Gareth Bale tërbon madrilenët, e feston kualifikimin në “Euro 2020” duke tallur Real Madridin

20 Nëntor 2019, 10:34Sport TEMA

Gareth Bale pozoi duke qeshur, ndërsa kërcente me shokët e tij, me një flamur uellsian, me sloganin “Uells, Golf, Madrid. Me këtë renditje”.

Ky ishte festimi i kualifikimit në finalet e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm. Një mënyrë e plotë festimi si tallje e Real Madridit, të cilin e rendit të tretin në listën e prioriteteve të tija, pas kombëtares dhe sportit të preferuar, golfit.

Një goditje e rëndë publike për klubin e bardhë, i cili me siguri do të marrë masa.

Futbollisti bënte si i dëmtuar në klubin e tij, kishte një muaj që nuk luante fare, ndërsa te kombëtarja u stërvit normalisht dhe luajti në kualifikueset e fundit të “Euro 2020”, ku edhe siguroi kualifikimin me Uellsin.

Bale tha së fundi se përfaqësimi i Uellsit i jep më shumë gëzim sesa të luajturit për Real Madridin. Një deklaratë e fortë, që erdhi para ndeshjes së të martës me Hungarinë:

“Po, patjetër. Në kombëtare është si të luash me shokët e tu në park, një të diel.

Unë kam qenë me shumicën e lojtarëve më të vjetër tek Uellsi që kur ishim nën-17 vjeç.

Normalsht, ndihem më mirë me Uellsin, sepse flas gjuhën time.

Pa dyshim, kam pak më shumë gëzim duke luajtur me Uellsin.

Por, kjo nuk e ndryshon atë, që unë jap në fushë. Gjithmonë jap 100 për qind në fushë, kudo ku jam”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje