo ata i kishte pjelle lopa e kete zusken xha bequa.

    1. Nji njeri i rritur stallave e taneve me lope dhe dhi ,
      flet vetem per ato qe ka jetuarnsi ky kafsha e stanit Orli kakardhia.
      Ku e shiko Dhin ktu o shpellar rritur mes kakardhiqesh ,
      qe akoma ste ndahet nga mendja dhit e malit ku jetoje .
      Po c’do nji mut maloku peshtire ktu e tema qe ai duhet ti qendroj larg !
      yTTTTTTTTTT fundeirna te rraces se mutit turk .
      Kjo eshte nji Zonje ,nji Artsiste ,
      e nderuar nga shoqeri e civilizuar ,
      ndryshe nga c’je ti ,o qen rrugesh ,e # nga ato qe jet rritur ti tallave e ferrave ,
      funderine e njerezimit .

    2. Fatos Lobunja says:

      Artiste mund te jete po dinjitet nuk paska. Nuk paska as respekt per njeriun e thjeshte. Nuk e meriton te merresh me kete “pipericke” do thoshte Nikolini, rahmet paste. Qenka edhe nje cike budallacke, se sa thote si hyn ne pune per asgje. Thjesht si duket po e le pianua dhe jepi…o gojes o panines qe mban nen shale.

  2. I Madhi Nikolin Xhoja ,
    kjo Familje Artistesh ,qe i dhuruan aq shume kenaqsi
    qytetareve Dursake por edhe gjithe Shqiperise .
    Shqiptaret jetonin ne ate sistem ,ku jeta kishte veshtiresite e veta,
    por kishin fatin e madhe te kishin kta Kolloze te Artit ,
    Filmit e Teatrit qe me artin e tyre ne film e sken i lehtesonin
    ate veshtiresi dhe i afronin caste kenaqsie ne jete ,qe benin te harronin ,
    veshtiresite e jetes e ndjenin momente lumturie sado te vogla
    te ishin ato .
    Mos te harrojme se Arti Kultura Filmi Tetari Literatura ,
    jane ushqimi me i mire shpirteror i njeriut .
    U preka duke lexuar kete rrefim te goces se te Mrekullushmit e te paharrueshmit
    Nikolin Xhoja (t’me fali goca se jame e moshe qe kam qen shume i ri ne ate epoke dhe mamane e saj te nderuar z.Miropi s’po e sjell ndermed ne mement )
    me vjen keq per mos kujdesin e vuajtjen e ktij Artsiti te Madhe sidhe perdjekjen e denimin e te vllait te se nderuas Aksinja ,
    por e tille ishte ajo kohe ku ligji me i ndyre ishte pikerishte ai “Agjitacione e Propagande” ;
    me te cilin u abuzua ne menyrat me te ulta e c’njetrezore ,
    nga fshataret e e maloket sigurimsa ,kta shpirt qent qe nuk pyesin se cdo te thoshte jete per tjetrin .
    Sidoqoft i uroj goces se te Madhit Nikolin Xhoja gjithe te mirat e jeten e saj dhe ben mire qe ka dhene kte histori
    te familjes se saj , sepse pridrit e saj te shquar ,Artiste ishin pjes e jetes edhe te gjithe prinderve tane e shume artedasheve dhe qytetare shqiptare .Rrespekt …per Familjen e artisteve Xhoja

    1. XheJ eN Bi says:

      Respekt..për fam.Xhoja
      Të dy artistët kanë qënë të respektuar edhe në atë kohë ,se Nikolinit ju dha titulli ” Artist i Popullit” .Ato që thotë Aksinja nuk janë të vërteta,por të gjithë ata që ishin të përkëdhelur sot na hiqen të persekutuar.
      Aksinja,nga njëra anë thot se ishin të persekutuar dhe nga ana tjetër thot se ka luajtur para E.Hoxhës.E si mund të ndodhte kjo ?
      Akdinja u persekutua se punoi në Gjirokastër ( që duhet të ketë qënë për një kohë shumë të shkurtër,se unë si gjirokastrit nuk e mbajë mënd).
      Po ata që kanë punuar në fshatrat e thella të malsisë,ç’duhet të thonë !
      Aksinja ka qënë një vajzë e përkëdhelur se në Lice nuk deshte të bënte fiskulturë se i ” prisheshin” nishtat e pianos.
      Paradoksi është se ata që vërtet kanë vuajtur në atë distem nuk u ankuan,kurse Aksinjat dhe sëri aksinjave ” hoqën të zitë e ullirit” si artistë.

  3. Qinani says:

    Edhe nji tjeter “i persekutu politik”!
    Prisni dhe ca dhe kur t dalin fmijt e Enver Hoxhs dhe t pretendojn se jab persekutu politikisht sepse nuk mbanin dot minifund dhe pantolla xhins!!
    Madje edhe Nexhmije Hoxha do kerkoj azil n perendim si e persekutume nga burri diktator.
    Kur s kishtw çi bente bota,ča do i beja un atij?
    Do thot Nexhi…para azildhenesve.
    U pa muhabeti,po dal edhe un i persekutu politik i sistemit ,meqe nuk kisha dot dashnore vec grus.
    Kto jan edhe psheretimat e fundit te Enver Hoxhs qe pertej botes tjeter.

  4. Nji njeri i rritur stallave e staneve me lope dhe dhi ,
    flet vetem per ato qe ka jetuarnsi ky kafsha e stanit Orli kakardhia.
    Ku e shiko Dhin ktu o shpellar rritur mes kakardhiqesh ,
    qe akoma ste ndahet nga mendja dhit e malit ku jetoje .
    Po c’do nji mut maloku peshtire ktu e tema qe ai duhet ti qendroj larg !
    yTTTTTTTTTT fundeirna te rraces se mutit turk .
    Kjo eshte nji Zonje ,nji Artsiste ,
    e nderuar nga shoqeri e civilizuar ,
    ndryshe nga c’je ti ,o qen rrugesh ,e # nga ato qe jet rritur ti tallave e ferrave ,
    funderine e njerezimit .

  5. XheJ eN Bi says:

    Respekt..për fam.Xhoja
    Të dy artistët kanë qënë të respektuar edhe në atë kohë ,se Nikolinit ju dha titulli ” Artist i Popullit” .Ato që thotë Aksinja nuk janë të vërteta,por të gjithë ata që ishin të përkëdhelur sot na hiqen të persekutuar.
    Aksinja,nga njëra anë thot se ishin të persekutuar dhe nga ana tjetër thot se ka luajtur para E.Hoxhës.E si mund të ndodhte kjo ?
    Akdinja u persekutua se punoi në Gjirokastër ( që duhet të ketë qënë për një kohë shumë të shkurtër,se unë si gjirokastrit nuk e mbajë mënd).
    Po ata që kanë punuar në fshatrat e thella të malsisë,ç’duhet të thonë !
    Aksinja ka qënë një vajzë e përkëdhelur se në Lice nuk deshte të bënte fiskulturë se i ” prisheshin” nishtat e pianos.
    Paradoksi është se ata që vërtet kanë vuajtur në atë distem nuk u ankuan,kurse Aksinjat dhe sëri aksinjave ” hoqën të zitë e ullirit” si artistë.

  6. TIRONA says:

    Natyrisht ka dhe katundare-injorant-zemer katran te vetequajtur orli !
    Respekt dhe Pershendetje perFamiljen Xhoja !

  7. ABC KORCA says:

    O qutetari shqiptar qe mbetet qyqeter(e)???
    1-Meso te shkruash SHQIP
    2-Qyteterimi yt ka shkuar aq lart sa keta “poshte” jane per kakerdhi…mjer ti per gjendjen qe ndodhesh.
    3- Nuk ke asgje me mangunt se ata qe burgosen kete djalin 18 vjecar…madje je me katil e me shkerdhat se ata
    4- Po te cohej jashte do sherohej?!?!……por ishte me nje semundje te pasherueshme qe ne 1945.
    Meqenese dhe vete Zonja jeton ne itali…sa italjan ka degjuar zonja qe kerkojne te kurohen jashte italise dhe sa nga keta ia arrine????
    5-Nje Artis shprehet ndryshe dhe do daja qe komentuesit ta dine ndryshimin e madh ndremjet ARTISTIT,artit,pjanistit apo aktorit.
    ARTISTI eshte i gjitheperfshishem dhe eshte arritje kuturore,mendore dhe itegriteti.
    Artisti,kete situaten qe pershkruan kjo Zonja,e permbledh me nje kujtim jetese dhe nuk percjell mllef dhe i trogon -drejton situatat si rrefime qe sherbejne per te miren e njerzëve.
    Ketu i kemi bere te gjithe artista…pjanistin,vjolinistin,aktorin,piktorin etj etj etj…kemi ngaterruar cfare bejne per te jetuar me cfare eshte artisti.
    Si cdo gje ne memedheun tim…edhe ne kete aspekt artistik…..jemiiii rrumpallë

    1. ABC korqe,
      po te jap nji keshille miqesore si qytetare qe jam .
      Syzet qe mban mbi koqe ,
      hiqi pre aty ,sepse nuk eshte vedi i duhur dhe vendosi ne e koke ,
      sepse gjithe qyteterimi i mban para syve ,
      me pa qarte cfar ka perpara.
      Jeni te gjithe Shpirt Muter ,
      njerez qe nga do tju shtrydhesh qisni nga cdo vryme
      e trupit vetem helm / Ligesi Njerezore .
      Si nuk ju ka gelur pak ndjeje njeriu se qytetari s’kei pas kurr ju
      kafshues te njerezimit !
      Nikoline Xhoja ishte nji Artsit i vertete ne cdo kendveshtrim .
      Por ju kafshet mjerishte ,s’mundet te beni dot vleresimin e jetes ,
      cdo te thote jeri e jo me ate te Artit .
      Shko e vdis te shpetosh nga djalli qe ke e bark
      nastardin korqe
      shko ne Afganistan e diskuto mbi Artin & Artistet kafshe primitive

      1. ABC KORCA says:

        Qutetar(e) si ta kesh zgjedhur ti
        -Qe je trap, te kuptuam qe me komentin e pare
        -Qe je k..r kuptohet nga ngaterrimet dhe mllefi qe ke kur shkruan
        -Qe je kokrra e injoratit dhe kerkon te besh te qyteteruarin/en(si te te dali) dhe s’kupton as cfare lexon mese e kupturshme
        -Sha e shfryu me komente se idioter si ty nuk gjejne-nuk i pranojne ne vend tjeter

  8. Stefi says:

    Cfar nuk ben paraja e shkrete

  9. Alidemsi vjeter says:

    Respekt per familjen XHOJA…Por nuk kam degjuar se ka pasur nje Institut “Nena Mbretereshe” ne Shkoder.nderkohe qe ka qene vetem ne Tirane..mbase Shkolla e Kuvendit te Franceskaneve…

  10. Protestuesi says:

    Ai ishte ligji!
    E shkel ligjin, nuk te lejon ligjzbatuesi te livadhisesh. Sipas shkalles se fajit, te jep ate, qe te takon. Nuk ishte rrrrrrrumpalle, si sot. Pothuajse te gjithe instrumentet e drejtesise se sotme, ne tere piramiden e saj, (duke perfshire edhe magazinieret, shoferet, pastrueset, rojet e portes e me radhe – qe kane luajtur rolin e sekserit) po tmerrohen nga wttingu, dhjetra e dhjetera ”juriste” jane perjashtuar nga sistemi, te tjere jane vetdorehequr dhe nuk eshte cudi, qe mund te vije nje dite dhe te thone: -Me mire te mos isha gjalle!
    Per artin, qe kane luajtur (edhe perpara Enver Hoxhes etj nuk ak rendesi), aktoret e njohur, Xhoja, i nderon i tere publiku, qe i ka duartrokitur me zemer. Sot kemi liri te shajme, te shpifim, te sajojme dhe ne vend te ecim perpara, ecim mbrapa, duke shkaterruar gjuhen, kulturen, vlerat dhe tere qenien e njeriut, per shkak te virusit politik dhe direktives: -Me cdo menyre te krijojme klasen e kapitalisteve, lufte ndaj komunisteve, vidh te vjedhim!
    Produktet e ketij kursi i shikojme ne krimet e perditshem, ne banalitetet e skenes, ne efektet e droges, ne nje lukuni mediash e analiste sharlatane, ne deputete injorante e kriminele, ne arratisjen e shqiptareve, ne vetegjyqesi, ne mbipopullimin e burgjeve etj, etj.

  11. memorja says:

    Memorja eshte gje e madhe dhe bashke moshataret e dine mire perse u hoq Nikolin Xhoja moj bibe…incest brenda familjes…
    ..sa per artist dihet qe ka qene i madh por mos u kruani …..

    1. kafshet
      paska marre te gjithe infeksionin e shpellarit
      AIDS ne TRU eshte shkaterrimtare per nji shoqeri .
      TI FLET ATE CFAR JE VET O MILET !
      (thote nji fjal e Urte popullore )

      Shpejt Vaksiimi i popullsise ga GRIPI I SHPELLARIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    2. dyshuesi says:

      Nikolini kishte gjak italian . Italianet jane te semure pas pjeshkes. Nuk cuditem qe mud edhe te kete ndodhur. Artist , tip emocional jo fort rracional siç edhe jane ne pergjithesi artistat. E ka thene halle Esmaja tek njeriu me top .

  12. Orli says:

    Cfare te te them une ty o “qytetar” qe nuk di te shkruash! Apo qe familja “qytetare” nuk te ka dhene nje emer por me dukesh si rrjet kanalizimi i nevojtoreve te lagjes qe ke per ta qelbur ate vend ku rri ne rast se bashkia nuk e ka ndertuar impiantin e perpunimit te fekaleve mix ashtu sic e ke.dhe ti emrin.

    1. orli ,
      kush je ti mero baze ?
      njihesh per surrati tend tashme nga te gjithe ,sepse perdor te njejte Shpifje per ata qe s’i ngjaje surratit tend te peshtire prej fshatari koke mut .
      Nqs nuk je mero baze ,

      lejo debati e mos blloko Replikat ,si e kei zakon gjithmon ,
      qe jepni komentet tuaja dhe bllokoni Replikat si Tinzare tashme te diskretituar
      nga te gjithe ,ne kto medie ,sepse ndiheni qenie deshtuar para qytetarit
      dhe kerkoni me te tilla metoda prej inferiori tinzar ,
      gjasme te maipuloni Debatin .
      Lejo Debate nqs keni mesuar sadopak sdo te thote qyteterim ,
      e vlere njerezore ,ose mbylluni e shpellen tuaj dhe zhgarravisni muret e shpelles me
      duke censuruar edhe incestin qe kryeni brenda medies me kulture kafshe )

  13. Orli says:

    Faleminderit memorja! Tani me freskove memorjen,ka qene akuzuar per nusen e djalit,tamam i persekutuar!!!!!! Ja paska kenduar kengen edhe “qytetarit” rrjet kanalizimesh…..

  14. dikur says:

    Aksinja , zemer, e di ate shprehjen çar te ben femija s’ta ben as perendia. Per babain ti ishe e emeruar pjaniste ne tirane minimumi mesuese muzilke . Babai juaj kishte kontribuar me arme ne dore per te sjelle ne pushtet Enverin. Ai i kishte bere planet mire qysh kur te vuri emer rus qysh kurt te dergonin te luaje pjano para njerezve me te pushtetshem te vendit. Por atij ja prishi planet yt vella . Prandaj shprehja e fillimit i rri sakte situates. A e dinte vellai se si denoheshin fjalet kundra pushtetit? Mire heren e pare po heren e dyte nuk kuptoi asgje nga hera e pare? Aa.. nese diskurojme per sistemin per ate duhej te kishe folur me babane se ai ndihmoi per vendoshen e tije me arme ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje