REAGIMI: Ardian Dvorani i përgjigjet Ilir Metës, pas kallëzimit penal

19 Nëntor 2019, 14:57Politika TEMA

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas akuzave dhe kallëzimit penal që Ilir Meta bëri kundër tij.

Reagimi i plotë i Dvoranit:

Gjatë gjithë këtyre ditëve, zoti Ilir Meta ka vijuar të adresojë akuza të panumërta në drejtimin lidhur me veprimtarinë time si anëtar dhe Kryetar i KED, por edhe në drejtim të personit tim, njëkohësisht pa treguar asnjë kujdes elementar në përdorimin e gjuhës dhe epiteteve në komunikim dhe ndaj tjetrit, sikurse e kërkojnë jo vetëm normat elementare të etikës institucionale, por edhe ato të edukatës qytetare. Madje është bërë e vështirë të dallosh nëse sjelljet dhe deklarimet e tij bëhen nga shtetasi Ilir Meta apo Presidenti i Republikës, që sipas Kushtetutës dhe me dinjitet duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

Megjithatë, jo vetëm për shkak të formimit tim profesional dhe edukatës qytetare, por duke qenë se jam funksionar publik, në detyrën e anëtarit dhe Kryetarit të KED, nisur edhe nga statusi i gjyqtarit, kam detyrimin kushtetues dhe ligjor të jem i vetëpërmbajtur dhe i kujdesshëm në komunikimin publik.

Nga ana tjetër, duke qenë se më përfshin në këtë histori dhe fushatë të tijën për arsye e motive që nuk më përket mua t’ia përmend e vlerësoj,  por që gjithsesi ai i lidh me ushtrimin e funksioneve dhe të detyrës time shtetërore, kam edhe detyrimin që në masën, kohën dhe vendin e duhur të bëj transparente qëndrimin tim mbi të vërtetën dhe interpretimin e zbatimit korrekt e të drejtë të Kushtetutës dhe të ligjit. Këtë qëndrim e kam shprehur qartë në njoftimet publike të datës 14 dhe 15 Nëntor.

Ndryshe nga Presidenti unë nuk mendoj se ai ka një status të veçantë dhe të privilegjuar për të thënë fjalën e fundit mbi interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit. Po kështu edhe bindjet dhe dëshirat e tij nuk ka se si të jenë detyruese për institucionet e tjera. Regjimi demokratik ku jetojmë ka ndarje pushtetesh, ka institucione kushtetuese të pavarura nga njëri tjetri, ka funksionarë shtetërorë që kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin kushtetues e ligjor të shprehen, të mbajnë qëndrime dhe të veprojnë vetëm sikurse ua kërkon detyra shtetërore.

Ditën e sotme, për aq sa është e mundur të përcillet nëpërmjet medias, jam njohur me kallëzimin penal që Presidenti i Republikës ka paraqitur pranë organit të prokurorisë. Në fakt, ka ditë që në mungesë qetësie dhe me tone të larta e kërcënuese e paralajmëronte këtë nismë, e cila, në të vërtetë përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor që ai, si kushdo tjetër, duhet ta përmbushë kur mendon se ka marrë dijeni për një vepër penale.

Sikurse jam shprehur publikisht edhe më parë, unë si çdo shtetas, por edhe si çdo funksionar tjetër shtetëror, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Prandaj, ndryshe nga sa ndodhi edhe sot, ku rëndom si herë të tjera publiku është mësuar që të shikojë funksionarë të lartë publikë e politikë që e shesin për heroizëm përpara kamerave dhe mikrofonave mediatikë paraqitjen përpara prokurorit e gjykatës, që në fakt është detyrim ligjor dhe jo zgjedhje e tyre, unë do ti bindem urdhërimeve dhe kërkesave të organit të prokurorisë për të dhënë shpjegimet përkatëse mbi faktet e të vërtetën, si edhe ligjin e zbatueshëm lidhur me to, ashtu siç e bën pa zhurmë e bujë çdo qytetar i zakonshëm i këtij vendi.

Paraprakisht, për aq sa për momentin më rezulton nga media, mund të shprehem vetëm se ky kallzim penal, ndër të tjera, bazohet në pretendime për ekzistencën e disa fakteve, sjelljeve dhe veprimeve të cilat janë të pavërteta, por që ndoshta kallëzuesi mendon se kanë ndodhur apo do të dëshironte të kishin ndodhur për motivet që i di ai.

Nga ana tjetër, për momentin, parashtroj publikisht se, edhe vetë sjelljet dhe veprimet e mia, qoftë edhe ato të pavërteta por të dëshiruara si të tilla nga kallëzuesi,  janë të tilla në natyrë që jo vetëm nuk përbëjnë ndonjë vepër penale, por as edhe ndonjë shkelje tjetër të ligjit.

Por akoma më  serioze është fakti që vetë ky kallëzim penal, sikurse edhe të gjitha deklarimet e zhurmshme të Presidentit, bazohen në një vlerësim dhe interpretim tërësisht të gabuar dhe aspak profesional të Kushtetutës dhe të ligjit, më konkretisht të kuptimit të radhës së plotësimit të vakancave, afatit brenda të cilit detyrimisht ushtrohet e drejta e zgjedhjes, detyrimit për të respektuar normën kushtetuese të përzgjedhjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese vetëm ndërmjet tre kandidatëve të renditur nga KED, si edhe parashikimin urdhërues e të drejtpërdrejtë të Kushtetutës që, kur edhe Presidenti nuk e ushtron kompetencën e tij brenda afatit 30 ditor apo vlerëson mos ta ushtrojë atë, kandidati i renditur i pari nga KED është, ex legge, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, jo vetëm që nuk ka shkelje të Kushtetutës e të ligjit, por edhe duke u nisur nga një interpretim dhe pretendim haptazi jokushtetues nuk ka vend as për të pretenduar se kanë ardhur pasoja të tilla në dëm të interesit publik që passjellin përgjegjësinë penale.

Në lidhje me këto aspekte të interpretimit korrekt të Kushtetutës dhe të ligjit vlerësoj edhe se nuk ka asnjë reflektim dhe gjykim racional sikurse ia kërkon detyra nga ana e Presidentit. Madje vërej se kjo po ndodh edhe nga ana e një pjesë të atyre që marrin përsipër të debatojnë publikisht, ndonëse tashmë interpretimi korrekt i Kushtetutës dhe ligjit është bërë i qartë dhe është shpjeguar në mënyrë të përsëritur nga çdo anë.

Siç duket shtetarët tanë ende nuk janë mësuar dhe nuk ndjehen mirë që ndryshimet kushtetuese i kanë hequr, si në rastin e Presidentit e jo vetëm, autoritetin ekskluziv të mëparshëm, aq shumë të kritikuar e ndoshta të abuzuar, kur procesi ishte mjaft problematik, me mungesë transparence, pa procedura e kritere ligjore seleksioni e vlerësimi bazuar në integritetin e meritokracinë e kandidatëve, si edhe pa asnjë kufizim ligjor tjetër në thirrjen dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.

Tashmë është KED, një organ i ri i pavarur kushtetues të cilit Kushtetuta i ka ngarkuar kompetencën eskluzive për të bërë verifikimin e integritetit të kandidatëve dhe më pas vlerësimin e renditjen e atyre që kualifikohen. Edhe për këtë arësye, përbën jo vetëm një të drejtë, por edhe detyrim ligjor për mua të mbroj autoritetin dhe kompetencat që Kushtetuta i njeh KED dhe kryetarit të tij e të kërkoj nga kushdo, pa asnjë dallim, që të respektojë këtë autoritet kushtetues.

Aq më tepër, kur këto ditë, ka përpjekje për të cenuar e deligjitimuar, me një qasje dukshëm diversive fillimisht veprimtarinë time si kryetar i KED, por tashmë edhe në tërësi veprimtarinë e jashtëzakonshme që ka zhvilluar dhe po zhvillon intensivisht KED gjatë gjithë këtij viti si edhe vendimarrjet kolegjiale të tij, në kushtet kur burimet njerëzore dhe administrative, për arsye objektive kanë qenë dhe mbeten tejet të kufizuara.

Gjithsesi, për sa i përket këtij kallëzimi, të deklaruar në mënyrë aspak institucionale dhe shantazhuese prej kaq ditësh, të gjitha çështjet e interpretimit të ligjit dhe ato të verifikimit të fakteve janë elementë që i vlerëson sipas ligjit vetëm organi i prokurorisë dhe gjykata. Detyrimi im është të respektoj ligjin dhe autoritetin e tyre.

Së fundi, duke qenë se krahas detyrimeve proceduale më duhet të respektoj edhe parimet e transparencës dhe të informimit publik, sigurisht që ky nuk do të jetë komunikimi im i fundit me publikun për këtë çështje.

(TemA)

14 komente në “REAGIMI: Ardian Dvorani i përgjigjet Ilir Metës, pas kallëzimit penal”

  1. lora says:

    Meta kunder Dvoranit, katunari kunder qytetarit,hajduti kunder njeriut te ndershem….

    1. Illyria-Shqiperia says:

      He pra. Vetem kur lexon letren e Dvoranit duket niveli intelektual I tij dhe atij per troke I Persidentit tone injorant.

  2. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    SUPER Dvorani !!! RESPEKTE pér KREUN e KED !!!! Like HAJDUTIN e ka zéné TARTAKUTI nga FRIKA e BURGUT dhe té SEKUHESTRIMIT i gjithé GJÉSÉ sé VJEDHUR , qé KRYEBANDITI President Disponon !!! SHUMÉ SHPEJT ky FUNDÉRRINÉ President do pérfundojé KEQ e mé KEQ !!! Ky PALAÇO e ka SURRATIN né té INSTITUCIONET LIGJZBATUESE BOTÉRORE si NJÉ KRYEHAJDUT me RREZIKSHMÉRI SUPER té LARTÉ SHOQÉRORE !!! Nuk ka ndodhur as nè SOMALI , SIERRA LEONE apo ZIMBABWE té AFRIKÉS , qé NJÉ PUSHTETAR HAJDUT dhe KRRIMINEL té VJEDHI FLORIRIN (THESARIN E SHTETIT) , DJERSÉN dhe MUNDIN e 3 MILION SHQIPTARÉVE té NDERSHÉM !!!!! Kété e ka béré vetém LIKJA nga Skrapari ZULLUMQARI !!!!!!!! BURGUN e ka Shumé pak ky KRIMINEL dhe KRYEHAJDUT ORDINER !!

  3. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    SUPER Dvorani !!! RESPEKTE pér KREUN e KED !!!! Like HAJDUTIN e ka zéné TARTAKUTI nga FRIKA e BURGUT dhe té SEKUHESTRIMIT i gjithé GJÉSÉ sé VJEDHUR , qé KRYEBANDITI President Disponon !!! SHUMÉ SHPEJT ky FUNDÉRRINÉ President do pérfundojé KEQ e mé KEQ !!! Ky PALAÇO e ka SURRATIN né té gjitha INSTITUCIONET LIGJZBATUESE BOTÉRORE si NJÉ KRYEHAJDUT me RREZIKSHMÉRI SUPER té LARTÉ SHOQÉRORE !!! Nuk ka ndodhur as nè SOMALI , SIERRA LEONE apo ZIMBABWE té AFRIKÉS , qé NJÉ PUSHTETAR HAJDUT dhe KRRIMINEL té VJEDHI FLORIRIN (THESARIN E SHTETIT) , DJERSÉN dhe MUNDIN e 3 MILION SHQIPTARÉVE té NDERSHÉM !!!!! Kété e ka béré vetém LIKJA nga Skrapari ZULLUMQARI !!!!!!!! BURGUN e ka Shumé pak ky KRIMINEL dhe KRYEHAJDUT ORDINER !!

  4. Bardha says:

    Ah edukata jote qytetare me ate grua qe te ben mut ty dhe gjith boten me gojen si jevg qe ka……hahahaha edukata juaj qe ju njofin te gjith.

  5. Avduli says:

    Kerko ritrasmetimin e vidios te 700 000 eurove dhe seancen gjyqesore qe rezuan ekspertizen e FBI dhe moren perbaze ate te dy langaraqeve te “kristalit”.

  6. Deti says:

    Mentalitet prej bajraktari. Te vepruarit sipas fuqise se pozicionit shteteror e Jo sipas ligjit eshte vertet problem ne kete shoqerine tone.

  7. Koba says:

    Qendro FORT .Shkaterroje Bishen e Korrupsionit.Perplasja ne fytyre dhe Demaskoje Boterisht .Nje Mal me dosje u rendojne ne Kurriz te dyve Familisht.Like Hajdutit dhe >Mona Baxhelles.Le te jete Spastrimi ityre nje Fillim i mbare i Reformes se Drejtesise,

  8. Berati 2400 says:

    Nje BRAVO e madhe per Ardian Dvoranin, nga te paktet juriste me formim professional dhe integritet moral. Kryekusari nuk mund te beje dot pis figuren e Dvoranit. Ditet i ke te numeruara Kryehajduti Ballkanit bashke me baxhellen tende qe eshte e denje per drejtuese e Kuplarase. SPAK po te del ne enderr o maloku i Jugut

  9. Kosta says:

    Z.Dvorani ai nuk eshte presidenti i Shqiperise,ai eshte Like Hajduti, prandaj flet ne ate menyre halabakshe.Tregojani vendin koleres.Bejeni per te gjithe shqiptaret e vuajtur.

  10. Cipini says:

    Nuk ta harron Meta ate qe i ke bere kur ishe ne Gjykaten e Larte. Te hidhet perpjete i cmenduri do veje ne burg per te gjitha vjedhjet e poshtersite ne kurriz te ketij populli.

  11. fredi says:

    Respekte z.Dritero Agolli, kur me poezine e tij theksonte; Ne vendin tim, ne vendin tend, nje i ç’mendur, te gjithe i ç’mend. Ne ka shqiptar qe i beson me, ketij mashtruesi, shantazhusi me vidio, kur ky ndyresire me vidion e famshme te 7%, qe i vinte gjoba bizneseve, dhe sot eshte president, por jo, kurre s’ka qene i shqiptareve, vetem i atyre qe e zgjodhen nepermjet pazareve te ndyra politike. President i damkosur me shenjen e korrupsionit.

  12. LORA says:

    Jam e sigurt,qe nese kusari presidencial do te guxoje te vijoje perballjen gjyqesore me A.Dvoranin,ai do te dale i shkermoqur.
    Ky prononcimi i mesiperm i Dvoranit eshte besnikerisht profesional.Respekt.

  13. 0sumi says:

    Burre me grame….dallon si e bardha me te zezen (e Floririt 700 mijesh).
    Bjeri ,jepi goditjen vdekjeprurese se boll ….
    Le te shkoj ne Cepan me krraben ne dore te kullosi shite e fshatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje