Kush pyet si ishte veshur përdhunuesi?!

19 Nëntor 2019, 18:34Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Menjëherë pas aktit kriminal, ajo u thërrit që të dëshmonte; qëllimi ishte për të krijuar profilin, ose identikitin e atij- përdhunuesit. Si ta kishte ndjerë se ç’tmerr tjetër e priste pas përdhunimit: Hetuesi e pyeti ‘a mbani mend çfarë kishte veshur ai?’. Asaj i ra të fikët. E si mund të fotografohet përdhunuesi i veshur?… Po ta kishte fiksuar ‘të veshur’, atëherë ai nuk do të quhej më përdhunues, por i ‘lejuari i saj’.

Kjo që sillet në një nga manualet amerikane të kriminalistikës, na vlen kaq shumë tani në trazirat e mëdha që ka përfshirë kryesimin e shtetit. Vepra më e thjeshtë e Presidentit të Republikës, që na sjell në mendje manualin kriminalistik ‘ të përdhunimit’, është kjo e fundit- kur presidenti lëshon një lajm ‘kulmor’ se ka regjistruar një socialist duke bërë seks me një socialiste. Njësoj si hetuesi i përdhunimit që pyet për ‘kostumin’, edhe presidenti pyet: ‘A nuk është kriminale të bëjë seks një socialiste?’.

Këtu ka rënë ‘Kartagjena’ jonë presidenciale.

Por çështja del jashtë atij akti aq të njerëzishëm dhe privat. Çështja është te shteti që kemi mbi kokë; vallë çfarë shteti kemi?

Pyetja bëhet edhe më e afërt, më njerëzore, më qytetare: ‘Vallë o vëllezër të dashur, a e dimë ne çfarë kishte veshur presidenti (si mbreti lakuriq) para se të na përdhunonte shtetin?… Domethënë a e dimë identikitin e tij, virtytet, cilësitë, idiotësirat, krimet, nivelin?…

Edhe pak më thjeshtë: ‘Një shtetar yni, nisur që nga presidenti i Republikës, si kalon mes nesh?, ec e ec!, ngjitet në majë të shtetit!, dhe ne mbetemi të habitur e të ‘dhunuar’ një ditë. Pse mbetemi ‘të dhunuar’?. Sepse presidenti bën më të zezën për kombin e vet, bën marrëzira, ndez konfliktin civil, lavdëron tmerrin e vitit 1997 si për të na thënë ‘ua solla’, sulmon qeverinë e vet si ‘bandë’; punon nën gju që të minojë rrugën e vendit drejt Evropës, kërcënon se do të vrasë veten si Allende, bëhet palë me partinë opozitare të gruas, sulmon përfaqësuesit e Amerikës dhe të Evropës, i vë pritë Drejtësisë së Re që po e presin shqiptarët e dhunuar nga drejtësia ‘alias ISIS’…

Tani ka ardhur momenti kur të gjithë, që nga Amerika deri te fëmijët e shkollës, duan që ky njeri, që ua shpif, të largohet prej aty. Mirëpo edhe sikur të ikë, ai do të ikë me dëme tëshëmtuara; të paktën me precedentin e një presidenti skandaloz e komik. Përderisa kaloi përmes nesh drejt e në majë, ai ka edhe të drejtën të na përqeshë dhe të thotë: ‘Hë, unë aty kalova, s’më thatë gjë’.

Shoqëria jonë, këto tre dekada, edhe pse ka thënë se ka hyrë në demokraci, në fakt nuk ka vënë gurin fillestar: Shoqëria jonë është krejt e pambrojtur! Krimineli, banditi, aventurieri, idioti…, ku ta dish…, hyn përmes nesh dhe ngjitet deri në majë të shtetit. Ne nuk kemi instrumente as për të mos e lejuar që të ngjitet, as për ta zbritur nga maja ku ka hipur. Në shumë raste është thënë në mënyrë vetëkritike se ‘ne themi hapini rrugë gomarit’. Por në fakt po bëjmë këtë: ‘hapi rrugën banditit’.

Gjithë piramida e shtetit është mbushur me delinkuentë, mediokër, mashtrues, arrogantë, të dhunshëm, të pafytyrë… A nuk kaluan të gjithë këta mes nesh? Ca teoricienë zgjedhjesh po thonë se ‘po t’i zgjedhë vetë populli, bëhet mirë se populli e vë gishtin te më i ndershmi’. Unë dyshoj për këtë, mendoj se tani që popullin e ka ‘dhunuar’ edhe vetë presidenti që nga maja e shtetit, populli e ka të vështirë të kthjellohet, atë më kriminelin do të zgjedhë edhe për disa dekada.

Ky është përdhunimi më i rëndë! A nuk e dinim ne se Ilir Meta ishte kapur me video duke vjedhur 700 mijë euro nga fondet publike? A nuk e dimë se sa e pasur është familja e tij, deri edhe fëmijët kanë vila në Londër? A nuk e dimë se për shkak të krimit të tij u vranë katër vetë në bulevardin e Tiranës? A nuk e dimë se ka një parti familjare që ku shkel LSI digjet bari?…

Askund tjetër në botë nuk mund të kalojnë delinkuentët përmes nesh deri në majë të shtetit. Shoqëria jonë mbarset me moral pa vlerë, dhe mbetet vendnumëro, te ‘akti kriminal’.

Njësoj si në manualin kriminalistik që përmenda: ‘Ndërsa këshillojmë vajzat të sillen si shenjtore (vajzat- domethënë popullin)- të mos shkojnë as në banjë vetëm, të jenë modeste, t’i mbajnë këmbët mbyllur, të udhëtojnë me çelësa ose pepper-spray në dorë… ne harrojmë të mësojmë djalin që të mos përdhunojë’.

Domethënë kemi harruar kreun e shtetit dhe ai ka marrë të drejtën të ngjitet atje…, pa e parë ç’rroba ka veshur.

29 komente në “Kush pyet si ishte veshur përdhunuesi?!”

  1. Buda says:

    Ilirn Floriri i ka bere nje sherbim te madh demokracise ne Shqiperi:
    i nxori bojen Kushtetutes Spanjolle
    qe konstitucionaliste ane e gjeten ne nje bordello te Barcelones.

  2. Monika hajdute me cizme says:

    Vertetohen theniet se turkoshaket nuk mund te bejne shtet.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Pirdhu trushperlaregrekis zvarranik i trembur !

      1. Monika hajdute me cizme says:

        O trap turkoshak,kete shprehje nuk e kane as qi priotet e tu e as greket qe ju ndroni emrat,por e ka thene GJERMANI.
        Edhe nqs di shkrim e kendim,lexoji e meso se kush kane qene nga 1912 dhe sa arriten te bejne shtet….
        Ndoshta je i kenaqur me shtetin e sali rrumpalles qe ti mund te kesh xan ndonje toke te tjetrit

        1. pirdhuni ne qipro ! says:

          Pirdhuni ne qipro tek turkoshaket ‘sunite’…Jo para shume kohe , vetem ne 1974.pasi filluat genocidin ndaj popullit pa arme,. ju moren para si bariu dhite…dhe po mos te nderhynte amerika(mire bene) nuk do ndaleshit ne gjysme te Nikozias, por te mbytur ne dete.’luftetaret’ greke kane thyer rekorde duke vrapuar e veshur si gra e duke hedhur armet arave! Konflikti me i shkurter ne historine e konflikteve botrore! E keni kufiri…..!!??? Majmune …por me vjen keq se fyej kafshet ti krahasoj…ndoshta edhe hiene te europes?? Si mendon? per demokradhine tuaj ? Injoranti di te lexoje !!!!!!!!!!! mrekulli , arritje e shekullit 21 !

  3. ?? says:

    RROFSH, QË SHKRUAN !!

  4. Prind says:

    Ilir Meta duhet bere shembull per gjithe vagabondet me kollare, duke e nxjerre vete populli nga oborri i predidences dhe ta coje tek vila Lalzit duke e terheq zvarre.

  5. Gjenerata 1964 says:

    Ky lloj degjenerimi erdhi ga mosndeshkimi..Socialistat u treguan impotente si duket jan te mpleksur njelloj aiduta si te tjeretNe kte far feje ka degjeneruar ky vende.Kujte ti besojme!.

  6. leko says:

    Shkrim fantastik si gjithmone zoti Cupi por fajin kryesore eshte i Edit qe vuri president nje te degjeneruar, hajdut dhe vrases, a thua se vendi yne nuk ka njerez te pregatitur. Ketu del dhe nje problem i trasheguar ne Shqiperi, per cdo gje vendos kryetari prandaj Edi le ta vuaj por po e vuan vendi, po diskrititohemi…..

    1. Bureto says:

      Edi Rama ngaqë nuk kishte vota për të zgjedhur presidentin, apo që, edhe pse iu bë thirrje PD, në atë kohë në ‘Çadër’ për të zgjedhur një president konsensual (rasti Moisiu) dhe mu për këto, pra në pamundësi të zgjidhej presidenti i ri, për të mos shkuar vendi në zgjedhje, të cilat opozita nuk i donte si shkak, me atë kryeministër, them që rrethanat e detyruan. Ndoshta do të ketë rënë dakord dhe me ndërkombëtarët, të cilët kishin hallin e Reformës në Drejtësi. Një krizë, më e rëndë, edhe më e panjohur, nuk do ishte në favor të saj. Rama, nga që e ka njohur Metën, ndoshta ka dashur ta heqë qafe nga rruga e tij e pushtetit. Nëse ky ka qenë qëllimi i tij i vërtetë, këtu ka gabuar. Pasojat, nga një njeri si Ilir Meta, nuk mund të mos ishin këto që kemi dhe po shohim prej tij, sidomos gjatë vitit të fundit, në akordancë të plotë me mikun e tij “dr. Berishën”, siç e quan. Ilir Meta nuk i fshehu qëllimet e tij. Ai i dha shenjat, se cili do të ishte në rolin e presidentit, qysh në fushatën që bëri në krye të LSI në qershor 2017, edhe pse ishte zgjedhur president. Shëmtim më të madh për presidentin e ardhshëm nuk mund të kishte.
      Por ja që ky ështe realiteti shqiptar. Për fat të keq!

  7. like injoranti says:

    ilir muta po na ben nder neve si shtet ,,,sepse duket ai do jet i pari qe do mari dhom me banjo ne rec menjeher shqiperia ne eu ,,,pac kemben e mbar pas teje sala luli muna sekuestrime deri ne palc dhe te vdesin ne burg

  8. qazim says:

    Shkrim me te forte dhe me troc nuk kam lexuar ndonjehere.Si gjithnje je gazetar fantastik z.Frrok Cupi.Jemi perdhunuar si popull nga keta maskarenj dhe tani na bejne dhe karshillek.Deri kur?!!!!!!!!!

  9. Edi says:

    Nuk kam pike respekti per Meten … por ky burre(Cupi) eshte grua e piste, interesaxhi, lepires, qen qe kafshon kur sheh dobesi…

  10. SULEJMANI says:

    Ke shume te drejte,o mik,kata nuk e dine se nga kane ardhur,prandaj nuk kane si ta dine se ku po shkojne,ky dhe nje numer i madh i tyre kane ardhur nga hici,sa tani dhe vete cuditen se si arritem deri ketu,nga na erdhi gjithe kjo pasuri,cfare bene qe populli na besoje gjith kete pushtet,po ne bisede bashortore,bashke shqerore,apo bashke dashnore,me ze te ulet pohojne qe ne populli na urren,nuk do te na shohe me sy,jo te na besoje pushtet,pushtetin ne e arritem me pushtlliqet tona,ne jemi pushta te zot,prandaj morem dhe pushtet,ne shkerdhejme e na shkerdhejne,po pak rendesi ka kjo,per ne rendesi ka paraja dhe pushteti dhe aq e vertete eshte kjo,sa keta e reflektojne ne cdo moment,ne ndeje,ne qeshje,ne veshje,ne tualet,me dur ,me kembe,me breke,pa breke,keta kane lindur dhe per udheheq,se e kan ne gen,njeri kishte mik emirin e kuvajtit,tjetri kish pas gjyshin shume te mencur dhe me shume influence ne zonen ku doli deputet,tjetri kish pas vjerrin brigadier ne kohe e PARTISE PUNES dhe i kish lene shume pasuri,e perralla te kesaj netyre te neveritshme,po realiteti eshte si te historia e faktit,kur gjygjtari pyeti te paditsin-se a ke fakte qe gruaja ishte ne mardhenie me nje tjeter-dhe paditsi po ku ta shifja faktin,unez.gjygjtar,fakti ishte brenda,keshtu kemi mesu dhe ne me keta mostra,keta i kemi fut vete brenda

  11. Shkodrani says:

    Ky shkrim asht gjenial po edhe un si shum njerez qe jetoj jashte edhe kam shum njerez miq e dashamir ne ate vend kjo asht fatkeqsia e atij vendi se zihen e vriten per asgjo po duhet me u ngrit me e shpor ate klase politike qe lan prapa etrit e tyre komuniste kta jane kelyshet e tyre njesoj si para ardhsit e tyre nuk kursyen as njeri tjetrin per pushtet popull i thjesht vuan nga kta pushtat w kuq deri kur do flejn gjum aty deri kur

  12. labi says:

    Nje analize e sakte,bravo Frok!

  13. leferia says:

    Respekt perkushtimit intelektual ndaj nje demokracie qe vetem emrin kishte te tille z.Frok! E kur tash kerkohet te instalohet vertet,banda Berishiste me ushtaret e tij Meta Lulka,Monika duan ta shkaterojne lindjen e saj si keqbersja me e madhe e tyre ,duke marre parasysh gjithçka!Tik tak,tik tak !Ata s’kane pare gje akoma!

    1. naimi says:

      liken president nuk e beri asnjeri nga ata, por I pagabueshmi edvini I kicos..

  14. Nik says:

    Nuk ekziston nè botèn e zhvilluar demokratike njè president qè merret me mbathjet e femrave dhe meshkujve ,por fatèkeqèsisht shqipèria dhe demokracia meritojn njè president tè nivelit kaq tè ulèt?Tè mblidhet parlamenti dhe ta shkarkoj ndryshe ky njeri ka pèr tè krijuar probleme edhe mè serioze jo vetèm me BE nè dhe amerikèn por edhe tè ardhmen e vendit.

  15. Kafshë Politike says:

    Shkrimi i Frrokut është shkruar me shumë mençuri dhe i bazuar mbi një gjetje shumë interesante!
    Por Frroku harron se Meta u ngjit në atë post u zgjodh me vetëdije si i vetmi person që mund të shmangte rënien e shtetit dhe të popullit në tryezën e një Ujku më të Vjetër dhe shumë të rrezikshëm!
    Për momentin ai dukej jo vetëm si e keqja më e vogël, por edhe si zgjidhja e duhur! Sepse të gjithë e dinim se çfarë palce e trashë dhe “oligarku” ishte ai me të 700 000 eurot. Nuk e dinin vetëm ata gazetarë e politikanë servilë e naivë që thoshin se ai është një “politikan klasi” apo edhe një “kafshë politike”! Në fakt, tani u pa qartë për të gjithë se këtij togfjalëshi të fundit i duhet hequr vetëm fjala e fundit!
    Përshëndetje Frrok Çupi!

  16. asnjeansi says:

    Nje mendje brilante , nje pene e forte , nje shkrim -manual i vertete . FLMN , zoti Çupi .

  17. Abdurahim Ashiku says:

    Si kurdoherë brilant në gjykim.
    Respekte nga Athina!

  18. rrema says:

    Edi tha se nuk kisha ke te vija president, o Zot….
    Ci bone ketij veni o palle….
    Ja keta jane intelektualet e vertete….
    Spartak Ngjela…
    Frrok Cupi….
    etj…..
    etj…
    Te rinj dhe te vjeter ka plot
    Vetem Edi nuk i shikon….

    1. Buzuku says:

      Ne e dinim kush ishte Ilir Meta dhe Monika, po heshtem per te mos I prishur qefin “Edi, Edi..” – t. Ne vitet e para, ne nje miting plural, ne tribune, pasi foli Berisha, doli te fliste Iliri, por nuk po e linin as te tribune’s, as disa poshte te sheshi. Nje te marre vrull Meta doli e foli dhe foli mire. Kjo gje na pelqeu, Po kjo ( pra gjesti ) I pelqeu dhe Berishes dhe keshtu u lidh magji maxhuni…( Vite me vone Metes I pelqente shume Berisha).

  19. Koba says:

    me Pelqen Z.Frok.Je kthyer ne Identitet.Bjeru Delenxhinjeve se na nxine Shqiperine.

  20. Dani says:

    Owow analize shume e sakte what shkrim????????

  21. Pyka says:

    Frrok,të lumtë!

    1. lana says:

      Behuni te tjere Froke bashke dhe shpartalloni perdhunuesit tuaj o popull, o njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje