VIDEO/ Rrëfehet këngëtarja e njohur e polifonisë Juli Çenko: Fillimet e karrierës dhe planet e së ardhmes

20 Janar 2020, 14:28Kulturë TEMA

Të përmendësh muzikën polifonike, padyshim që një ndër emrat e parë që të vjen në mendje është ai i Juli Çenkos.

Me zërin dhe këngët e saj ajo është shndërruar në një divë të muzikës popullore.

Në emisionin “Intervista VIP”, me Bledi Strakoshën, Çenko ka rrëfyer disa nga detajet e jetës së saj.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për prurjet e saj më të reja muzikore si dhe planet e së ardhmes.

Më herët, këngëtarja publikoi bashkëpunimin me mjeshtrin e muzikës Arian Shehu.

Kolazhi i dasmave me titullin “Bam e bam”, vijon të mirëpritet nga të gjithë adhuruesit e tingujve të muzikës popullore.

Padyshim, ajo sot renditet mes emrave më të spikatur duke bërë që me talentin dhe punës e saj të jetë në çdo gëzim familjar.

Më poshtë, po përcjellim intervistën e plotë:

1 komente në “VIDEO/ Rrëfehet këngëtarja e njohur e polifonisë Juli Çenko: Fillimet e karrierës dhe planet e së ardhmes”

  1. Sandri says:

    Polifonike????? Na thoni nje kenge polifonike qe ka kenduar Juli.
    Eshte kengetare shume e mire turbofolk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje