Taulant Balla: Presidenti ka vepruar në mënyrë antikushtetuese, po tentaton të pengojë reformën në drejtësi. Xhaferllari s'mund të jetë anëtare e Kushtetueses sepse ka lidhje kriminale e nepotike

18 Nëntor 2019, 17:53Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se presidenti i Republikës po vepron në mënyrë antikushtetuese në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Taulant Balla theksoi se Marsida Xhaferllari nuk plotëson kushtet që të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, nuk plotëson asnjë kusht.

Presidenti  Republikës ka zgjedhur një kandidate, që nuk plotëson kushtet. Zonja Xhaferllari nuk mund të jetë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka lidhje kriminale e nepotike, të cilat sigurisht e bëjnë atë të papërshtatshme. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e vlerëdimit të ulët. Kanë kandiduar 4 persona dhe Xhaferllari ishte e fundit. Xhaferllari kishte probleme të rënda. Anëtarë të Kushtetueses mund të zgjidhet një nga emrat të renditet ndër tre të parët. Presidenti i Republikës ishte sqaruar se duhet të emëronte kandidaturat e para. Meta nuk është nisur nga parimet, por nga emrat e përveçshëm”, u shpreh Balla.

Më tej, Balla vlerësoi se as presidenti Ilir Meta dhe askush nuk mund të pengojë reformën në drejtësi, të cilën e konsideroi më të rëndësishmen për vendin.

Në Shqipëri as Ilir Meta dhe asnjë person tjetër nuk mund të bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese e përmes kësaj të tentojë që të pengojë reformën në drejtësi. Kjo reformë është më e rëndësishmja për të çuar Shqipërinë në rrugën europiane e atë askush nuk mund ta pengojë”, deklaroi Meta.

4 komente në “Taulant Balla: Presidenti ka vepruar në mënyrë antikushtetuese, po tentaton të pengojë reformën në drejtësi. Xhaferllari s’mund të jetë anëtare e Kushtetueses sepse ka lidhje kriminale e nepotike”

  1. Koba says:

    Mjaft me Llafe.Shkarkojeni Felliqesiren .A doni ma sekelldira????

  2. tojotalant says:

    po pse vettingu nuk ja shpalli lidhjet kriminale o toyotalant???

  3. Raul says:

    Pritet që në ditët në vijim Xhaferllari i hotelit të Stambollit do zëvendësohet nga strateg’ja ndërkombëtare , nderplanetare e leshitdhise Kejdi dhembcakallja me arsim gjimnaz me mesatare 6 sepse ajo është krenaria e leshitdhise dhe leshilikes.

  4. ka rrjedhur says:

    Tojotaluli, nuk e ka bere vetingun akoma dhe do ta shikosh, vetem vetingun te Ali-beu ka kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje