Mira Kazhani tregon skandalet e Festivalit të RTSH-së: Alketa dhe Elvana kishin një dhomë ekskluzivisht më vete, Vejsiu u tradhtua nga Vera?

23 Dhjetor 2019, 19:16Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Që të shkojmë tek e vërteta e asaj ç’ka ka ndodhur mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH duhet të hedhim dritë mbi disa fakte, të cilat ndihmojnë për të kuptuar.

Gjithçka nisi mbrëmë, me portretin dhe zërin që iu ngadalësua Alketa Vejsiut, e cila priste çdo gjë veç humbjes së Elvana Gjatës në festivalin ku një ditë me pas do e pranonte publikisht se ishte diçka mes të dyjave. Një fjalë e dhënë…

Ku e dimë ne që i dha fjalën?

Po të lexojmë me vëmendje statusin e sotshëm të producentes artistike të këtij festivali, Alketa Vejsiut, e kuptojmë.

Marrim fjalinë: “Elvana, faleminderit! Ti erdhe në këtë festival, sepse ti besove në vizionin tim”.

Vejsiu i drejtohet me nota apologjie Elvana Gjatës.

Vejsiu flet në numrin njëjës! Dhe flet për vizionin e saj!

Pra, ka pasur një premtim, një dhënie bese, një besim apriori tek juria, që si para dhe pas festivalit mbetet kosto e producentëve. Nëse thua juria ime e nderuar gjatë tre netëve, thuhet sërish e nderuar edhe nëse juria del që ka qenë e Vera Grabockës.

Që Alketa Vejsiu ishte një pro-Elvanë e tregoi edhe dhoma e zhveshjes në Pallatin e Kongreseve, ku nëse të gjithë ndanë të njëjtin ambient, për Vejsiun dhe Gjatën pati një dhomë ekskluzivisht më vete. Janë këto fakte që tregojnë se ‘tradhtia’ nuk ishte nga ana e Alketa Vejsiut, e cila nuk gabon pse ka parazgjedhur Elvana Gjatën.

Se këtu kish aleat një publik të tërë dhe prania e Britney Spears shqiptar (Elvanës) në një festival ishte prova e gjallë se çmimi s’kish garë dhe mos të bëjmë të paditurin. Alketa Vejsiu gabon kur veçon publikisht një këngëtar, sepse është ‘mama’ e festivalit dhe të paktën zyrtarisht i duhet dhënë e njëjta dashuri edhe atij që del i fundit. Gabon kur i hakërrehet jurisë. Këtë duhet ta bëjmë ne. Mjafton të mbledhësh dhe kuptohet ç’ka ndodhur.

A ka arsye të besojmë se Arilena është tradhtia e Grabockës ndaj bashkëpunëtores Vejsiu?

Arilena është një yll i dalë nga ‘X Factor’ dhe sot po të pyesë dikush për menaxherin e saj, që e thërrasin Popi, e kupton lehtë lidhjen e dyfishtë mes saj dhe regjisores Grabocka.

Si një ujkonjë e vjetër e festivaleve dhe garave, mund t’ia lejojmë vetes kalkulimin e Grabockës, e cila nuk e ka luftuar dëshirën e sinqertë të Vejsiut për futjen në festival të divës Elvana Gjata. Prania vetëm sa e rriti audiencën, madje në fund tregoi edhe ‘pavarësinë’ nga pazaret.

Një tjetër fakt tërheqës është futja e duarve në ndryshimin e rregullores së Festivalit të RTSH-së. Për herë të parë i çelet rrugë këtë vit kantautorëve të huaj, gjë që lejoi Darko Dimitrov, të talentuarit, për t’i bërë këngën Arilenës, madje edhe Erës. U lejuan me atë rast edhe dy këngë nga një tjetër kompozitor shqiptar si Adi Hila, për të krijuar një barazi.

Festivalin duam apo s’duam e bëri emri dhe klikimet e Elvanës dhe një Elvanë në Eurovizion, megjithë makinerinë dhe eksperiencën e saj, do ishte prezantim i fortë. Futja e Elvanës në këtë moshë në garë dhe gjithmonë larg festivaleve dhe garave, kishte motiv vetëm Eurovizionin.

Elvana e pati mbështetjen e publikut, jurisë ndërkombëtare, YouTube, Facebook, Instagram, të Alketës, edhe timen po deshët, por në fund ajo rezultoi vetëm dekori ideal për t’i dhënë fitoren e zhurmshme Arilenës, fitueses së pafajshme të një festivali të fajshëm.

Verbëri të ndahesh sot mes Elvanës dhe Arilenës.

Edhe diçka! Gjithmonë në lëmin e fakteve. Kurioz të bën edhe një fakt i fundit që Vejsiu e përplasi me aq emocion e krenari: 400 karriget e shtuara për herë të parë në festival, por që gjatë mbrëmjes prej tyre u thirr Arilena, Arilena…

Të tjerat, si u vesh Alketa, sa herë këndoi Alketa, cila e meritoi Elvana apo Arilena, janë rërë!

25 komente në “Mira Kazhani tregon skandalet e Festivalit të RTSH-së: Alketa dhe Elvana kishin një dhomë ekskluzivisht më vete, Vejsiu u tradhtua nga Vera?”

  1. Turtull race says:

    Po vajzat kishin nga nje dhome se jane madama te medhaja. Njera mantenute e nje te forti me arme ne brez, tjetra motra e nje gangsteri te kapur me mina me telekomande dhe arme narkotike.
    http://www.panorama.com.al/u-kap-me-mina-vellai-i-alketa-vejsiut-hesht-ne-gjyq-i-ati-shperthen-ne-lot/
    Dhe sikur mos mjaftonte perfshirja ne aktivitet mafioz te se vellait, Alketa mbreme i beri nje pyetje kengetares napoletane Giusy Ferreri, se pervec mafies cfare kane shqiptaret tjeter te perbashket me napoletanet. Domethen ne dhe napoletanet jemi njesoj mafioze, sipas motres se mafiozit ne burg. Alketa mafien mbaje per vete. Une po zgjedh mikepritjen dhe ngrohtesine si gjera te parbashketa me napoletanet e ndershem.

  2. PEPJA says:

    PUNE KURVASH FESTIVAL SISHTE.

  3. Tironsi says:

    Mira,kam respekt per ty,por te thuash per Elvanen dive eshte turp dhe injorim i zerave potent te muzikes shqiprare Arilena eshte super Ze.Te shkonte ne eurovizion Elvana do qe skandal per muziken shqiprare

  4. Albann says:

    Michaela Minga ka kryer vepren e korrupsionit,manipulimit te votes dhe prokuroria ta hetoje.RTSH paguhet nga taksapaguesit shqipetare,s mund te kaloje ky manipulim keshtu pa ndeshkim…I sekuestroni telefonin asaj dhe Rites….Me shume gjasa Vera Grabocka perdori te huajt si fasade dhe manipuloi voten me 2 shqipetaret….Hetojeni.

  5. BK says:

    Kthehuni pas, tek kenget e Vace Zeles, Parashqevi Simakut, Irma, Eranada Libohova, Luan ZHegut, Gaqo Cakos etj, dhe pastaj mund te na vij keq, se Elvanes nuk ju eshte dhene haku.
    Te mbeshtetes nje kengetare si fituese, ne rastin konkret Alketa, nuk eshte ndonje mekat, kur kenga pretendente do te ishte dominuese, pra do te bente diferencen me kenget e tjera.
    Ne festivalet e viteve te fundit, kenget jane pothuajse njesoj, monotone, dhe juria nuk mund te paragjykohet.

  6. Zotniu says:

    Ti do jesh nje karriksh mes 400 karrikshave te ardhur nga shkodra se ska mundsi tjeter…

  7. Erli says:

    O njerëz, po a e dëgjoni këngën. Një zë që mund të quhet çfarëdo, por vetëm i një këngëtareje jo. Ska asnjë arsye të shahet Elvana me kë ka jetuar dhe ke ka të dashur. Thjeshtë nuk është KËNGËTARE, e aq më tepër fituese e çfarëdo evenimenti.

  8. diva ni says:

    Ah moj Mira na hape barkun me divat, je gazetare dhe nuk duhet te rrembehesh permbahu.
    Se kush fiton e zgjedh juria dhe ti nuk duhet te diskutosh vendimin e jurise.
    Ne fakt parate ngrene ujin perpjete dhe Arilena e ngriti ujin perpjet me zerin dhe elegancen dhe sharmin e sal, pra me performancen e saj.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur diferenca e pikeve ne vlersim eshte e madhe,midis anetarve te juris,si 10 me 2 ,8 me 2 ,vlersimi konsiderohet nul !!!
    Ky vlersim me dy pike per E.Gjaten nga nje antare shqiptare e jurise ,flet per nxjerrje jashte gares per trofe.
    Nuk mund te vlersohet, nje pretendente per te fituar cmimin e pare, me dy pike .
    Pika ju rente !

  10. SPAK EUROVIZION says:

    ok, domethene anetarja shqiptare e Jurise ka qene e blere (ose e urdheruar) nga Vera Grabocka.

    Kete tashme mund ta zgjidhe vetem Drejtoria e RTSH (qe ka eksluzivitetin e eurovizionit).

  11. Duhen kaluar dhe rrospijet ne veting patjeter sepse si duhen modele te tilla nje shoqerie normale.

  12. Al says:

    Fjala ulkonje ne gjuhen shqipe tingellon shume shemtuar kur u referohemi njerëzve.turp per kete fjalor dhe me shume respekt per njerezit… cilido qofshin ata.
    Turp

  13. kazani says:

    Nuk na the gje moj goc. Nga i pe ti keto skandalet, nga karrigja e salles, apo nga Elvana me tana?

  14. ana says:

    Ky eshte festival i kenges apo i show-it te kenges, pra i dritave, kercimtareve, veshjeve e ku di une? Pra si performance ne dukje Elvana ishte nje yll, por kenga vete ishte nje tallava 100 karat. Fakti qe shumica e popullsise sone ballkano -shpellare pelqen tallavane, nuk do te thote gje per jurine qe sigurisht ka shije dhe preferenca te tjera.

  15. i varferi says:

    Se mos eshte me i mire festivali europian! Me banal eshte ai.

  16. vlora.vlora says:

    Cmimi eshte i sakte, pasi Arilena e meriton, przantim i bukur ne veshje .Sa per Elvana Gjaten ,simpatike kengetare e mire,kenga nis bukur , por perfundon ne dava tallavaje ,2pikeshi nga juria eshte disi turp se te le te dyshosh ,Alketa Vejsiu tregoi njeanshmeri gje qe e penalizon per prezantuese ne te ardhmen ,sa per biografine e saj c te themi ,dihet qe baxhellat shqiptare vdesin per burra te forte qe tu paguajne dhe breket qe veshin .Kjo eshte kultura shqiptare

  17. K. M. Tusi says:

    Nje nga arsyet perse festivalet e para ’90 ishin te bukur ishte se aty merrnin pjese kompozitoret e kengetaret (ne pergjithesi artistet) me te mire shqiptare. Tani eshte kthyer ne festival “te zerave te rinj”. Dicka duhet te ndryshoje…
    Edhe nje here qe hyn nje kengetare qe i ka dhene muzikes shqiptare, ajo merr 2 pike. Kaq keq kendoi?! As 5 pike nuk i merrte dot?! I dyshimte duket objektiviteti i jurise.

  18. demo says:

    Jane zhgenjyer maloket Kazani,Vejsiu,Gjata,,dhe boli me revole.
    Qytetarje gjirokastrite Rita Petro ua bori n`to.
    Kjo malokja Burrelit Kazanja,i thote Vera Grabockes,ulkonje,se atje ku eshte zhgrryer kjo ne stanet e Burrelit vetem per ujq dhe ullkonja flitet.

  19. Tani says:

    Kenga e Elvanes nuk ishte tallava, por kenge çingijesh. Edhe titullin e varfra e kishte kote.Dukej si mbiemer njeriu.
    Me sa e di une, gegerisht e perdorin ” Me të tana”.
    Personalisht me pelqeu kenga e Karmela Islamit, kengetares se Topit. Kenge me vije te bukur melodike dhe interpretim me ndienje.
    Arilena ishte moderne, por nuk me krijoi emocion. Kenge e ngrysur.
    Persa i perket manipulimeve, nuk eshte cudi qe drejtuesja dhe regjisorja te kene ndikuar. Nese eshte keshtu
    duhet te kete nje hetim. Ashtu si ndeshjet e trukuara, edhe nje fitues i trukuar duhet te hetohet. Ne 92-in u perfol Vera si personi prapa fitores se Valbona Selimllarit. Mamaja rrobaqepese e Valbones ishte nje nder shtysat per te trukuar fituesen. Keshtu u fol atehere. Kane kaluar shume vjet dhe ky fakt nuk verifikohet, por pse jo cmimi i ketij viti ne festival.

  20. Mandi says:

    Sna the na i gje qe se dinim o mira, si ti qe ishe atje si ne qe e pavem nga shpia njesoj ditkemi. Ti na thuaj cu be me ate mavrine qe e more para e su be publik lajmi per nja tre kater dite, keto te na thuac nga vetja jote se alketa i thote vete te sajat. mire thote ai, kazan jeni e ne kazan gatuani e per kazan i keni edhe produktet.

  21. Jallupi says:

    Festival i korruptuar dhe u gotit nga vet inati per njeri tjeterin. I kane perzene artistet nga festivalet me ate pisllikun qe gjeneruan neper vite dhe tani sollen nje diva te trapit dhe ia futen aq sa ia nxente. Ai 2 piksh ishte i komanduar per te goditur apo ngritur njeren pale. Nuk ka vlere artistike 2 pike dhe zonja artiste mind ta shpjegoje si i beri llogarite.

  22. Gjethja e dafines...... says:

    Per fat te keq ne kemi mungese te identitetit tone. Alketa je nje kopjuse e deshtuar nuk ke asgje origjinle shqipetare qe te te dalloje.Krijimtaria si nga tekstet dhe muzika flasin per krizen e identitetit shqipetar.Degjon kengetar te italise,greqise apo kudo tjeter dhe kupton identitetit e tyre I ndan nga njeri tjetri kur vjen te muzika jone ska asgje shqipetare me.Merrini kritikat se ju bejne mire dhe behuni shqipetare tregoni vlera shqipetare jo kopime te shemtuara.Zhgenjim I madh nga ky festival vec Arilenes.

  23. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duhet te kete nje rregullore per vleresimin ,ku diferenca e pikve midis antarve te jurse,te mos kalaj 2 pik,cdo tejkalim perjashton vlersuesin qe eshte larg vlersimit .
    Kenga vlersohet minus 2 pik ,nga vlersimi maksimal i jurise .
    Vlersimi te jete dhe me presie dhjetore.
    Perparsi ne vlersim muzikes shqiptare.

  24. GJINOJA says:

    Unë që nuk jam në dijeni të asaj që ndodhi në festival dhe që doja të merrja vesh diçka nga shkrimi i gazetares, nuk mora vesh asgjë. Mira, shkruaj më qartë!

  25. TIRONA says:

    Kjo eshte edukata kulturore artistike shqiptare sot,pa kritere baze,ne te kunderten cdo njeri do ta vleresonte vete.
    Pune cubash !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje