Për shumë vite, ata kanë qenë shembull në fushën e blertë të futbollit, kur me lojën e tyre kanë bërë për vete zemrat e shumë tifozave kuq e zi. Sot kanë zgjedhur të bëhen shembull qytetarie, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë. Ish-futbollistët e kombëtares sonë të futbollit, Igli Tare, Alban Bushi, Klodian Duro, Altin Haxhi, Foto Strakosha dhe Erion Bogdani iu përgjigjën ftesës së kryebashkiakut Veliaj për të mbjellë pemë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit, e cila vetëm pak vite më parë ishte shndërruar në hapësirë grumbullimi mbetjesh urbane.
Veliaj falenderoi legjendat e kombëtares për çfarë kanë dhënë në fushë si kampionë dhe për gatishmërinë për të treguar qytetari me mbjelljen e pemëve. “Jam shumë krenar që kemi një skuadër “All Stars”, skuadrën e ëndrrave të Shqipërisë në ditët më të mira. Kush është kampion i vërtetë është i tillë në çdo fushë, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në fushën e mjedisit, të familjes dhe komunitetit. Jam krenar që jam këta kampionë, mbi të gjitha si qytetarë, dhe besoj se një akt i vogël qytetarie i mbjelljes së një peme, është një mesazh që japim për gjeneratën që vjen. Shumë prej nesh thamë se nuk kishim kapur lopatë prej vitesh, por besoj se për një kauzë të mirë të gjithë japim kontribut”, tha ai.
Kryebashkiaku shtoi se sporti dhe mjedisi janë të domosdoshme për një jetë të shëndetshme. Ai theksoi se shumë të rinj që merren me sport po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë edhe për mjedisin që na rrethon. “Kur një kryetar bashkie ose një menaxher qyteti pyetet për asetet, flet për rrugë, për sheshe, për pazare, për shkolla, për ndërtesa. Ndonjëherë e harrojmë se aseti numër një janë njerëzit. Sepse qytete pa bulevard, pa sheshe ka, por qytete pa njerëz nuk ka. Na ka kapur mania për të përdorur gjithmonë makinat që shkaktojnë ndotje, në këtë kazino-kapitalizmin e 30 viteve të fundit, ‘kap ça të kapësh’, pa menduar mendo për natyrën. Por, besoj se po vjen një gjeneratë e re, me çuan dhe goca që duan të merren me sport dhe që po e ndjejnë çështjen e mjedisit”, shtoi Veliaj.
Ai informoi ish-futbollistët me nismën e Bashkisë së Tiranë për të mbjellë 2 milionë pemë, ndërsa theksoi transformimin që ka pësuar pikërisht kjo pjesë e parkut duke u kthyer në një nga hapësirat më të preferuara edhe për ata që duan të merren me sport. “Kemi transformuar një territor që ishte komplet i degjeneruar dhe i degraduar. Natyra ka një të mirë: po u solle mirë me të, ta kthen të mirën; shikoni çfarë lulëzimi është bërë aty ku më parë ishte vetëm pushtim dhe zaptim. Ne mund të kemi opinione të ndryshme për politikën, por biem dakord që çunat dhe gocat e rinj duhet të merren me sport dhe duhet të rrinë pranë natyrës. Ka qenë çelësi i suksesit për këta çuna, mund të jetë edhe për një gjeneratë tjetër çunash dhe gocash”, tha kryetari i bashkisë.
Legjenda e portës së skuadrës tonë kombëtare, Foto Strakosha falenderoi kryetarin Veliaj për këtë nismë, me shpresën se prania e ish-futbollistëve të ndërgjegjësojë edhe qytetarë të tjerë që t’i bashkohen mbjelljes së pemëve. “Shpresoj që qoftë edhe ky ngacmim i vogël nga një grup ish-futbollistësh të vjetër, të jetë ajo ana pozitive për një të ardhme më të mirë dhe më të bukur, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Shpresoj që kjo të ketë vazhdimësi dhe të ketë një të ardhme më të mirë”, tha Strakosha.
Ish-sulmuesi ynë i kombëtares, sot një nga drejtorët sportiv më të suksesshëm në Itali, Igli Tare, tha: “Është një kënaqësi e madhe. Kam mundësinë t’i ndjek gjithmonë nga jashtë këto nisma shumë të bukura, të organizuara në mënyrë perfekte nga ana e Bashkisë, për të dhënë kontribut edhe sa do të vogël sot për rritjen e mirëqenies dhe mbi të gjitha, edhe për të dhënë mesazhe për brezat e ardhshëm. Ky është një park ku ne kemi lidhur fëmijërinë tonë, shumë pjesë e rinisë tonë është e lidhur me këtë park ku kemi pasur mundësi të stërvitemi. Kështu që, është një kënaqësi e veçantë që sot ndodhemi këtu nëpërmjet një mesazhi inkurajues për brezat e ardhshëm. Të japim çdokush nga ne një kontribut sado të vogël, por që do të jetë për të mirën e brezave të ardhshëm”, tha Tare.
Ish sulmuesi tjetër i kombëtares tonë të futbollit, Alban Bushi përmendi ndryshimin që po pëson Tirana, me më shumë gjelbërim, parqe, kënde lojërash e ambiente sportive. “Së fundi Tirana po krenohet për shumë gjëra, me parqe lodrash, me mbjellje pemësh, me shumë e shumë gjëra të tjera. Por, një nga gjërat kryesore që ka Tirana në këto momente është Parku i Liqenit. Jo vetëm që i jep shumë oksigjen Tiranës, sepse më parë nuk e kishim këtë lloj oksigjeni. Kemi parë si ishte Tirana më parë dhe se si është tani; por sa i përket anës sportive, këtu stërviten shumë njerëz, marrin oksigjen, stërviten edhe shumë fëmijë të vegjël. Dikur edhe ne jemi stërvitur këtu, kur kemi qenë me të rinjtë e Tiranës. Nuk kishte shumë hapësira ose vraponim nëpër ato kodrat, ku edhe ndonjëherë mund të thyenim edhe këmbën. Kurse tani, shikoni sesi është, ka edhe pista për të bërë vrap. Mendoj që ta vazhdojmë këtë nismë, të mbjellim edhe më shumë pemë, jo vetëm ne sportistët, por të gjithë qytetarët e Tiranës”, tha Bushi.
Pse nuk i bie edhe ambasadoret e huaj ne Tirane te mbjellin peme ne Yzberisht(KMY),qe me kete rast te njihen me “mrekulline” e qeverisjes tende mashtruese e diskriminuese?
Leje ma se ja shkrite me lto legjenda qe skan arrit me shku njihere ne boterore ose europe.ik or pashZotin se skemi futboll ne jemi lolet e botes ne futboll
Nje nga shfaqjet me te urryera e lidereve shqiptare,vecanerisht te Rames dhe Veliajt (qe jane prej 5-6 vjetesh ne keto poste) eshte fakti,qe mbeten duke dale cdo dite apo disa here ne dite edhe per gjera ordinere,sic eshte kjo mbjellja e pemeve ne TV!
Rama kete pune e ka peshtirosur aq shume sa ngrihet ne mengjes e poston foto apo vidio me shkrime te ndonje gazete te huaj per Shqiperine,foto te natyre shqiptare sikur te jete krijuesi i saj etj,duke harruar se eshte kryeminister e fotograf!
Veliaj kurre nuk ka bere pritje populli,bile as qe merret fare me ankesat qe i drejtohen atij personalish duke vertetuar keshtu se jo vetem shkeputjen totale nga hallet e qytetareve te Tiranes,por sr gjithcka e mbulojne vetem me reklama mashtruese!
Qytetaret e Tiranes nuk kane nevoje te shohin per dite kryebashkiaku,se ate duan ta shikojne vetem nepermjet puneve qe ai ben ne sherbim te tyre!
Nuk ka femije kopshti qe nuk e njeh apo ia di emrin kryebashkiakut te Tiranes,sepse ai eshte bere bashke me kryeministrin gogoli i femijve dhe i te rriturve!
Cfare meson Veliaj kur shkon shpesh ne SHBA,pervec intervistave apo marrjes se ndonje cerifikate lavderuese,mbase edhe te porositur?
Asgje nuk kane prure ketu,ndaj le te mesojne se si sillet krye bashkiaku i Cikagos,nje nga 3 qytetet me te medhenj te SHBA:
Z.Veliaj!
Ja si vepron kryebashkiaku i Cikagos,me 2.7 milion banore:
Duke udhetuar me autobus:
-Ndërkohe që zonja ne foto po fliste në telefon me një kompani nga celulari i saj, për tu interesuar për një vend pune, burri pranë saj ia merr telefonin dhe i thotë personit në anën tjetër të linjës:
“Ky është një shans i vyer për ju, që të punësoni një person të mirë dhe të aftë. Ajo e meriton vendin qe po u kërkon!”.
Zonja në fjalë mbeti e shtangur nga ky akt, ndërkohe që udhëtarët e tjerë u mahnitën kur e kuptuan kush ishte ai zotëri.
Ai ishte RAHM EMANUEL, Kryetari i bashkise së Cikagos, njëri nga tre qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kur udhëtaret e pyeten kryetarin e tyre mbi arsyen që e kishte shtyre te përdore mjetet e transportit publik, ai u përgjigj:
“Si do të njihem me problemet dhe hallet tuaja, nëse udhëtoj me makinë luksi, me xhama të zi?!”
Te lutem Erion mbill peme sa te duash,por mos dil me ne me lopate ne dore ne tv dhe rrjete sociale se na e shpife,ka edhe shume pune te tjera ne Tirane per te bere,jo vetem peme,peme,peme..