Kompania e teknologjisë “Huawei Albania” në bashkepunim me organizaten “Fundjavë Ndryshe” , u kane ardhur ne ndihme femijeve qe jetojne dhe studiojne ne zonat periferike te Tiranes.
Kompania shpërndau çanta dhe mjete shkollore për fëmijët e shkollave 9 vjecare ne Kamëz , Zall- Herr dhe fshatrat përreth.
“Ne besojmë që edukimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar boten. Ndaj, objektiv I fushates ishin arsimi I fëmijëve me kushte te vështira socialo- ekonomike”, tha Drejtuesi i kompanise ne Shqiperi, Kobe Cui.
Kjo nismë bamirësie i hap rrugën veprimtarive të tjera humanitare që kompania “Huawei” ka vendosur të kryeje në të ardhmen.