Tirana feston sot 75 vjetorin e çlirimit, Veliaj: Kryefjala sot duhet të jetë ta zhvillojmë Tiranën me çdo kusht

17 Nëntor 2019, 12:51Sociale TEMA

Tirana ka kujtuar sot 75 vjetorin e çlirimit, si dhe ka nderuar të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuar edhe jetën e tyre në një nga përballjet më të ashpra kundër pushtuesve nazifashist. Zëvendëskryeministri Erion Braçe, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, deputetë dhe veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, u bënë pjesë e ceremonisë zyrtare të përkujtimit të luftës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit. Në nderim të sakrificës së atyre të rinjve të rejave, që me luftën e tyre e reshtuan Tiranën në anën e duhur të historisë, në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se ky jubile i çlirimit, e gjen Tiranën një qytet shumë herë më të mirë dhe të zhvilluar dhe kjo sipas tij do të ishte e pamundur pa sakrificën e atyre të rinjve dhe të rejave që gjatë Luftës së Dytë Botërore dhanë edhe jetën e tyre në luftë kundër pushtuesve. “Nderojnë dhe respektojnë si kurrë më parë, pas një treçerek shekulli memorien e të gjitha faktet, e të gjitha kontributet për të mos harruar, dhe për të treguar që një popull që kujton nga ka ardhur di ekzaktësisht se ku po shkon. Sot jam mirënjohës për të gjithë ata që na kanë nderuar dhe mezi pres që ne ta kthejmë në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë, këtë 75 vjetor në një vit jubilar të paharruar për të kuptuar momentet historike dhe heroike të popullit tonë në Luftën e Dytë Botërore dhe në çlirimin si i vetmi popull dhe i vetmi kryeqytet që u çlirua vetë pa trupat sovjetike. Sot ne përkujtojmë së bashku tek monumenti ‘Ushtari Panjohur’ kauzën ekzistenciale të lirisë së kombit tonë”, – u shpreh Veliaj.

Më tej ai theksoi se falë kurajos dhe vendosmërisë së atyre burrave dhe grave që u ngritën dhe luftuan për çlirimin e kryeqytetit, sot Tirana e kujton atë luftë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së saj. “Betejë kishte në Laprakë, te Pazari i vjetër, te Kodra e Kuqe, te sheshi qendror, te Xhamia e Vjetër, në Qafë Krrabë, në Sauk, Pezë, Vorë, Farkë, Kamzë, Shkozë, Tufinë, Babrru, te ura e Farkës, Petrelë, Yzberisht dhe në Kashar. I thashë këto për t’u ndjerë krenar secili qytetar që jeton edhe në Tiranën e madhe, ku edhe në fshatin më të vogël pati një organizim ato 20 ditë. Duke lexuar në arkivat gjermane, antifashizmi shqiptar mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë tonë, pikë. Ky është një moment për të respektuar dhe nderuar sakrificat e mijëra të rinjve dhe të rejave”, – tha Veliaj.

Por ai shtoi se vendit tonë jo çdo e keqe i ka ardhur nga pushtuesit, duke theksuar se ashtu si atëherë edhe në ditët e sotme kundërshtojnë çdo projekt që kërkon të zhvillojë Tiranën dhe Shqipërinë. “Unë gjykoj se shumë nga problemet kyçe që kemi nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, shpesh ka ardhur nga një minorancë brenda nesh që kundërshton gjithçka, kundërshton çdo progress, kundërshton çdo iniciativ. Sot shumë prej nesh do shikojnë inaugurimin e Statudimit Kombëtar. Edhe për të tilla gjera kemi beteja. Mbaj mend kryeministrin dhe lumin e sharjeve, baltës dhe të shpifjeve që duhet të duronte për idenë se si mund të kishim një stadium që në pamundësi të parave tona ne të kishim mundësi të përdornim edhe para nga sektori privat për të pasur sot një arenë kombëtare që na bën të gjithëve krenar. E përmend këtë për të kuptuar që shpesh punët e mira i pengojmë vet, sterkëmbëshat i bëjmë vet, thikat pas shpine i bëjmë vet, intrigat i prodhojmë vet, keq për Shqipërinë flasim vet, sabotimin e bëjnë një pjesë prej nesh”, – u shpreh Veliaj.

Ndaj ai theksoi se ky 75 vjetor përveçse për të festuar duhet të shërbejë edhe për të reflektuar dhe për të kuptuar se kur shqiptarët bëhen bashkë ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore mund të bëjnë gjera të mira për vendin. “Nëse ka një reflektim nga Lufta e Dytë Botërore është pikërisht ky, kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka forcë që na vë poshtë dhe nuk ka betejë që ne nuk e fitojmë. Ne do të jemi proaktiv dhe bashkëpunues si një ushtar dhe partizan që nuk pyeste sa e madhe ishte beteja dhe sa i fortë kundërshtari por sa i rëndësishëm ishte misioni. Sot pyetja nuk është sa e vështirë është të integrohemi pyetja është nëse ky është një mision i rëndësishëm të gjithë duhet të jemi gati për të përfaqësuar shqiponjën dy krenare dhe flamurin kuq e zi për ta fituar këtë betejë. Vetëm së bashku siç mundëm nazifashistët në shekullin e kaluar mund ta ndërtojmë një qytet modern europian për 100 vitet e ardhshme”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se ashtu si 75 vite më parë burrat dhe gratë I kishin vënë qëllim vetes ta çlironin kryeqytetin me çdo kusht ashtu edhe tashmë brezi I sotëm duhet ti vërë qëllim vetes që ta zhvillojë Tiranën me çdo kusht. “Tirana mbush vitin tjetër 100 vjeç dhe në këtë 100 vjetor ka ardhur koha të bëjmë një bilanc për 100 vitet që lamë pas por më e rëndësishme të projektojmë 100 vitet e tjera të Tiranës. Jam shpresëplotë siç ishte ai shembull i një Shqipërie të vogël në vitin 44 vetëm me 800 mijë banorë, Shqipëria ishte më e vogël se sa është Tirana sot arriti ta çlironte vet kryeqytetin. Fjala më e përdorur në atë kohë ishte Tiranën ta çlirojmë me çdo kusht, sot fjala më e përdorur duhet të jetë Tiranën sot ta zhvillojmë me çdo kusht. Shpresoj shumë që secili prej jush ka vënë një flamur kuq e zi në ballkonin apo dritaren e vet. Nëse nuk e keni bërë vendoseni të lutem dhe ta kthejmë të gjithë Tiranën kuq e zi si pjesë e një kujtese të madhe”, mbylli fjalën e tij Veliaj.

 

 

6 komente në “Tirana feston sot 75 vjetorin e çlirimit, Veliaj: Kryefjala sot duhet të jetë ta zhvillojmë Tiranën me çdo kusht”

  1. Pellazgos says:

    Kush luftoi per Clirimin e Shqiperise,Balli Kombetare qe e kuptoj qe atehere natyren dhe strategjine e ashtuquajture komuniste,apo populistet komuniste qe mashtruan popullin dhe e sollen atje ku jemi sot?
    A nuk ishin tradhetare komunistet ata qe sabotuan Mukjen,d.m.th Bashkimin Kombetare?
    Edhe nje njeri me pak llogjike e percepton qe Mukja tregon qe Balli Kombetare nuk qe me Italianet,ndryshe nuk do ftoheshin per bisedime per bashkim.
    Nga sa lexojme,Balli Kombetare qe edhe neutrale,qe po te fitonte Italia Gjermania Japonia Cameria do qe e Shqiperise,Dhodheka-nisjane Greke qe moren nga Turqia ne 1912 en Italianet nuk do e humbisnin.
    Balli Kombetare e kuptoj qe sistemi komunist pa Parlament pa Dialog popullore,qe nuk tregon respekt per njeri tjetrin,ishte katastrofa me e Madhe e Shqiperise.
    Kush me thote sot qe Protektorati i quajture Albania nuk vete as ne ha…….e pa pyetur amerikanet.
    Ku eshte diferenca e inteligjences se Ballit me “Ballistet” e sotem,te djathte dhe te majte?
    Festoni “Clirimin” e Shqiperise sot nga turqia dhe Italia,kur keta jane armiqte e Pirros,Kastriotis Epirit.

  2. Zagora says:

    Z.kryebashkiak i Tiranes!
    Une jam biri i nje prej partizaneve qe cliruan Tiranen dhe banoj sot ne Yzberisht,ku shikoj se ju e keni diskriminuar plotesisht 50 mije banoret e tij,sepse nuk keni bere per 5 vjet asnje investim!
    Si mund te krekosesh zotrote se ke punuar per qytetaret e Tiranes,kur keta qytetare i ke trajtuat ne disa kategori,sipas largesise nga zyra e juaj,nga vlerat qe i behen imazhit tuaj dhe nga interesat tuaja personale?!
    Krekosesh se ke hedhur miliona ne sheshin Skenderbej,po ai shesh te sherben vetem ty dhe shefit tend,se mua dhe femijve e nipave e mbesave te mij as do jetojne e as do argetohen tek ai shesh se fundja aty nuk kane cfare te bejne se eshte shkretetire!
    Jeta e njerezve behet 99% prane zonave te tyre te banimit e nuk do mblidhen mijra femije te Tiranes te argetohen ne qender te Tiranes,se as kane mundesi,kohe etj te nine,por as kane se ku te argetohen!
    Se po te ishte keshtu,sic gjykoni ju,atehere edhe ne banoret nuk kishim pse blenim shtepi me vehte cdo familje,por le te ndertonte bashkia kapanone si ne ushtri dhe mbyllej problemi!
    Prandaj gjykoj se kryebashkiak,aq me teper i Tiranes,kurre nuk duhej zgjedhur nje adoleshent,qe nuk ia ka haberin halleve te njerezve,por as e di se si te zgjidhen keto halle!
    Dhe e keqja me e madhe e juaj eshte se as mbani keshilltare me te mencur nga ju,por as i degjoni ata!
    Se ju pelqen mendja juaj ashtu siv ben edhe Rama!

  3. Baton DR says:

    Me çdo kusht i bie si zakonisht: me çdo qindarkë e pikë djerse të çdo shqiptari që jeton jashtë Tirane…!

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    “Nje popull qe kujton se nga vjen e di egzaktesisht se ku po shkon” thote Lali Euri, dhe jam dakort kete rradhe sepse ky popull po shkon egzaktesisht andej nga ka dale, ne pith te semes.

  5. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    “Nje popull qe kujton se nga vjen e di egzaktesisht se ku po shkon” thote Lali Euri, dhe jam dakort kete rradhe sepse ky popull po shkon egzaktesisht andej nga ka dale, ne pith te semes..

  6. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    “Nje popull qe kujton se nga vjen e di egzaktesisht se ku po shkon” thote Lali Euri, dhe jam dakort kete rradhe sepse ky popull po shkon egzaktesisht andej nga ka dale, ne pith te semes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje