Çdo vit në fillim të nëntorit, një grup banorësh të Nju Orlinsit mblidhen në katakombet e famshme të qytetit në një ritual tradicional. Grupi i përket shoqatës Contessa Entellina, përbërë nga trashëgimtarët e arbëreshëve nga Siçilia, të ardhur në Shtetet e Bashkuara në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Kolegia Ardita Dunellari ndoqi ceremoninë e foli me pasardhësit e arbëreshëve të Nju Orlinsit:
Një pamje e pazakontë shpaloset çdo nëntor në katakombet Metaire të Nju Orlinsit: një festë mes varresh që vazhdon prej dekadash.
Me lutje, biseda, histori e shaka, si dhe me dolli e ushqime, një grup banorësh të qytetit mbajnë gjallë kujtimin e brezave që lanë fshatin siçilian Contessa Entellina e u vendosën në Nju Orlins në fund të viteve 1800 e fillim të viteve 1900. Ata sollën me vete gjuhën, kulturën, fenë dhe identitetin e fshatit të tyre arbëresh.
Nuk është për t’u çuditur që festimet hapen me lutje nga prifti ortodoks, prifti koptik dhe më pas prifti katolik, si një sintezë e rrugëtimit nëpër histori dhe identitetit unik që ata ruajtën për shekuj në Itali e vazhdojnë ta kujtojnë edhe në Nju Orlins.
Ata erdhën në një kohë ndryshimesh sizmike në jugun amerikan.
Historiani i shoqatës Contessa Entellina, Justin Lance Schiro, tregon se pas zhbërjes së sistemit të skllavërisë që solli lirinë për skllevërit, pronarët e plantacioneve kishin mbetur pa krah pune. Ata u paguanin rrugën me anije fermerëve të Siçilisë me një traditë të gjatë në bujqësi. Prurje të tilla krijuan një traditë të fortë tregtaresh e zejtarësh siçilianë në Nju Orlins, shumë prej të cilëve me origjinë arbëreshe.
“Gjyshërit nga babai janë të dy nga (fshati) Contessa. Ata u vendosën këtu në vitet 1800,” tregon Tony Foto. Ai shpjegon se gjyshërit nga babai dallonin nga prindërit e nënës së tij që ishin italianë, por jo arbëreshë:
“Gjyshërit nga babai flisnin anglisht dhe arbëresh. Nuk flisnin italisht. Gjyshërit e tjerë që kishin ardhur gjithashtu nga Italia nuk kuptonin asnjë fjalë që ata thonin në gjuhën e arbëreshëve”.
Nevoja i solli arbëreshët në Nju Orlins. Fati i vendosi në një qytet që kishte pritur e asimiliar komunitete të pafundme etnike. Profesori i historisë Lawrence Powell tregon se në Nju Orlins, vetë nga diktati i gjeografisë së qytetit, krijoi një kulturë tolerancë e shkrirjeje kulturore unike:
“Deri kur thanë kënetat në fillim të shekullit të 20-të, të gjithë banorët jetonin në një distancë rreth 3km nga brigjet e lumit Misisipi, pra nuk kishte hapësirë për të krijuar geto apo lagje etnike. Të gjithë jetonin bashkë. Njerëzit shkëmbenin receta nga gardhi i oborrit, kalonin kohën përjashta pasi nuk kishte kondicioner. Në Nju Orlins, njerëzit jo vetëm mësuan të mbijetojnë, por të krijojnë një kulturë për të shijuar jetën. Në një qytet ku jetonin në buzë të katastrofës, kur Misisipi mund të dilte në çdo moment nga shtrati e t’i përpinte, ata mësuan të gëzojnë të tashmen”.
Gjykatësi në pension, Salvador Mulé, e konsideron veten amerikan i brezit të parë: gjyshërit e tij i lindën fëmijët në Contessa Entellina, para se të vendoseshin përfundimisht në Nju Orlins. Ai kujton se si në fëmijëri dëgjonte gjuhën arbëreshe:
“Kur vizitonim gjyshërit, prindërit flisnin me ta në gjuhën arbëreshe që të mos i kuptonim ne fëmijët. Por ne nuk na e mësuan kurrë gjuhën e tyre”.
Gjenerata më e vjetër përpiqet të tërheqë brezat e rinj në këtë traditë. Aktivistja Joyce Schiro ndihmon me kërkime gjenealogjike për të zbuluar rrënjët e prejardhjen e pjesëtarëve të shoqatës.
Presidenti Gasper Schiro, jurist në pension, beson se këto aktivitete ofrojnë më shumë se thjesht një mundësi për t’u mbledhur e për të kujtuar të afërmit që janë ndarë nga jeta.
Për disa, identiteti arbëresh ka mbetur thjesht një jehonë nga e kaluara e brezave. Për të tjerë, si Lisa Gourgues, është një mundësi për të kuptuar veten dhe për të zbuluar degët e largëta të familjes:
Lisa Gourgues, Nju Orlins
“Kur isha e vogël mendoja se isha italiane; mësova se isha siçiliane, pastaj më treguan se gjyshi ishte arbëresh/shqiptar”.
Gjyshi i Lisës nuk ishte nga fshati Contessa Entellina por nga Santa Christina Gela. Por meqë Contessa Entellina feston trashëgiminë arbëreshe në Nju Orlins, ajo gjen arsye të përfshihet në ceremony.
Lisa tregon se kishte gjithmonë kuriozitet për gjyshin që kishte vdekur para ajo të lindte.
“Nëna gjithmonë më tregonte se ai dukej ndryshe nga siçilianët, pasi ishte bardhosh me flokë e sy të errët”.
Në përpjekje për të mësuar më shumë për të, ajo vizitoi edhe fshatrat siçiliane nga vinin familjet Palermo dhe Musacchia nga ridhte gjyshi. Një kuriozitet që e ka lidhur tani me kushërirë të shumtë që ende ndjekin traditën arbëreshe në Itali.
Për ata që ende nuk e kanë realizuar ëndrrën për të vizituar fshatin e të parëve në Siçili, festa e nëntorit merr një rëndësi të veçantë…
“Është tradita që ka kaluar nga gjyshi, tek babai, e tani tek unë,” thotë Tony.
Një traditë që i ndihmon këta banorë të Nju Orlinsit të kujtojnë udhëtimet e arbreshëve shekuj më parë drejt Italisë dhe të afërmve të tyre drejt një jete të re në Shtetet e Bashkuara.
Arbereshet kudo që janë në çdo vend të botës ruajnë origjinalitetin e tyre, kjo duket qartë edhe në videon sado që nuk flasin në gjuhën e tyre por anglisht. Filloi ceremonia e festës me falje nga prifti orthodoks, kopt, katolik,mungonte hoxha?Ky është një fakt që tregon origjinalitetin e tyre fetar. Fatkeqësisht gjuha është asimiluar në vendet e largëta të mërgimit të dytë të kësaj popullsie. Edhe në Greqi ata që e flasin gjuhën Arvanitase janë mbi 50 vjeç të cilët jetojnë në fshatra dhe jo në qytete të mëdha. Faktor tjetër i asimilimit të gjuhës janë martesat me popullatën e vendit ku bashkëjetojnë. Nuk e di se çfarë bëjnë ata të Italisë? Kjo është arsyeja që humbi gjuha dhe jo disa teori që na nxjerrin disa “filozof” se nuk i lejon Greqia apo Italia që të përdorin gjuhën dhe të trashëgojnë traditat e tyre. Se simbas tyre edhe në Amerikë nuk i lejojnë? dhe këta “filozof” nuk na flasin fare kur bëhet fjalë për Arnautet e Turqisë a i lejon Turqia të vet deklarohen për origjinën e tyre, të flasin gjuhën e tyre dhe te zhvillojnë traditat e tyre?
Ne Turqi vlleh i Dropullit ka me qindra organizata shqiptare, flamuri shqiptar valvitet kudo, gjiha shqipe eshte gjuhe me zgjedhje ne gjithe nivelet arsimit turk.
Pervec kesaj Arnautet respektohen ne maksimum dhe shqiptaret jane pjese e elites politike dhe ushtarake.
Turqia ja ka hap dyert shtetit shaiptar per cdo gje.
Mos harro edhe nje gje, qe shumica e shqiptareve ne Turqi jane te vajtur dhe jo vendas sic jane Arvanitasit prej 700 vitesh apo Camet.
Arbereshet edhe mund ti kene humb disa gjera origjinale se kane kalu 540 vite qe kur kane ik.
shikoni o kurdhet e anastas kurves(janullatusit)..
amerikane me prejardhje si siciliane,siciliane me prejardhje arbereshe,arbershe me prejardhje shqiptare
sa shekuj kane kaluar,sa kontinente kane ndryshuar,sa ka evoluar bota?konshienca ngelet e njejte..nje gjuhe,nje flamur,nje ndergjegjje kombetare,nje veshje tradicionale..e pa ndryshuar,e cila trashegohet nga gjysherit tek prinderit,nga prinderit tek femijet..
ju o beqire e bij beqiresh,per nje cope leter(kartja) qe tani nuk fshin as bythen e per nje cope pension u bete “greke” brenda nates hahahaha
sa per arbereshet e Sicilise,mqs kam qene vete atje,po ju them qe ata e kane shume qarte identitetin e (para-ardhesve te) tyre shqiptar,dhe jane shume te drejte per drejte ne reagimin e tyre ne kete pike..pra thene me fjale te tjera,nuk pranojne kurresesi psh. ti thone vetes “greke” ..kete ata e perjashtojne kategorikisht edhe pse kisha eshte bizantine
edhe ju o kurdhet e halese,edhe pse kujtoni se jeni “greke”,ne fakt ne fakt thelle ne ndergjegjen tuaj e ndjeni qe nuk jeni te tille,sepse nuk mund te jesh dicka qe nuk je…
Kam pare nje film,nje ngjarje mbi nje pogrom qe irlandezet bene mbi nje grup sicilianesh te akuzuar padrejtesisht per nje vrasje qe iu atriboheshin pa nje pa dy Italianeve.Nje personazh kishte mbiemrin Matranga,dialogu kishte fraza ne nje italishte shume arkaike por dukeshin sikur mendimet ishin si te arealit shqiptar.Mbase edhe futbollisti Martin Palermo ashtu si futbollisti kokkuq Lala amerikan apo aktori holllivudian Matrenga vijne nga Contesa Entelina.Gjaku s’behet ju.
Po mire keta te ashtuquajturit arbereshe. Kur i braktisen trojet shqiptare gjoja i braktisen nga turqit. Po italine perse e braktisen valle??. Apo perralla vazhdon. Me siguri kete here e braktisen nga mafia.
E braktisen se italia vuante nga uria.Mbi 50 milion kane ikur nga italia ne emigracion.
Sh.e sakte kjo
@Ardi. Cfar thua mer plak sot Italia ka pothuajse 60 milion. Kur kane ikur keto kane qene rreth 40 milon. Si paskan ikur nga Italia 50 milon banor. Nejse me siguri te paret e tyre kane qene ndonje grup kriminal ne trojet shqiptar dhe jane deportuar ose arratisur. Se edhe sot jane shume pak arbereshe .E jo me para 500 vitesh.Se perndryshe do te iknin te gjithe shqiptaret jo vetem keto. Por historia e vertet hedh poshte rrenat qe kemi mesuar ne historine komuniste. Sot dalin fakte qe shqiptaret kane udhehequr ne shumicen e rasteve perandorine Osmane. Edhe varri i Skenderbeut atje eshte nje mashtrim sepse eshte bosh. Dhe eshte ndertuar brenda ish xhamise se Lezhes.Dhe kjo shton me teper dyshimin se Skenderbeu ka egzistuar thjesht si nje njeri i zakonshem.Dhe me pas i kthyer ne mit. Perndryshe nese do te ishte aq i rendesishem do ta kishte dhe ai nje varr. Si vete bashkohesi dhe armiku i tij Ballban Pasha te cilit varrin e tij ja prishen komunistat ne Petrele te Tiranes.Me 1967.
O Kodra. Mesa kuptoj ti nuk njeh mirë përbërjen etnike të rrethit të Gjirokastrës. Në krahinen e Dropullit nuk ka asnjë fshat vllah folës nga Derviciani dhe deri në Koshovice dhe janë të gjitha fshatrat me kombësi Greke, gjithashtu janë dhe tre fshatra Grek folës orthodox të cilat në periudhën e Lartmadhrise Mbretit Zog janë paguar kryeplaket e tyre dhe kanë refuzuar kombësinë greke. Frastan, Lugar, Gorice. (tre lulet e Dropullit i kishte quajtur Zogu) këtë unë e di se ma ka thënë njëra nga gjyshet e mija që ishte bijë nga një nga këto fshatra. Dhe e fliste dhe shkruante si shqipen dhe greqishten. Vazhdojmë me shqiptarët e Turqisë, në Kostandinopojë në rajonin që quhet Galata jetojnë sote kushërinjtë e dytë që kam të cilët kanë lindur atje edhe gjyshërit e tyre gjithashtu. Një pjesë e tyre u përzunë me forcë në vitin 1971-73 ata që mbeten atje shpëtuan sepse një nga vajzat qe martuar Turk Shqipfolës me origjine nga Korça dhe keshtu shpëtoi dhe pasuria e tyre. Kam biseduar disa herë me shokët e tyre shqip se nuk di turqisht dhe as ata greqisht. Në gjuhën shqipe flisnin vetëm brenda shtëpisë ose në dyqan dhe kur nuk kishte asnjë klient aty. Ato shoqata shqiptare që thua ti që janë hapur në Turqi, janë hapur këto 10 vitet e fundit se u ka ven kushte BE. Edhe një gjë akoma politika e Turqisë nuk e ndihmon Shqipërinë por e përdor si mashe në mes të Ballkanit dhe keshtu e dëmton duke i sjellë ngatresa me fqinjët dhe pengesa për antarsim në BE se Turqia e di mirë që ska për të hyrë në BE, ndërsa Shqipëria e ka nevojë BE se nuk ka ekonominë e Turqisë. Këtë sa më shpejt do ta kuptojnë politikanët shqiptarë aq më mirë do të jetë për popullin.
Historia e arbereshve eshte histori bashkimi (nuk ka rendesi sa larg ne kohe, larg ne km, gjithmone prane ne zemer. Sic thone ende : jemi arberesh, jemi arber. Falemeniderit per mesazhin