Kush po i liron “peshqit e mëdhenj” nga burgu?

21 Janar 2020, 13:49Blog TEMA

Nga Elton Koka

Është e habitshme se si gjithkush mund të marrë përsipër të flasë për gjithçka edhe pse njohuritë e tij mbi çështje të caktuara janë copa gazetash, tituj portalesh apo thashetheme kafenesh. Një temë që ka shqetësuar mbarë opinionin publik është edhe çështja e lirimit të “peshqve të mëdhenj” nga qelitë e burgut.

Është një temë që na prek të gjithëve pasi kjo cenon rendin e sigurinë e shoqërisë e cila një nga motivet kryesore që paraqet kur zgjedh të largohet nga Shqipëria, është frika për jetën. Edhe pse situate, nuk është kaq e zezë sa media përpiqet ta pasqyrojë, sërish është shqetësuese pasi nuk është e lehtë që të përballesh sërish në rrugë me të fortët e burgjeve të cilët se kanë për gjë të të vrasin pasi e kanë hequr “frikën” e burgut.

Ajo që shtrohet haptas në sferën publike është përgjegjësia e cila në këtë vend shpesh herë ngelet jetime. Kjo lidhet edhe me faktin se sot të gjitha institucionet e drejtësisë, përjashtuar Ministrinë e Drejtësisë kanë heshtur për lirimin e të burgosurve, duke i “shkelur syrin” vendimeve të padrejta. Sot kemi Këshillin e Lartë Gjyqësor që nuk ka thënë asgjë. Prokurorinë e Përgjithshme që nuk ka thënë asgjë. Institucionet e reja të drejtësisë që nuk kanë thënë asgjë. Të vetmit që flasin janë analistët, ndërkohë institucionet mirë që heshtin por as nuk veprojnë.

Por le ti marrim gjërat me radhë për të pasur një panoramë më kuptimplotë. Nëse po “fut ujë” reforma në drejtësi këtë do ta tregojë koha por sot jemi para një fakti ku Ministria e Drejtësisë është lënë e vetme nga institucionet e tjera, çka duket sikur motivon gjyqtarët që të vijojnë të ndërmarrin vendime arbitrare.

Ajo që kemi deri tani institucionalisht është veç një reagim i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi me emra shkarkimin e gjyqtarëve që po dëmtojnë besueshmërinë e qytetarëve te reforma në drejtësi. Pavarësisht se Gjonaj tregoi se ka marrë disa hapa konkrete duke vendosur në lëvizje të gjitha institucionet nën varësi, sërish kjo nuk e qetëson situatën.

Në fund të fundit, pozicioni që ajo ka nuk është se ka ndonjë rol të madh mbi gjyqësorin, (për të mos thënë që nuk ka asnjë kompetencë mbi ta), çka mund ta përmirësojë situatën por nuk mund ta zgjidhë atë. Pavarësisht faktit, “de juro” gjykatësit janë të pavarur, dhe kjo e drejtë duket sikur ju ka dhënë atyre fuqinë për të mbyllur të gjitha “qokat” e lënë përgjysmë para se t’i nënshtrohen vettingut.

Pozita e pavarur e një gjykatësi është e garantuar dhe mbrohet nga Kushtetuta, nga ligjet kombëtare dhe nga traktatet e ratifikuara ndërkombëtare të cilat ofrojnë: Zgjedhje objektive dhe procedura shkarkimi, afat të pakufizuar në detyrë, pa ndërrueshmëri të gjykatësve, imunitet dhe paga që sigurojnë një siguri materiale të vetëmjaftueshme dhe të pavarur, si dhe pozita shoqërore etj.

Duke u nisur nga kjo, si dhe nga heshtja e institucioneve të drejtësisë ata po shfrytëzojnë çdo mundësi për të liruar të gjithë përsonat që po shfrytëzojnë fijet e fundit lidhëse mes drejtësisë dhe korrupsionit. Ndaj në këtë moment, është e nevojshme që vendin e deklaratave të analistëve apo pseudo-avokatëve, ta zërë fjala e institucioneve të cilat është mirë që të mos heshtin por të flasin për atë që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të dorëzojnë çelësat pasi nuk mundet që rendi dhe siguria të varet në dorën e atyre që harrojnë rrugës misionin e tyre.(lexo.al)

6 komente në “Kush po i liron “peshqit e mëdhenj” nga burgu?”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Mesa duket do kete zgjedhjebte parakohshme. A ju kujtohet si i nxorren nga burgu gjithe kriminelat para zgjedhjeve ne 2017?

  2. ilir hoxha says:

    eshte skandaloze ne fakt.

    si ka mundesi ????????

    ministria e drejtesise duhet urgjentisht te mbledhe qeverisjen

  3. Tan Tirona says:

    Po I liron para kohe Sala, për presion, siç bëri në 97′.mbas meje qameti

  4. Emirjana says:

    Kush po i liron peshqit e medhenj, eshte sikur te thuash; qeveria s’ka”,dore kur ne fakt, vetem qeveria dore ka. Nuk ka bythe ne bote nje gjyqetare te liroje nje te denuar per jete, ç’ar do qe ti afroje pala e denuar, po nuk pati suport nga qeveria per garancin e jetes dhe monetare , nuk e ben dot gjyqetari apo gjuqetarja per djalin apo per vellane. Filmat per te bere mediatike uau si ndodhi keshtu, jane te qeverise, pozita s’ka asgje ne dore, gjithç’ka eshte mareveshje ne ener te parave ose, do pranosh kushtet politike qe un ne maxhorance ti kerkoj ty si opozite. Felliqesirat politike nuk pyesin per jete nheezish e jo me per teritorebpolitike. Te denuarit me vite shume apo per jete, jane dore e qeverise ne pushtet. Shikoni kryeminstrin, beri vizite neper burgje duke bere publicitet per amnistine, ku sot akoma, edhe pse po behet gjashte muaj, akoma nuk ka nje vendim te firmosur per kete premtim . Koha e te qenit me shume se kater vjet ne pushtet, tregoi se, cila do qofte ajo parti, kalon ne degjenerim total, ku jemi sot, me po ato pensione, me po ato rroga dhe vetem me shum taksa.

  5. Enea says:

    Ai qe eshte ne pushtet po i liron. Kush tjeter?

  6. Petro ... says:

    Vetem nje gje nuk na thé: kush jane institucionet?! Kush i drejton dhe ku jane ne Shqiperi, Bruksel, apo ne ndonje vend tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje