Frustrimi francez

12 Dhjetor 2019, 07:53Politika TEMA

Pasi nuk gjeti përkrahje nga Gjermania në reformimin e thellë të BE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron, goditi tavolinën me mesazhin: «Disa duan që rriska e bukës të jetë gjithnjë më e madhe, por kur vjen puna që mbi atë rriskë të hidhet më shumë gjalpë, ata refuzojnë». Domethënë: Gjermania vetëm po kursen dhe nuk po investon. Ky është një argument që vështirë mund të hidhet poshtë.

Nga Enver Robelli

Presidenti francez është i frustruar. Në vitin 2017 ai mbajti një fjalim në Universitetin Sorbonne në Paris. Emmanuel Macron kërkoi faktikisht rithemelimin e Bashkimit Evropian. Vizioni i tij ishte dhe mbetet një buxhet i përbashkët i BE-së, një autoritet i përbashkët i BE-së për trajtimin e kërkesave për azil, politikë unike për mbrojtjen e klimës dhe të kufijve të jashtëm të BE-së. Ai dëshironte që në zgjedhjet për Parlamentin Evropian të kishte lista transnacionale. Ai kërkon që Evropa ta forcojë komponentin e saj ushtarak, sepse Amerika nën Donald Trumpin nuk është më garantuese e pakusht e lirisë dhe sovranitetit të Evropës.

Asnjë nga nismat e Macronit nuk kanë pasur sukses. Dhe fajtorin Macron e sheh në Berlin. Qeveria e koalicionit të madh në Gjermani me kancelaren Angela Merkel më shumë po e administron status quo-në. Vizionet e mëdha kushtojnë, në radhë të parë guxim dhe para.

Në intervistën dhënë revistës britanike “The Economist” muajin që shkoi, Macron e goditi edhe njëherë tavolinën me grusht. Më parë Franca kishte bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Disa duan që rriska e bukës të jetë gjithnjë më e madhe, por kur vjen puna që mbi atë rriskë të hidhet më shumë gjalpë, ata refuzojnë”, ka thënë Macron.

Nuk duhet fantazi e madhe për të kuptuar se kritika i drejtohet Gjermanisë, e cila dëshiron vetëm të kursejë dhe njëkohësisht u ofron vendeve të Ballkanit anëtarësim në BE. Por edhe ky premtim gjerman mbetet bosh. Dhe kjo është parë që nga ardhja në pushtet e Aleksandër Vuçiqit. Berlini nuk i ka bërë presion serioz t’i ndalë aksionet e sabotazhit kundër pavarësisë së Kosovës. Edhe i ashtuquajturi “Proces i Berlinit” ka qenë vetëm përpjekje për të shtyrë integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.

Macroni është ankuar disa herë se aktualisht në rast të regresit në vendet kandidate për anëtarësim, e vetmja gjë që ndodh janë vendnumërimi dhe stagnimi i procesit të negociatave – si në rastin e Turqisë. Këtu do të mund të përmendej edhe Serbia. Ndonëse negocion për hyrje në BE që nga 21 janari 2014, Serbia viteve të fundit ka shënuar hapa pas. Mediat nuk janë të lira, drejtësia nuk po iu afrohet standardeve evropiane, presidenti autokratik, Aleksandër Vuçiq, ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe lidhjet ekonomike me hapësirën postsovjetike, korrupsioni në Serbi është stabil.

Duke marrë shembull Serbinë, Macron mund të thotë se negociatat për hyrje në BE nuk po sjellin përparim në vendet përkatëse, sepse për politikanët më e rëndësishme është ruajtja e pushtetit, sesa reformimi i thellë i shtetit, funksionalizimi i institucioneve, sundimi i ligjit, demokracia vetëkontrolluese. Këtu Macron ka një argument që vështirë mund të hidhet poshtë.

Mediat gjermane citojnë këshilltarë të Macronit, të cilët hapur flasin për një “shok-terapi” të presidentit francez me qëllim që partnerët, e para së gjithash Gjermania, të zgjohen nga gjumi. Një zgjim gjerman nuk mund të pritet. Macron po e mbizotëron debatin edhe për shkak se kancelarja Merkel synon ta mbarojë mandatin më 2021 pa ndonjë plan të madh. Edhe disa vende të Evropës Lindore janë skeptike ndaj nismës së fundit të Macronit për ndryshimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Duke vepruar në stilin e menaxherit dhe jo politikanit, Macron ka plasuar idetë e tij pa u konsultuar me kolegët e tij në BE. Por disa vende anëtare të BE-së janë të lumtura që Macron po e thotë atë që s’kanë pasur guxim ta thonë të tjerët: sa më e ulët gatishmëria e BE-së për pranimin e vendeve të Ballkanit, aq më e madhe gatishmëria e liderëve të vegjël ballkanikë për t’i bërë shtetet e tyre autokraci të mëdha. Është një dështim i dyanshëm.

Andaj parulla “S’po na do BE-ja” e bjerrakohësve nga Kosova e Shqipëria është vetëm një petardë për të shkaktuar tym. E pse nuk po na do BE-ja? Qe një përgjigje që nuk duan ta dëgjojnë bjerrakohësit: sepse edhe ministrin e Drejtësisë e ka marrë në pyetje Gjykata Speciale në Hagë për sabotim të drejtësisë. Dhe bjerrakohësit nuk shqetësohen për këtë zhvillim dramatik, por bërtasin si në kafehane: “S’po na do BE-ja”. Lista e tmerrit është e gjatë. Por vetëm ky shembull mjafton. A po dështon zgjerimi i BE-së? E mundshme. Por, pyetja pse po dështon duhet të shtrohet edhe në Prishtinë, Tiranë, Shkup e gjetiu, jo vetëm duke e mallkuar Macronin e Merkelin. Sepse çdo medalje i ka dy anë.

8 komente në “Frustrimi francez”

  1. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Sa gjynah Francezet e shkrete nuk kane nje kryeminister te afte si ky i joni,Edi Rama duhet te behet urgjent presidenti i parlamentit europjan

  2. Z says:

    O Robelli! Nuk eshte e domosdoshme te jete medalje qe ka dy ane! Ka forma te tjera qe ekzistojne ne bote. Por ne vetem europiane s’jemi! Qe do te thote duhen zbatuar ligjet! Ne jemi midis europes dhe fiseve te shekullit te kanunit! Qe te behet kjo duhet te kemi shtet dhe jo Liken president! Te kemi shtet ligjor qe te vendose drejtesi per krimet e Saliut dhe te gjithe te tjereve! Le te presim ndoshta femijet apo dhe niperit tane mund ta bejne! Roma nuk u ndertua ne nje dite!

  3. Kalec Dega says:

    “Frustrimi” ??????
    i Makronit lol!
    Ja pse e lexoj Temen se po mesoj nje gjuhe te huj, lol! …. ene per humor si estrada e Tiranes, ju kujtohet mo?
    =?
    Pra… ‘frustrimi ‘i lexuesve shqiptare kur i shk erd hehet shqipja nga bandita arnaute…

  4. Ilia Toli says:

    Francezët mendojnë se Bashkimi Europian është perandoria franceze dhe sillen ashtu. Ata s’e kuptojnë dot se s’ka më budallenj. Po të pranohen idetë e bukura të Francës, do bëhet gjithmonë siç thotë Franca. Jo falemnderit.
    Ka dhe ide të një bashkimi vetëm të Francës dhe Gjermanisë. I kanë gjetur dhe emrin: Fragne. Italisht, Fregna. Por do ishte një shtet shumë interesant me gjermanët që tërheqin parmendën dhe francezët që dinë të jetojnë, hanë dhe shesin mend të pakënaqur.

  5. K9 says:

    Shllup-shllup-shllap deri ketu, po situata eshte edhe me komplekse. Jemi akoma ne nivelin e lepirjeve dhe peshtyrjeve.
    Pas nje procesi te gjate me ndryshime historike te imponuara nga komuniteti nderkombetar, si per drejtesine ne Shqiperi ashtu edhe per kthesen properendimore te Maqedonise, te shfrytezosh diten e pranimit te celjes se negocjatave per dy vende europjane, per te shpallur platformen tede, duke vene gjobe mbi dy shtete, hedh ne ere si reputacionin dhe seriozitetin e Frances, ashtu edhe ate te vete Europes. Kishin gjithe kohen per te diskutuar paqartesite dhe planet e tyre dhe jo ti shpallnin jashte cdo konteksti, aq dhunshem dhe pa asnje lloj skrupulli, ne forme gjobe dhe shantazhi, diten e hapjes se negocjatave.
    Kur nuk jane te afte te sillen si aleate serioze dhe brenda kufijve te vete Europes, mendo se cfare mund te zgjidhe Europa jashte kufijve te saj dhe sa seriozisht mund te merret?!
    Megjithate, insistimi i Makron duke i hequr qendrimin gjobvenes, edhe pse ne aparence duket legjitim, ne permbajte dhe realitet paraqet probleme te medha. Dhe problemi me i madh i Europes eshte vete Franca. Mungesa e nje gjuhe te perbashket zyrtare europjane, ka ardhur deri tani si rezultat i imponimit shovinist dhe aspak realist qe Franca ka bere ne favor te gjuhes se saj, duke minuar anglishten dhe si rezultat edhe instrumentin kryesor te Europes, qe tashme pas 40 vjetesh komunikon me Google Translate. Te krijosh nje ushtri europiane, sipas Makron, te paafte te komunikoje mes vetes, me Francen qe detyron vendet e varfra europiane te paguajne armet dhe teknologjine e saj, me Francen nukleare, si koka e ushtrine europiane, me Francen, vendin qe mund te destabilizoje gjithe Europen, ne prag te rreshqitjes ne qeveri antieuropiane, shoviniste dhe ksenofobike dhe politikave te ngjashme qe e dominojne plotesisht…, i bie qe ushtria e ardhshme europiane te jete vetem nje “Legion Etranger Geant” i Le Penit, me ushtare, varfanjaket e Europes Lindore.
    Franca duke injoruar pergjegjesite e veta dhe realitetin e saj shperthyes, eshte e rrezikshme per vete Europen, shume here me teper se vende te paperfillshme si Shqiperia dhe Maqedonia, me gjobevenien ndaj te cilave vete Franca po kerkon te imponohet si lideri me “i pergjegjshem” mes vendeve europiane qe nuk “shohin” rrezikun apo llucen ne te cilen ka perfunduar Europa e Bashkuar sipas saj , ku vete Franca dhe jo Shqiperia me Maqedonine, eshte nje nga prodhuesit me te medhenj te kesaj lluce dhe ketij deshtimi dramatik europian.
    Eshte e pafalshme per Francen qe coi drejt deshtimit, te vetmin instrument dhe projekt politik qe Europes i funksionon dhe qe eshte procesi i permbushjes se kushteve dhe i plotesimit politik te bashkimit europian deri tani lara-lara, me te gjithe vendet europiane, duke vazhduar politiken e turpshme, ku ne Europen e tyre , popujt dhe kombet e tjere europiane te vazhdojne trajtohen me politika gjysem aparteidi, si “rezervate indigjenesh”.
    Ngelet fakti, qe Franca edhe me perkrahjen gjysem te heshtur te qeverive te tjera ksenofobeve qe lulezojne ne Europe, hapi nje kuti Pandore ku rrezikon vetveten, shume here me teper se durimi dhe pritja e perjetshme e vendeve te Ballkanit, ne koliben jashte mureve te Europes.

  6. okulari says:

    Gabohesh rende me kete analize siperfaqesore pa dyshim me ndonje artikull te perkthyer e me pas te reduktuar nga Ju!Europa nuk do ti qasi kurre vendet me shumice myslymane e kjo eshte edhe aresyeja e mashapjes se negocitave ose thenia indirekt “Europa nuk na do”duke nenkuptuar hapur Francen ku te gjithe azilkerkuesit nga vende me shumice myslymane refuzohen!Ndaj dhe per zgjerimin e saj Europa perdor thenien e Nastradinit kur i kerkuan litarin duke u pretenduar se s’mund ta jape dote pasi e ka te zene me miell!Eshte besimi fetar parakusht dhe mos harro se ç’fare ndodhi me Turqine kur i vune veton per mospranimin e saj si anetare e BE!Ndaj shikoi me holle keto politika e jo me çka te intereson me teper ty!

  7. lymi says:

    Burri i plakes kurve…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje