Fiksimi i Ilir Metës me videopolitikën!

17 Nëntor 2019, 18:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është e qartë që Ilir Meta beson tek fuqia e videos në politikë. Regjistrimi i tij nga ish ministri i tij vazhdon të mbetet rekord në politikën shqiptare.

Me bllok në dorë, duke numuruar gjithë pazaret e tij private në emër të shtetit Ilir Meta tronditi shoqërinë, e cila reagoi me një protestë madhështore ku Sali Berishës ju desh të vriste 4 vetë e të plagoste 30 të tjerë, për ta shpërndarë.

Ilir Meta vetë u plagos rëndë politikisht dhe arriti të përdorë Berishën dhe presionin ndaj tij për koalicionin, për ta mbyllur çështjen me dhunë në Gjykatën e Lartë. I vetmi gjyqtar që i doli në pakicë ishte Ardian Dvorani.
Ndaj tij bëri disa makinacione.

Rregjistroi biseda sekserësh që flisnin me njëri tjetrin se si e kishin mbyllur dhe me Dvoranin pastaj këto ja çonin atij për presion. Meqë nuk u tërhoq, atëhere u bë target e sulmeve të koordinuara me Berishën, i cili kishte një tjetër makth me Dvoranin.

Vëllai i Dvoranit është një nga ushtarakët e vrarë në Gërdec në biznesin e djalit të Sali Berishës dhe paranoja e tij është se, nëse çështja e djalit rihapet ai ka “gjaksin” në Gjykatë.

I bindur se armiqtë shkatërrohen me video, Ilir Meta po bën përpjekjen e fundit që të çudisë njerëzit me një video për armikun e tij në drejtësi.

Nuk e di çfarë mund të ketë një video e Ilir Metës, por gjëja e parë që do bëjmë të gjithë është se do ta krahasojmë me videon e tij. Është një rast për ta riparë atë dhe për të kuptuar se çfarë drejtësie kemi pasur. Akoma më shumë është një rast për të kujtuar Dvoranin si gjyqtarin që e ka kundërshtuar atë vendim.

Kjo është e vetmja gjë që vlen nga paralajmërimi Ilir Metës dhe fiksimi i tij për videot. Vlen së paku që ajo video të rigjykohet bashkë me çështjet e tjera të mbyllura.

17 komente në “Fiksimi i Ilir Metës me videopolitikën!”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Poshte dy njerzit me te pa denje te te gjitha kohrave I.M S vicidoli.

    1. ben says:

      Mero
      Dvorani eshte 1 nga 5 gjyqtaret e gjykates se larte qe votoi njelloj si koleget e tij,
      Pro Ilir Metes
      Nuk mund te besh te bardhen te zeze se keshtu I duhet partise
      Se po te boton Ilir Meta vendimin me firmen e Dvoranit ne favor te metes.
      Qe te mbrosh 1 njeri si Dvorani eshte njelloj si mbrojtja qe I beri rilindja gjithe banditeve te saj dhe se fundi kajmakut. Dhe pastaj del kr rilindasi e thote skemi faj ne ,nuk e njihnim.

      1. Iliri says:

        OOOO ben ….pash njat zot..ku i ke marre tana ato mend? Qende i mencem pasha zotin mbi dhe ! Po me cfare merresh o djalosh…megjithse veni yne ka nevoje per blegtor….ti duhesh ta leshe ate pune…Shpejt ne qender..’Ata’ te rilindjes qenkan armir…po mire shko te ‘miqte’ tu shkatrrus e vrases te shqiptareve e shpreses tyre. Zor se harron kush per kaq kohe ,historite kriminale te bandes 30 vjecare.

      2. shoku benit says:

        Nese interesohesh sadopak per vendimarrjen e dvoranit, edhe se realisht votoi pro pafajsise se metes pergjate gjithe gjykimit, ne vendimet e ndermjetme qe u ndermoren si zevendesimi i eksperteve dhe caktimi i eksperteve te korruptuar shqiptar dvorani doli kunder. Per me teper ne momentin e dhenies se vendimit perfundimtar z. Dvorani shkroi dhe nje vendim paralel te cilen nese e lexon fare qarte godet gjithe procesin dhe ne menyre indirekte shprehet qe nese procesi do zhvillohej ndryshe, vendimi do te ishte ndryshe ( mospranimi ekspertizes nga ekspertet amerikan, caktimi i eksperteve shqiptar vendime per te cila dvorani doli kunder).

        1. ben says:

          A ka mundesi te publikosh vendimin e zbardhur te gjykates se larte???? Ose adresen online ku lexohet???
          Se kushtetuta e kishte te zeze mbi bardhe nenin 129 ajo tjetra u betua te parukieria, dhe gazetat e rilindjes thoshin eshte sipas kushtetutes.
          Kaq shume sa ka genjyer rilindja vetem botimi I vendimit te gjykates me gjithe arsyetimin dhe firmat e gjyqtareve poshte hedh poshte gjithe zhurmen.
          Mgjth ka 1 veshtiresi sepse sipas bankes boterore ne shqiperi 60% e popullsie jane analfabete funksionale, nuk kuptojne ate qe shkruhet ose e thene shqip delenxhinj.

    2. XheJ eN Bi says:

      Kini për të parë një ” Babale 3″.
      Skenari është : personat që do jenë në video ( po të jetë me figurë) do kërkojnë azil në Belgjikë.
      Videon do ta çojnë në Itali për ekzaminim dhe kur të kthehet Iliri do jetë shkarkuar .

  2. Edi says:

    Me sa duket nuk i dini pislliqet e ktij dvoranit qe ben cfar i tjot gruja..ne insig ka ber cka dash me dosjet e gjyqeve se duhet te fitonte e shoqja me patjeter. Esht shum i pist ky tipi. Kurse ky presidenti dihet cfar esht..por kte dvoranin mos e mbroni se na e shpifet. Ktu duket qe ska reform n drejtsi.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    As ska me ja ven veshin njeri edhe me videon qe do nxjerri, se u ngopen njerezit me video.
    Presidentit po i vjen fundi ska me se ku mbahet.

  4. h says:

    Metoda qe shprehin mire degjenerimin e tyre kulturor dhe estetik.
    Sikur reformen ta bente Rama,do kisha shume dyshime.
    Duke qene se reformen e drejton USA.UE tregon se meta eshte i trembur dhe fajtor.
    Kur meta flet per video-regjistrim ,qesh me lot.
    Ky injorant harron video-regjistrimin e vet ?
    Apo eshte i bindur qe e konsiderojme te pafajshem si mediat e shitura ?

  5. Oparaku says:

    Edi mos ta ka futur edhe ty kt Dvorani qe paske marre inate si Ilir Meta e Sali Berisha. Se vetem ato qe kane henger prej tij sot i dalin kunder.Te te bej nje pyetje per ty kush ka rendesi me teper ti si individ apo problemet e GJK.Faliminderit per mirkuptimin.

  6. vasili says:

    Per videon e Like floririt me siguri kane kontribuar babolet e PD.

  7. Arturi says:

    Mero Baze, a mund të përgjigjesh atëherë se pse e vuri Rama President kur qenka kap me bllok në dorë dhe për më tepër paska qenë shkaku i 21 Janarit ? Apo ashtu e lypte interesi politik i kohës, ndërsa tani që e ka tepsinë komplet, hajt t’a hedhim në plehra e të kapim një nga një gjithë institucionet. Të gjithë muter Jane duke të përfshirë edhe ty. Na morët në qafë legena. Na nxorët emigrant kur nuk e kemi pas kurrë nder mend.
    Postojeni

  8. ETHEM LALAJ says:

    Shume Sakte.META eshte ne panik.I ka ngelur vetem Saliu ne hirizont,ne tunelin e erresires.
    -Krimet e Ilirit & Saliut ndaj popullit ne 30 vite jane te pa-shembellta.
    -Dritan Prifti vdiq prej Metes por vidioja e 700 mij € eshte aty.Ate e ka pare i gjithe populli.
    -Duhet thebe se Meta po therret Saliun ta ndihmoi ne katrayren qe beri me GJK ..edhe kjo me urdher te Saliut si e vetmja shprese qe Meta te shpetoi nga shkarkimi e mandej nga burgu.Dhe me pas duhet ta ket radhen Saliu,Luli,Mediu,Zeni.. etj.

  9. JAM PAK KURIOZ TA DI!! says:

    YMER A ESHTE E VERTET SE SHKON DHE I MBLEDH TE KOSHI I PLEHRAVE LETRAT HIGJENIKE TE CILAT I PERDOR SALI BERISHA DHE I MBAN NE GJEP PER TI MAR ERE KUR DR ESHTE I ZANUN ME OBLIGIME

  10. Koba says:

    Nuk ka ma VAZHDIM .U erdhi FUNDI te Paudheve.Mero + Ngjela=1 (Jane Njesha qe te Dy.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje