VIDEO/ Testimi i sistemit VAR në Superiore, Jareci: Infrastruktura, problemi më i madh

7 Dhjetor 2019, 19:28Sport TEMA

Në pritje të vënies në funksion të teknologjisë VAR, shefi i arbitrave pranë FSHF është shprehur se Shqipëria është e gatshme për ta aplikuar por problem mbetet infrastruktura.

Në një prononcim për TemA Tv, Sokol Jareci, u shpreh se shumica e stadiumeve shqiptare nuk i plotësojnë kriteret për të aplikuar sistemin VAR.

Jareci zbuloi se testimi i sistemit VAR në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Laçit ishte një eksperiment që u propozua nga një firmë private.

Kategoria Superiore pritet të jetë pjesë sistemit VAR në sezonin 2021-2022.

1 komente në “VIDEO/ Testimi i sistemit VAR në Superiore, Jareci: Infrastruktura, problemi më i madh”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Keta te “aftet” do ta fializojne ne 2025 !
    Duan KCK,jane pasuruar me rezultatet nen tavoline.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje