Një shoqëri që çuditet nga të mençurit

3 Dhjetor 2019, 21:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse do të kuptosh ku ka mbërritur niveli i njerëzve publik në Shqipëri, mund të shikoni adhurimin me të cilin është mbështjellë portreti i pedagoges Luljeta Bozo, për shkak të daljeve të saj në ekran me rastin e tërmetit. Befas njerëzit duket sikur kanë zbuluar “arushën Mira” që i zbavit dhe qetëson këto ditë të stresuara, dhe janë gati ta shpallin brenda ditës, ministre, kryeministre, presidente, e gjithçka tjetër.

Kjo vjen pikë së pari nga fakti se për vite të tëra shoqëria jonë promovoi njerëz mediokër, dhe quan shkrimtarë njerëz që botojnë pallavra mediokre publicistike apo libra guzhine, quan shkencëtarë njerëz që kopjojnë studime shkencore dhe i paraqesin si punë shkencore, quan inxhinierë, njerëz që urdhërohen nga investitorë kriminelë, dhe quan menaxherë njerëz që dinë të bëjnë tendera.

Befas tërmeti zbuloi që ata që merren me tërmete janë shkencëtarë, ata që duhet të ndërtojnë godina duhet të jenë inxhinierë, ata që studiojnë fortësinë e dherave quhen gjeologë, dhe mbi të gjitha, ata dinë të flasin e të shpjegojnë qartë.

Nuk kanë nevojë as të thonë fjali të tipit “sonilameço”, dhe as të kenë orë të shtrenjtë si Fevziu.

Profesore Luljeta në fakt është vërtet një pedagoge e mrekullueshme, që meriton të respektohet. Por brezi i profesorëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shqipëri, është brezi i shkencëtarëve të vërtetë të Shqipërisë.

Jo i këtyre që mbrojnë mastera me llafollogji që nuk aplikohen askund, por brezi i atyre që puna shkencore kthehej në godinë, galeri, puse shpimi, apo diga hidrocentrali.

Deri në vitin ‘90 ata mbajtën jo vetëm peshën e mësimëdhines, por dhe peshën e kërkimit shkencor në vend, si dhe drejtimin e shumë veprave të mëdha inxhinierike.

Sot shumica e tyre janë në fund të jetës së tyre biologjike, me pensione modeste dhe të shpërfillur nga shoqëria.

Prej vitit 2007, qeveria e Sali Berishës i mbylli gjithë Institutet kërkimore shkencore të vendit, duke i kaluar në ndërmarrje pasive në varësi të Universitetit të Tiranës, i cili praktikisht i ka asgjesuar. Mes tyre dhe Institutin e Sizmiologjisë.

U shkatërruan dhe u “ristrukturuan” duke humbur bazën e të dhënave shkencore, Shërbimi Gjeologjik i Shqipërisë, Shërbimi Minerar dhe dhjetëra institute shkencore në vend.

Universiteti i Tiranës harxhon 400 milionë lekë për roje dhe 4 milionë lekë për kërkime shkencore. Shumica e tyre u nxorën në pension. Vetë profesore Luljeta u pushua nga puna nga Sali Berisha në vitin 2010.

Në vend të profesorëve u shpikën ata që quhen “ekspertë” të pavarur, të cilët shesin produktet shkencore të komunizmit si punë të tyre, dhe firmosin nën lehtësinë e honorarit, çdo oponencë teknike që kërkojnë investitorët.

Goditja që qeveria shqiptare u ka dhënë më 2007 gjithë Instituteve Kërkimore në Shqipëri, ishte në fakt hapi i parë për goditjen ndaj arsimit në Shqipëri.

Duke goditur Institutet Kërkimore, u godit elita shkencore e vendit dhe u doli turpi gjithë mediokrëve dhe njerëzve të paaftë, të shpalleshin pedagogë, fillimisht në Universitetet private, e pastaj në publik, duke dalë nëpër ekrane.

Pa goditur këtë elitë shkencore, vështirë se do të krijohej brezi i Universiteteve private si kërpudha, që relativizuan shkencën, relativizuan elitën shkencore, relativizuan thellësinë e dijes dhe shkollimit në Shqipëri, dhe në vend të profesorëve, promovuan në ekrane propagandistë autodidaktë, që ua shkruajnë poshtë me titra titullin “pedagogë”.

Për shumë vite, gati më shumë se një dekadë e gjysëm, shqiptarët mendojnë se pedagogë janë ata mediokrit që shfaqen në ekrane.

Dikush ka ndeshur rastësisht tek Luljeta Bozo dhe befas njerëzit panë që shkencëtarët qenkan ndryshe, jo si ata që lulëzuan pasi u shkatërruan Institutet shkencore dhe elita shkencore e vendit.

Dhe të gjithë befas adhurojnë profesore Luljetën, e cila meriton në të vërtetë gjithçka.

Sot dëgjova dhe Presidentin që është pjesë e këtij krimi politik, i cili kërkon të bëhet një hartë e risqeve sizmike në vend, nga struktura të specializuara.

Në fakt, katër profesorët më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, Shyqyri Aliaj, Siasi Koçiu, Betim Muço (vdekur) dhe Eduard Sulstarova, që janë dhe baballarët e sizmikës dhe sizmiotektonikës, e kanë bërë që në vitet tetëdhjetë një hartë të tillë, e cila përcakton me detaje në çdo rajon të Shqipërisë, se sa dhe si duhet ndërtuar.

E ka dhe Durrësin e Tiranën shumë qartë.

Por pas viteve ‘90, ata jo vetëm që u injoruan si personalitete, por u injorua dhe puna e tyre shkencore, duke u vjedhur, nëpërkëmbur dhe shitur privatisht nga “ekspertët”.

Shqipëria është vendi që ka më shumë statistika të gjeologjisë inxhinierike në botë për metër katror, pasi është vendi që ka bërë më shumë shpime gjeologjike për nevoja të ekonomisë në kohën e komunizmit.

Të dhënat e atyre shpimeve janë në dosje të mykura, nëse janë gjallë në arkivat e ndërmarrjeve gjeologjike, dhe Insititutet që janë mbyllur, shkrirë e rishkrirë, mund t’i përpunonin ato të dhëna, të ndërtonin hartat dhe diagrama rreziku për çdo  kilometër katror të Shqipërisë, që nga Tropoja deri në Konispol.

Por kjo është një histori që tani kujtohet vetëm se na ra tërmeti.

Pasi ky rrezik të kalojë, pasi të mësohemi me të keqen, përsëri në ekran do kemi gjithologë mediokër, politikanë që do thonë se tërmetin e solli “Syri i Kuçedrës”, apo paranojakë që do thonë se e sollën shpimet në Mesdhe.

Në ekrane pas kësaj do të ketë injorantë që shfaqen si pedagogë dhe që për të mbuluar boshllëkun intelektual, bëhen njerëz politik dhe zënë llogoren e tyre.

Kjo na ka katandisur aq keq, sa tani Luljeta Bozo është bërë një yll ekranesh, pasi njerëzit kanë harruar të dëgjojnë njerëz të mençur duke folur.

Yll je profesore, qoftë dhe që u kujtove të gjithëve, se nuk shkohet gjithë jeta me budallenj.

64 komente në “Një shoqëri që çuditet nga të mençurit”

  1. ????⚖️⚖️ says:

    Yjet e këtillë, nuk u morën me politikë.
    Megallomanët , hajdutët rrugeçët dhe dallkaukët , dollën në krye, dhe ky popull i votoi dhe i mbivotoi.
    ÇDO POPULL MERITON UDHËHEQÊSIT E VET. !

    1. Hidrologu ne pension says:

      Sigurisht duhet te cuditet nga te mencurit, se ka lloj lloje syresh. Fiks ishin 10 profesore ata qe propozuan shkaterrimin e institutive te Akademise se Shkencave, mes tyre edhe te Institutit te Sizmikes. Se mos eshte gjendia me mire ne hidrometeorologji, ku do dali kallai i reformes se vitit 2006 me permbytjet e para. Jane fiks 10 profesore qe sot i mbajne per te mencur, por kane bere gjemen ketij populli: Myqerem Tafaj, Salvatore Bushati, Ismail Hoxha, Edmond Tupja, Shezai Rokaj, Bardhyl Ceku, Nestor Thereska, Besnik Gjongecaj, Aleko Miho, Marenglen Gjonaj, keta jane hartuesit e raportit per shkaterrimin e shkences shqiptare. Te pakten sot te mos dalin ne ekranet televizive, te mbulojne fytyren me nje pacavure te zeze dhe te dorezojne titujt akademike qe kane.

    2. Ferri says:

      Nuk e merr keshilltare proferore Luljeten Rama se asaj i dhemb cilesia e ndertimeve ndersa Rames mbushja e llogarise korruptive!
      Rama ka mbledhur rreth vetes servila,te pa aftet,aq sa drejtori i Emergjencave nuk eshte pare askund pervec Rames!

    3. Endri says:

      Mero e ke qare!
      Mos e hiq kete editorial per 1 muaj, deri sa te perfundoje edhe kjo gjendja e jashtezakonshme!

    4. Epiriiiiii says:

      Berisha Duke Shkatrruar Eliten Shkencore U Shkatrrua e Ardhmja. Keto jane Plane te Mirfillta Agjenturore per Zhdukjen e 1 Kombi. Kjo eshte e gjith “Miresia” e Sali Karaxhiçit.

  2. Erl says:

    Po shume mire i ke per mendur te gjithe Luljeten, ate qe e pushoi nga puna, ata qe i vodhen punen, ate qe kerkojne studimet e vjetra por pa dashje ke harruar ata qe kane firmosur masakren e betonit keto 20 vjet ne Tirane dhe Durres duke zhvilluar qyetet kryesore te Shqiperise pa plan urbanistik qe te kishin mundesi te vendosin sipas pazarit e jo sipas planit, ku do ndertohej e ku jo. Zotrote nuk je budalla je thjesht i blere sic ishe dhe dje dhe gjemen ketij vendi me shume se budallenjte ja bejne te korruptuarit qofshin nga ata qe japin leje ndertimi, qofshin nga ata si ty qe, ne vend te krimit nga tregojne budallenjte.

    1. lora says:

      Ti, Erl hyn tek ajo fjalia e fundit e shkrimit te Meros.

  3. Iliri says:

    Mero,ke vene “gishtin ne plage” ! Ketu tek ne,sa me shume te dish,aq me shume vuan ! Desheroj shume,te jene nxjerre mesime dhe te nise “kthesa”.Iliri

  4. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    Respekte Mero. Dhe tjetra Mero, politika rrumpalliste me cakejt vrau edhe PUNEN fizike dhe ate mendore, dhe nxiti krimin.

  5. Altin says:

    Dhe nuk shkohet jeta duke mësuar të merresh me drogë e çdo gjë të keqe në këtë botë. Duhet njerëzit të bëhen të përgjegjshem. Përgjegjshmëria është e vetmja që na shpëton në dallget e jetës. S jetohet si gjinkalla se ka dhe raste që bie bore e sje në koncert gjithë kohën.
    Boll menduat që duhet arritur qejfi, duhet në jetë të jetohet si qytetar

  6. Jozi says:

    Po ca thua, Luljeta Bozo. Kjo familje partizanesh qe kane vrare ballistet. Llaz Bozo ka qene komandant batalioni partizan. Vrau sa e sa balliste, kot, vetem se nuk i donin partizanet dhe rrinin me gjermanet.
    Edhe kjo komuniste ka qene. Kete zonje, Tufa qe sot kerkoi azil politik ne Zvicer, nuk e duronte dot.
    Pastaj ajo eshte mamaja e Petri Bozos qe ben spektakle Mis Shqiperia a Mis Universi.
    Prap komunistat po e drejtojne Shqiperine. Apo pasardhesit e tyre. Sala, komunist, Tosi, komunist, Edi bir komunisti, Meta, bir komunisti. Vetem Ruci eshte burre…

    1. pato says:

      Pikerisht kjo idiotsi na ka marre ne qafe 30 vjet.. plehra me mendesine tende.

    2. vang says:

      More JOZI. AJO profesoreshe me titull shkencor te fituar,me 36 libra shkencore dhe e njohur ne boten nderkombetare shkencore,nuk foli keto dite asnje fjale per politike.Me qe po permend LLAZ Bozon se ka vrare balliste se rrinin me gjermane mire beri qe i vrau.Po edhe sikur keq te kish bere clidhje ka me luljeten kur ajo eshte e lindur ne vitin 1940.Sa per TUFEN,MIRE BERI QE U SHPORR NJE BAJGE .Ai qe mori titull materialin e kishte plagjiature.Ne kishte surrat ai te krahasohet me Luljeta Bozon.hajt sikter me ate mashtrues.

      1. albi says:

        ky popull e ka shume veshtire ta kape ironine…. ceshtje inteligjence

      2. Meri says:

        Mos u lodh te sqarosh Jozin.Rrime te artikulli qe na dhemb te gjitheve.

    3. Piro says:

      Shkrim I sakte. Vertet njerezit e zote Jane shmangur. Preferohen mediokrit, partiaket dhe servilet. Por ky shkrim tregon se ne shkruajme vetem kur goditemi, Jo me pare. Dikush permend problemin e rezervuarve te ujit ne taraca. Eshte problem I madh qe duhet zgjidhur, perndryshe qe nje dite do na godase. Erion Veliaj te veproje ne Tirane dhe te mbaj fjalen qe ka dhene, se tirana do kete uji te pijshem, te rrjedhshem. Mos te kujtohemi pas pilafit.

  7. Examiner says:

    Shkrim fantastik

  8. Agim Rinushi says:

    po kur e pushoi Sala nga puna,pse nuk e riktheu Rama o Meroe,apo hane te dy ne nje sahan.

    1. pato says:

      po ti di te lexosh shqip? Nuk e lexon qe ka dale ne pension eshte 80 vjece? Eshte pushuar nga puna 22 vjet me pare.

    2. Sava says:

      E ka pushu nga puna nje qelbesire me emrin JORGAQ GAQI KACANI, ish Rektor i UPT. Tani bastardin e mbskne ala Dekan per sharlatanizen. Njeri qe nuk di te lexoje, e zen libri. Kur u shpjegon studenteve i vjen per te vjelle e i merret mendja. Don vec me gjobit studentet e me pi raki si lope.

      1. Ilirida says:

        Lopa edhe ujin e pi me karar,aq sa i pihet,po ky?

  9. pato says:

    Patjeter qe keta njerez ka qene dhe jane ende midis nesh, por sharlatanet kane zaptuar gjithe hapsiren mediatike. Prandaj eshte e rendesishme qe te kete nje media publike shteterore e financuar mire.

    Shikoni se cfare po ndodh sot, ju vurselun ndertusve si histerike neper media dhe duket qarte qe eshte gjobevenie.

    Fatkeqesisht edhe Rama vete po behet pjese e kesaj loje te ndyre me dashje apo pa dashje. Njerezit duhet ta kuptojne qe nuk ka vende ne bote qe nuk kalon 2 termete te fuqishme per pa muaj pa demtime. Ka pas demtime dhe ne Itali, Greqi apo Turqi ende se kane marre veten me qindra e mijera viktima. Ne ishim me fat!

    Pergjegjesia e demeve eshte me komplekse. Nuk mund te besh fajtor ndertusit per projektin qe eshte bere. E shpjegonte mjaft mire profesoresha, pergjegjesia eshte me komplekse duhet marre cdo gje me rradhe dhe me imtesi. E dyta edhe projektusin nuk mund ta besh me pergjegjsi perderisa demet nuk jane ne strukture. Tjeter gje se keta plehra i bejne lemsh gjerat vet. Nese dikujt i ka kercitur mendja te shtoj kate me koken e vet jashte projektit apo heq kollonat per lokale kjo eshte pergjegjsia e tij personale si pronar i nderteses. Pastaj ku keni pare qe shteti te demshperblej banesat private? Ne bote po nuk pate sigurim shtepie “puthu me Milon” e shumta qe ben shtetit eshte ndihma emergjente dhe te fut ne listen e te pastreheve dhe prit rradhen.

    Disa sharlatane dhe injoranter qe bertasin per prokurorine neper ekrane a e dine qe termeti nuk bihe njesoj ne gjithe vendin. Fuqine me te madhe e pati ne Durres ku arriti ne 8 deri ne 9 balle!! Ligji dhe studimet shkencore qe punon sot shqiperia parashikon deri ne 7 balle. Ateher cfare prisni ju? Studimet e fundit jane te 89′ ku eshte bere dhe ligji por toka ndryshon dhe duhen bere studime te reja dhe ligj te ri. Po per pallatet e kohes se Enverit qe u rrezuan dhe paten demtime shume here me te medha cfare do thuhet? Ke te arrestoje prokuroria? Edhe aty ndertusit e kane fajin?

    Ne fund te fundit prokuroria ku do i marre keto “prova” nuk do i marre nga specialistet ndertues, inxhiniere e projektues ?

    Jane qe jane a do ta mbledhin mendjen keta gjitholeget tane neper ekrane jane me Thumanen apo me Astirin se nuk merret veshe.

  10. Fatos says:

    Jozi je akoma në luftën e klasave, kot të replikosh me idiotë si ty. Mua nuk më duhet çfarë bindje apo doktrine zgjedh si udhërrëfyes jetë nëse je profesionist në lëmin tënd. Të tjerat ka kush i gjykon ndaj mos i përzje me qëllim.

  11. Buzuku says:

    Nuk behet shkence pa para. Ku ti gjente E. Rama parate; Berisha la nje grope, Basha I Bashkise mori fonde, po pune s’ beri. Parlamenti te marre nje vendim per te rindertuar Akademine e Shkencsve, duke I hequr ata qe nuk r meritojne dhe te ngjiten njerez teorise dhe praktikes, te apasionuar dhe kopetente, adapte menderisht, fizikisht dhe drejtesisht – sic eshte, midis te tjereve edhe z. prof. Luljeta Bozo.

  12. Naftetar says:

    Ju keni përgjegjësinë Tuaj ,sepse i njihni këto fakte,dhe shumë të tjera,por kini heshtur ca më tepër Ju që S.B e keni patur në shinjester dhe shumë mirë ke bërë por për këto që përmend në shkrim ,por jo me të njëjtin zell i je përgjigjur edhe mjaft shkrimeve nga disa pensioniste për këto institucione sidomos ,sepse i ke njohur edhe emrat e sipërpërmendur dhe qëndrimet ndaj tyre dhe shumë të tjereve
    Nuk je vetem ,ke pothuajse një tabor kolegësh që kanë mbyllur sytë e tyre dhe dyert e medias

  13. Naftetar says:

    Ju keni përgjegjësinë Tuaj ,sepse i njihni këto fakte,dhe shumë të tjera,por kini heshtur ca më tepër Ju që S.B e keni patur në shinjester dhe shumë mirë ke bërë por për këto që përmend në shkrim , jo me të njëjtin zell i je përgjigjur edhe mjaft shkrimeve nga disa pensioniste për këto institucione ,sidomos ,sepse i ke njohur edhe emrat e sipërpërmendur dhe qëndrimet ndaj tyre dhe shumë të tjereve
    Nuk je vetem ,ke pothuajse një tabor kolegësh që kanë mbyllur sytë e tyre dhe dyert e medias

  14. Universal says:

    Shkrim fantastik. Wake up call per mamaqrat, olti currin, kejvina kthjellen, dhe te gjithe siperfaqesoret qe zene hapesirat e portaleve ne kete vend.

  15. Fatos says:

    E kam pasur pedagoge, inxhiniere e shkelqyer mbi te tera njeri i shkelqyer. Fatkeqesi qe po shterojne keta njerez te ndritur. Po na mbyt mediokriteti. Respected Profesore Luljeta. Ju uroj jete te gjate.

  16. Landi says:

    Po ti mor tqr, ti ske lene idiot pa pronovuar e ngritur ne piedestal per interesat e tu e tani shan shoqerine. Ti dhe raca jote jeni mallkimi me i madh i ketij vendi, sepse keni abuzuar me hapesiren publike qe zaptuat mbas 90.

  17. Leo says:

    E ke gabım Mero. Kemı Armınen, zonje shume te nderuar, ka nje dekade qe eshte bere shume e njohur jo vetem ne Shqıperı por ne gjysmen e globıt per “punımet shkencore se sı mund te mırembahet bytha hjoksı dhe per te bere studıme se meshkujt e cılıt kontınent jane me te pelqyer, apo studımı ı fundıt qe ı morı dısa vjet pune shkencore se sı mund te blesh te gabı tanga te perdorura dhe tı shesesh ne dyqanın te Blloku me cmıme marramendese.
    Te lumte Mero. Ke kapur nje teme shume ınteresante dhe domethenese.

  18. @@@#### says:

    Fjali te tipit “sonilameco”…..?????. Je I madh. Shkrim i perkryer.

  19. shijak says:

    jo profesoreshe, sepse kjo fjale na kujton fjalen zyshe ne shkolle fillore, por me plot gojen SHKENCTARE

  20. Investimet në arsim says:

    Në fakt mendoj se problemi është më i gjerë…
    Ka te bëj në total me % e shpenzimeve qeveritare në arsim..
    Dhe këtu duke filluar me Saliun e mbaruar tek Edi duket se të gjithë janë në të njëjtën strategji..
    Sa më pak, më “mirë “.
    E çfarë perspektive presim për të ardhmen..
    Lipset ndonje shkrim investigativ për të nxjerr ne pah se në terma afat-gjatë këta e kanë vrarë perspektivën e vendit..
    Aksioma është e thjeshtë: Më thuaj sa % të shpenzimeve totale zë arsimi, të të them se çfarë shteti do jesh në te ardhmen.
    Me 1-3% ka gjasa që jo kastë ekspertësh të tillë s’do të ketë më por do ketë më shumë analfabetë…
    Midis këtyre krimeve, ky është krimi politik më i madhi i të gjithëve ça kanë kaluar në AL në pushtet.

  21. Ledio says:

    Ku ka shqiptar qe nuk e ka pare baterdine qe eshte bere ne keto vite, por te gjithe kemi heshtur,edhe ti zoti Mero ke heshtur . Po doni te kuptoni se cfare niveli kemi shikoni debatin ne Ora News ku ishte i ftuar edhe ” Profesori i Harvardid” ose arkitetekti i katraures ne ekonomi zoti Arben Malaj edhe do kuptoni se cfare njerezit na kane drejtuar edhe po na drejtojne. Djali i botes ka studiuar ne Itali edhe ju thoshte qe duhen bere studime te reja krahas atyre qe jane , biles cdo pallat duhet te kete studimet e veta gjeologjike edhe zoti Malaj tallej, kurse te tjeret cirreshishin si korba. Kete Mu.. kemi mbjelle ne keto 30 vite , kete Mu.. do hame. Ngushellime per ata qe iken , por sinqerisht duhet ti themi flm zotit qe e mbylli me kaq tani per tani. Ndoshta na dha pak kohe per te analizuar katrahuren qe jemi zhytur edhe te veprojme . Vetem per prishjen e cdo gjeje te asaj qe mban nje shtet Sali Serbi duhet te denohet me 150 vite burg edhe 150 kamzhika ne by, kurse te tjeret me nga 100 & 100.

    1. Denis says:

      Ai djali i botes mund te kete studiuar ne itali, por ne ate emision tregoi qe edhe me tituj te jesh, apriori, njeri nuk te ben. Ata profesoret e permendur nga mero kane bere harte sizmike ne 2005 nga ku dhe bazohen inxhinieret e tjere, por sdo te thote qe te gjithe e ndjekin me imtësi. Boll na shitet dengla ka mbaruar studimin ketu e atje, as i plas trapi durresakeve te lenduar fare, rendesi ka qe ndertimet qe behen te kene rigorozitetin e duhur dhe te ri kontrollojnë inxhinieret a jane te sakte apo jo. Veting per inxhineret ndoshta? Rrikontrollim i diplomave te shkruara?

  22. Drini says:

    Titulli i shkrimit te bene per te qeshur.Ne fakt tregon nivelin tone si shoqeri ashtu sic e tregon Mero Baze.
    Po me cudit nje gje. ketu nuk ka shkence te madhe fare ne gjithe kete tragjedi te termetit. Ketu ka vjedhje , babezi, te ndertojme dhe te fitojme sa me shume me sa me pak hekur, me sa me pak cimento, ti bejme muret e jashtme tek tulle, te ndertojme ne kenete etje etj. Keto jane gjera qe nuk ka nevoje fare te jesh shkencetare ti kuptosh

  23. Kozmos says:

    MBAS VITIT 1990 , QELLIMI KRYESOR ISHTE SHKATARRIMI I SHQIPERISE , DUKE ELEMINUAR TE GJITHE AJKEN E KOMBIT , NE TE GJITHA FUSHAT DHE NE VEND TE TYRE NE CDI FUSHE U ZEVENDESUA ME NJEREZ ME 4 KLASE , QE VININ ME SHUME NGA MALET , KEPUCET I KISHIN LIDHUR ME SPANGO NE VEND TE LIDHESEVE . KJO KATEGORI , MIRI SHTETIN NE DORE ,U BENE AMBASADORE , OFICERE TE LARTE , DOKTOR , JURISTE , ETC.ETC.ETC . KY LLUM I SHOQERISE E DEGRADOI SHQIPERINE , DERI NE KETE GRADE QE NE SHOHIM SOT . KY SHTET DO TE MARRI VETEN MBAS 50 VITEVE .
    O MOJ SHQIPERI , E MJERA SHQIPERI ,
    QE KE KATANDIS , ZI E MA ZI .
    ZOTI E NDIHMOFTE SHQIPERINE .

  24. demo says:

    Sonilameco.Kukulla barby.Kjo qe promovoi 7 WC e Monika Kryemadhit dhe sa i duhet Bexheti kurvave te shtrenjta.

  25. leku says:

    Shqiperine e moren ne qafe 1 tufe ballistesh dhe 1 dore agjentesh te serbit. Dhe gomaret qe i votuan.
    Ket kerkuam. Tani duam leke se na u prish shtepia ….. Po me pare pse gjendeshin leket??

  26. Dash says:

    E VERTETA È HIDHUR !!! Sakte Mero!

  27. Detari says:

    keto qeveri kerkon populli pse ankohesh?

    ja dhe tani me 6 vjet ramazon asgje ska ndrshuare ne shkenc, po akoma me keq, populli po behet me shume islamik.

  28. Dora says:

    Bravo per shkrimin megjithse ato qe ke shkruajtur i dim por bravo e madhe qe i shkruan.
    Zonja Luljeta e bukur na ka cudit te gjithve se na u msun syt me Grigjerinee e ndyr qe ka zaptu ekranet. Aman o zot na largo nga ekrani hienat e tipit politikane se na e ndyt jeten. O zot kur do shikojm zonja te tipit Luljeta se na u errsun syt neve dhe fmijve. Prandaj ikin fmijet se mendo te krahadosh rruspije GD me zonjen Luljet…

  29. ABC KORCA says:

    Z.Mero
    1-Shkrim i shkelqyer persa i perket temes se tij…por qe ta bejme heroine sepse thote se depozitat nuk duhen ne tarace dhe ne te brohorasim,me duket e pallogjikshme,nejse…
    2-Te mira jane shkrimet permbledhese por me duket se na duhen Konstatime konkrete dhe Zgjidhje konkret per me tej
    3- Nga kjo fatekeqesi a mundet edi rama te beje ate qe “fati” ja pruri ne dere?!
    -A do mundet edi rama te marre vendimin qe bregdeti i durrsit te jete i teri me 5 kate( e shumta) dhe te gjithe te jene ne vije te drejte e te mos jete nje ballkon ne te semes e nje te te emes?!
    -A mundemi ne si shoqeri te insistojme ne normalitet?!
    -Gjasat jane Zerooo…por dhe shkrim-mendimet konkrete nga pena te spikatura jane Zerooo.
    -Shqiptar,ngrohuni ne zullumin tone…dhe lutjuni Zotit … situata per 90% e te prekurve fort nga termeti,do behet e pa-perballueshme…lutjuni Zotin…se as kam me te voglen shprese se Njerzit normal do degjohen dhe do behet ato qe “normalet” propozojne.
    #jashte temes por ka te beje me cfare na pret#
    – hotelet qe jane hapur per te pa-strehet…mbulohen nga buxheti i shteteti tha dje ministrja perkatese,dhe nuk shoh me te voglin reagim nga media…propozimi im konkrek eshte qe te mbulohet nga shteti kostua e ngrenejes[ me cmimin e blerjes dhe jo me cminin e shitjes]…dhe akomodimi te mbulohet nga hotelistet.
    E kuptoni o shqiptar qe edhe me kete situate po vidhet e po perdoren klecka qe te zhvatin sa me shume munden?

  30. Hamdiu says:

    Nje nga shkrimet me te mira te Mero Bazes. Asgje e re ne fakt, keto i themi cdo dite mes njeri-tjetrit, ose sa here qe Rudina Xhungat me Fevzinjte dhe gjithe faqezinjte bejne ato emisionet e tyre tallava dhe pornografike qe u sherbejne vetem atyre dhe pronareve te mender medjave tona per tu pasuruar. Tani kane arritur ne nje pike te gjithe politikane, drejtues emisionesh tallava-porno dhe pronare medjash qe keta jane te gjithe te pa zevendesueshem se ne kete vend nuk ka me te zgjuar dhe me te mire nga keta. Kur genjen cdo dite Fillon e beson edhe vete genjeshtrat e tua. Ky vend esthe ne ate pike qe nuk behet dot po su be njesh me token.

  31. Poni says:

    Drejte Mero Berisha dhe tranzicioni beri masaker mbi specialistet por kjo qeveri cberi kto 6 vjet? Ke promovoi? Asnje…..vetem Briserat,Spiropalet me shoke….prisni se ky termet nxorri zbuluar ndertimin por ka termete te padukshme si eshte shkaterruar administrata kudo ne shtet e si nuk gjen nje soecialiste porvetem militante me armani e mjekra barkderre e diplomablere…..

    1. Tropojani says:

      tamom Pono. kjo te kujton ate perrallen nese nuk gabohem e nje shoqerie qe filloi te vriste pleqte se ju duken
      te panevojshem. Ju dukej vetja te mencem mjaftueshem, kur erdhi puna per ceshjte eksperience, e hongren.
      vetem nje djale qe e kishte mbajt te afermin e tij te fshehur dha zgjidhjen.. etj.

      eksperienca nuk blihet prandaj quhet eksperience
      vicat qe sapo kane mbaruar shkollen, ju duhet te mesojne nga eksperienca e paraardhesve,
      dhe jo te shesin pordhe neper televizore,
      se ne fund te fundit pordha modhe gris dhe breket e reja!

  32. Jimi says:

    Mero ! Me thuaj cfare u be mire ne kete vend pas viteve 90 ? Tani nuk po qajme per ate qe iku, por me teper shqetesuse eshte ajo qe do te vije! Mos edhe ate qe do te vije, do ta bejme si ate qe iku?

  33. Redi says:

    U permend Saliu 3-4 here. Edi Ramen sikur nuk ma kapi syri ne shkrim ? Mero Baze shenja peshorja je ?

  34. On says:

    O ABC Korca sa I zgjuar qenke zotrote…ti thua te falimentojne hoteleria dmth…ata nuk jane miliardere o babam….me 3 muaj pune mbahen gjithe vitin…..shteti normal do paguaje duke llogariturnje kuote normale ditore te arsyeshme pa luks….pra mjes,dreke,darke….dhe kostot e akomodimit pa tjeterSe paguhen drita,uje,taksa,sigurime…..sini behet pastaj?

    1. ABC KORCA says:

      “ON”
      Avash me larjen e carcafeve se mos harxhohet uji…edhe me shume me larjen e klleveve te jastekeve…
      Uje,drita,normale qe sduhet te paguaje asnje hotel me te voglen qindarke.
      Por akomodimin…larjen e xharxhafeve le ta bejne falas…se mbase i shpeton zoti nga katastrofa e falimentimit per larjen e xharxhafeve…ku i dihet,edhe mbase e perballojne kete kosto kolosale(120 lek te vjetra per xharxhaf).
      Zoti i ndimofte nga falimentimi per xharxhafe,kllefe,e batanijet diku nga prilli
      Lutu dhe ti qe te mos falimentojne nga kjo kosto kolosale

  35. Ledio says:

    Ti me emrin Denis : Une flas ketu per edukaten e te degjuarit edhe te rrespektit per njeri tjetrit qofte ne situata te tilla te veshtira , qofte edhe kur tjetri duket sikur eshte gabim. Ne konkluzion : hijenat qe e katandisen ate vend cope -cope duhet te heshtin edhe te degjojne. Nuk mund te flasin tipa Sala& Mala&Basha&Rama&Co se si duhen rregulluar gjerat tani pasi e ben kete vend corbe per 30 vite. Nuk ka zgjidhje me hijenat e 30 viteve, ka vetem arnime qe do na dalin para shume shpejt. Prandaj degjo edhe ti edhe sikur te tjeret te te duken me te rinj edhe me me pake eksperience. Keshtu qe pa hedhur poshte punen e intelektualeve te meparshem ne cdo fushe, duhen studime te rreja , qendra te rreja kerkimore-shkencore etje edhe jo piktura apo fasada shume-ngjyreshe. Eshte koha te paguajme per mend edhe teknologji qofte per keta qe kemi edhe qofte te huaj.Ndryshe gropa e injorances sa do vije e do zgjerohet edhe heres tjeter fatkeqesisht nuk do kete vetem 52 viktima.

  36. ashtu kot says:

    Shkrim i persosur. ” Nje shoqeri e cmendur nga budallenjte” do ishte titul me i sakte.

  37. P Tarko says:

    Bravo Mero por mos horro se persekutimi nga Saliu i profesoreve filloi qe nga viti 94

  38. Qetësusi says:

    Për Arminën vetëm Merua dhe gazeta Tema bëjnë reklama , ne të tjerëve nuk na intereson as se vdes , as se rron.

  39. Pedagogu says:

    Pershendetje Tema,
    Komplimenta per shkrimin!
    Do te doja te vija ne dukje nje lapsus qe gjeta ne shkrim tuaj. Harta qe ka prodhuar profesor Shyqyri Aliaj at al. eshte harte e rrezikut sizmik, jo harte e riskut sizmik. Harta sizmike tregon ‘forcen’ e termetit ne pika te ndryshme ne vendin tone. Ndersa harta e riskut do te tregoje se cfare efekti ka ky rrezik ne pika te ndryshme te vendit. Psh Sa do te jene fatalitet, sa do te jene te plagosurit, sa do jete demi ekonomik. Per Harten e Riskut sizmik nuk ka eksperte ne Shqiperi, vetem nje eshte ekspert ne Shqiperi per llogaritje te riskut sizmik!

  40. Alban Dega says:

    MESAZH FILIZOFIK ME FJALE PAK …

  41. Jimi says:

    Po i referohem termit ! Rischio= Rrezik ! Se ku qendron ndryshimi tek hartat me keto terma nuk mund te flase !?

    1. Pedagogu says:

      Pershendeje Jimi,
      Ne lidhje me termat:
      Hazard=Pericolo=Rrezik
      Risk=rischio=Risk
      Ndersa persa i perket ndryshimit e keni te sqaruar ne komentim tim te mesiperm!

      Dite te mbare!

  42. Pedagogu says:

    Pershendeje Jimi,

    Ne lidhje me termat:
    Hazard=Pericolo=Rrezik
    Risk=rischio=Risk
    Ndersa persa i perket ndryshimit e keni te sqaruar ne komentim tim te mesiperm!

    Dite te mbare!

  43. Mikel says:

    Bravo z.Baze per shkrimin, profesoresha e nderuar jo vetem eshte nje shkencetare e vleresuar ,qe ka dhene leksione per shume vjet ne disa univesitete te ballkanit por mbi te gjitha eshte njeri i mmrekullueshem mes kolegeve te kohes se saje.

  44. Toni says:

    Shkrim i sakte por i njeanshem..sulmohet vetem nje pjese e politikes shqiptare thua se ka qeverisur vetem ajo keto 30 vjet.. Qeveria aktuale ne keto 7 vjet nuk ka bere gje tjeter vecse thelluar demin, korrupsionin, kaosin, antikulturen, dhe asgjesimin e shtetit.

  45. Mira Pirdeni says:

    Politikes i interesojne njerezit qe vijne nga deshtimi, siç vendosi ne kryeqytet deshtuesit e ‘mjaft & G99’!
    Perveç qe ketyre personaliteteve nuk i japin pensione, sherbime, mundesine per te qene aktive, por i prishin dhe komunitetet me investime qe nuk shkojne ne dobi te jetes se banoreve!

  46. malko durmishi says:

    Mero,ka nje kolle te vjeter me Berishen,ish mikun dfhe idhullin e tij,Nje kolle, qe e mbyti,i ka zene frymen dhe ja trubullon mendimin.Termete kane rene perhere ne Shqiperi dhe me pasoja.C benin akademiket e Meros ? pse i linin te binin?!Berisha e mbylli nje istitucion qe thuhej shkancor,por ne fakt ishin njerz qe mernin rrogen rregullisht,
    pallatet qe u rezuan ishin te para 2007 es.Pra “akademia e Meros “paska bere nje vere ne uje…
    faji duhet te analizohet mire.ne radhe te pare te babezive te urbanisteve, qe jane arkitekt me arsim te larte dhe sidomos i gjithe kryetareve te bashkive ,qe kane marre para te madhe per cdo leje ndertimi,gje qe Mero s e ka vene re fare.Ligesia ja ka bllokuar shqisatero s e paska pare e as e ka ndjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje