Erjon Braçe: Më 21 janar 4 burra u pushkatuan, Sali Berisha u doli për zot vrasjeve. Mbi 6 vite në pushtet jam torturuar, me turp e kokëulur

21 Janar 2020, 18:40Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Katër burrja, një jetë, pushkatimi dhe padrejtësia që rrënon themelet e shtetit!

Ne 21 janar 2011,

Kater qyetetare te zakonshem,

pjesmarres ne nje demonstrate te opozites se kohes, te pa armatosur e paqesore,

U PUSHKATUAN ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit;

Mbi 12 te tjere u plagosen me te njejtat arme zjarri, per fat edhe sot ne jete!

Sistemi kriminal gjyqesor i emeruar e nen sundimin e Sali Berishes edhe sot,

beri qe:

Pushkatimet e Ziver Veizit,

Hekuran Dedes, Faik Myrtajt,

ti cilesoje “vrasje nga pakujdesia”!;

Pushkatimin e Aleks Nikes,

ta shpalle edhe pas 9 vitesh “vrasje pa autor”!

Sali Berisha i ka dale per zot pushkatimeve;

Me ze e me figure,

fill pas deshmise televizive te pushkatimeve ne mes te dites e ne mes te bulevardit,

ai tha troc se i kishte urdheruar vete!

Asnje prokuror

nuk e hetoi ne cilesine e kryeministrit qe ka urdheruar pushkatimet;

Kater prokurore te pergjithshem jane nderruar ne 9 vite, Sali Berisha vijon te marre persiper pushkatimet dhe,

asnje nuk guxoi dhe nuk guxon as tani,

ta vere nen hetim per krimin e rende.

As ate tjetrin, ish ministrin e Brendshem Lulzim Basha, i cili kishte nen komande pushkataret e Gardes se qeverise.

Keta qe emeronin prokuroret e gjykatesit e kishin ne xhep imunitetin,

por kriminalisht i dhane imunitet, shpetuan, nxorren nga burgu dhe sot jane te lire,

dy pushkataret plumbat e te cileve,

qitur nga armet e qeverise,

u gjeten ne trupat e pa jete te Hekuran Dedes, Ziver Veizit, Faik Myrtajt.

Edhe Aleks Nika nga ata eshte pushkatuar.

PADREJTESI ME TE MADHE SE KJO,

NE KETE VEND NUK KA!

KJO PADREJTESI RRENON

THEMELET E SHTETIT,

BEN TE PAVLERE CDO AKT RUTINE DREJTESIE!

Ne 9 vite e gjysem,

kjo padrejtesi eshte tortura me e rende per familjaret e tyre;

Ne 6 vite e gjysem ne pushtet,

torture eshte edhe per mua.

Cdo 21 janar, me turp e kokeulur shkruaj rradhe si keto, nje akt pafuqie qe nuk shtyn per drejtesi, nuk ben drejtesi.

Reforma ne Drejtesi, ka nxjerre jashte nga sistemi 8 gjyqtare te vegjel e te larte,

te cilet dhane vendimet kriminale e shfajesuan pushkataret e 21 janarit.

Por kjo nuk eshte DREJTESI!

Drejtesi eshte hetimi i plote,

gjitheperfshires i gjithe zinxhirit te krimit,

nga urdheri e urdherdhenesi deri tek pushkataret e pushkatimi;

Gjykimi i drejte dhe i shpejte gjithashtu.

E di, e kam degjuar edhe une ate kercenimin e perjetshem qe na perplasin ne fytyre se,

nese hetohet e gjykohet urdheri e pushkatimi, urdherdhenesi e pushkataret,

ketij vendi do i vene zjarrin!

Por kjo eshte edhe nje here me shume PADREJTESI!

Ekuilibri politik dhe stabiliteti social, ekonomik, politik, i vendosur prej dhunes se PADREJTESISE, eshte zjarr edhe me i madh se ai i kater muajve te vitit qe shkoi;

Eshte zjarr mbi lirite kushtetuese,

ate baze-te drejten per te jetuar,

mbi ligj e cdo rregull,

eshte zjarr mbi drejtesine e barazine,

mbi shtetin e bashkejetesen ne te.

Dhjete dite me pare,

presidenti i SHBA i beri vec nje thirrje rregjimit te pushkatareve te Gardes se qeverise ne Teheran/Iran:

MOS I VRISNI PROTESTUESIT!

Ne Tirane protestuesit u vrane, njesoj,

me pushke, te njejtat si atje.

Ne Teheran, drejtesine e bejne po ata,

me pushke, ketu jo me, asnjehere me;

ESHTE E PADURUESHME, TA SHPIF BASHKEJETESA ME DHUNEN SFIDUESE TE NJE KRIMI TE ZBARDHUR E TE PANDESHKUAR,

SI PAFUQI, SI STABILITET APO STANDARD DREJTESIE POR QE NUK ARRIN TEK PUSHKATARET E UDHEHEQESIT E TYRE.

Jo sepse une e dua kundershtarin ne burg,

sic Sali Berisha donte dhe e coi ne burg,

mbajti kycur atje politikisht kundershtarin e tij;

JO! POR SI AKT I PASTER, MORAL, LIGJOR DREJTESIE!

Ate qe nuk duhet e nuk e ben PARTIA,

por ligjerisht DREJTESIA!

Provat jane aty, ne drite te diellit!

Duhet vec kurajo!

11 komente në “Erjon Braçe: Më 21 janar 4 burra u pushkatuan, Sali Berisha u doli për zot vrasjeve. Mbi 6 vite në pushtet jam torturuar, me turp e kokëulur”

  1. asd says:

    Po pra duhet vec kurajo!
    Te njejten gje them edhe une (cdo 21 janar), por … mua nuk me japin rroge deputeti per kaq.

  2. Tafut says:

    Kurajo duhet nga kush o klown i Edvinit?

  3. Noli says:

    Pafuqi e PS e qeverise saje keto 6 vite per te ndikuar ne sistemin e drejtesise per te bere drejtesi per 21 janarin. Dyshja Berisha Meta kane pushtet te plote mbi drejtesine. Pritja per reforme ne drejtesi u be e gjate e zhgenjyse. Nuk ka qetsi pa ndeshkuar vrasjet.

    1. ben says:

      Po per te shperuar saimir tahirin nga burgu nuk ishte pafuqi.
      Per te shpetuar dakon ,gjiknurin,hulusin etj etj nuk ishte pafuqi.
      Kjo vetem pafuqi nuk eshte.
      Sikur 21 janari mos te ishte vrasje , po te ishin plumbat rikoshte????
      Sepse 1 njeri qe komandon polici,prokurori, gjykata gjithe shtetin dhe mos te beje drejtesi e ka 1 arsye.
      Sikur tju kene tallur per kaq vjet dhe e verteta te jete tjeter????
      Njeriu prandaj ndryshon nga majmuni se edhe mendon ndonjehere.
      Ca them dhe une 1 popull qe e talli per 50 vjet 1 qenie me nivel te ulet si nexhmia me enverin me pralla me poliagjente ca mund te presesh

  4. SHKELZENI says:

    ORE LERI HARTIMET ,DIKTIMET , FLETE RRUFET , FB PO VEPRO JE ZEVENDES KEYEMINISTER KUSH PRET TA ARRESTOJE E DENOJE UNE QE JAM POPULL I THJESHTE TE DHAME VOTEN TY RAMES PER TE VENE DREJTESI JU PYES CFARE KENI BERE ?
    SE SI ESHTEKRIMINELI BERRISHA E DIME TE GJITHE TANI ESHTE PA IMUNITET FUTE BRENDA PSE NUK E ARRESTON ! KA IKUR KOHA E FJALVE DUHEN VEPRA

  5. Shkezen Haxhia says:

    pirdh,pirdh o Erion kllouni. Vendose pra drejtesine, se ke g vjet qe mashtron te afermit e viktimave dhe tani je kryeminister. Mjaft,mos lih me si kone se late nam.

  6. E èma e Zeqos says:

    Tè tjerèt duhet tè kenè kurajo, tè veprojnè. Ju, nuk mundeni tè jeni kurajozè sepse atè, kurajon, e shitèt kur bètè koalicion me shkaktarin e asaj proteste.
    Edhe president e zgjodhèt, me duart e ngritura lart.
    Erion Braçe luan rolin e atij qè i kanè varur daullen nè qafè. Bèn zhurmè me tè, sa mundet. Ato qè nxjerr nga goja, i duken tè vèrteta absolute.
    Bèhuni ju kurajozè, qè tè bèjmè pazare ne. Kjo èshtè e vèrteta qè shohin ata qè i dhanè votèn PS. Mè tepèr kurajo se 1 milion vota, nuk ka patur askush nè historinè shqiptare.
    Kush flen me qen, zgjohet me pleshta, z.Braçe.

  7. Shqiptari Ilirise says:

    Pirdh,pirdh Erion!!

  8. Niku says:

    Po ju nuk ju mungon kurajo e keni demostruar dhe se fundmi duke cuar tek dentisti ne bllok nje qe pushkatoi 4 polic ne mes te Durresit. Me shume kurajo se kaq ju duhet?!

  9. Justin Terzio says:

    Cfare drejtesie do te vendosesh o Erion trapi??? Kush i coi ata atje?Ju i cuat.Ju duhet te ishit ne vendin e tyre.Ne cdo vend te botes po te godasesh objektet shteterore dhe sidomos policine te qellojne per vdekje.Hajde njeher ketu ne Amerike dhe shikoje cte ben policija po ta godasesh,ose provoje te godasesh godinen qeveritare se ta tregojne vendin.Ptuuuuu qelbesira i cuat si mish per top dhe tani na tregoni peralla.

    1. katarakti says:

      Une nuk pashe gjekundi qe t’i ishte vene flaka portes se kryeministrise?! As molotovë te hedhur kunder policise nuk pashe! Pashe aman gryka automatiku që villnin zjarr! Me thane qe jane shkrehur mbi 400 plumba mbi demonstruesit. T’i thua qe njerezit te mos demonstrojne kur shohin politikanet me bllok dhe pa bllok qe perlajnë nja 700 mije euro me nje te gelltitur! Por te rrijne si pula dhe kokepalare?! Si ai nga Cepani qe i thone “floriri i vogel” per shkak te vjedhjes edhe te floririt te Kerrabes! Rama duhet futur ne burg qe e beri president, por Berisha, Meta dhe Basha duhen varur per çfare bënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje