Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin e tij për 600 mln lekë

21 Janar 2020, 22:10Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi depozitoi sot padi ndaj paraardhësit të tij dhe 7 punonjësve për shpërdorim të fondeve publike.

Mësohet se kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi ka paditur ish-kryetarin Besnik Dushaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për shpërdorim në shifra të mëdha të fondeve publike.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shifrën e madhe prej 612.000.000 lekë të vjetra.

Besnik Dushaj dhe 7 punonjësit e tij do të përballen me akuza si “Shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë me tendera” dhe “shkatërrim të pronës publike”.

Në një reagim për padinë, Dega e Partisë Demokratike Tropojë tha se ky është mashtrimi i radhës i iniciuar në media.

PD thotë se çdo procedurë e kryer në periudhën 2015-2019 është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin.

2 komente në “Kryebashkiaku i Tropojës padit paraardhësin e tij për 600 mln lekë”

  1. ALI ABDULLAI says:

    LERENI PROKURORINE DHE GJYKATEN TE FLASI PASTAJ BENI KOMENTE

  2. Gipa shqiptar me zemer says:

    Po ky,nuk la vjedh hic?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje