A po fiton pikë Rama me tërmetin? Dash Shehi: Edhe kur vdiq Enveri, rrugët u lanë në lot

13 Dhjetor 2019, 21:55Politika TEMA

Dashamir Shehi i ftuar në RTV Ora, deklaron se edhe pse Rama po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë politikisht pas tërmetit, kjo nuk i jep pikë atij, duke kujtuar që populli shqiptar lau rrugët me lot kur vdiq diktatori Enver Hoxha por 6 vjet më pas do t’ja tërhiqnin zvarrë bustin.

Shehi: Populli shqiptar kur vdiq Enver Hoxha i lau rrugët me lot. 

Më vjen turp që jemi akoma popull në këtë gjendje, halli që na ka rënë është shumë i madh por nuk duhet të na bëjë të humbim dinjitetin fare. 

Nuk duhet ta bëjë politikën kaq cinike që të shfrytëzojë çdo gjë që ndodh këtej rrotull. Çfarë është ky vajtues? 

Punët që duhen bërë nuk janë bërë asnjë.Kanë dalë 50 vetë për të punuar dhe kanë 100 kamera nga mbrapa.

6 komente në “A po fiton pikë Rama me tërmetin? Dash Shehi: Edhe kur vdiq Enveri, rrugët u lanë në lot”

  1. Neni says:

    S’po zhduket ky teveqeli .

  2. Estrada e rrakis says:

    Ti nuk je as per rroje shkolle se tallen cilimijte me ty
    Shko kap ndonje pijetore me llamarine tako nja kater pijanec si ty dhe merjani kenges…. oj rrako oj bukuroshe qe me plase qoshe me qoshe .

  3. Theatrical says:

    kushedi sa vete kane per te qare per ty o lum daja…per rolin e jashtezakonshem ne vendosjen e dhimokracise..
    po te mos ishe ti,sot do ishte akoma diktature m shqipni sigúro

  4. Moj rakia pika pika says:

    A ke dhënë ndonjë lek a euro ti, apo të duhen për ti fut naj teke me qep t’njoma. Politikan kantine je o rrush i thartuar

  5. I indinjuari says:

    Dhe nje nga ata qe llahtarisi dynjane duke qare se vdiq Enveri jeni dhe Ju. Pas viteve ‘90 dolet te gjithe demokrate dhe se ju ne kohen e regjimit kishit gati planet dhe pushket per te hedhur sistemin diktatorial. Ai sistem do te binte me Ju a pa Ju pasi ishte kalbur ne brendesi. E mban mend si u tha Ramiz Alia studenteve qe kishte perballe? Rrini se nuk i dini te gjitha. Apo ishe poshte ndonje ure zotrote se te kishte zene rakia. Nese ke qene esell a te kujtohet qe te gjithe personat drejtues te PD si Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko dhe te tjere, rastesisht kishin xhaketa te bardha?

  6. Dashi pa bri says:

    Flet drejt, por rrin akoma shtremer per 30 vjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje