Prishtinë-Beograd, pa pasaporta: Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti

21 Janar 2020, 20:24Rajoni TEMA

Ndryshe prej destinacioneve tjera, qytetarët kosovarë dhe serbë do të fluturojnë në linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd me letërnjoftime dhe jo siç ndodh rëndom me pasaporta.

Një plan i tillë derivon prej marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave të vitit 2013 të ndërmjetësuar atë kohë nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka thënë Top Channel se lëvizja me pasaporta mund të ndryshoj vetëm me ndryshimet që mund të bëhen në marrëveshjen finale.

Ai thotë se me ketë marrëveshje Serbia ka njohur institucionet e Kosovës, pasi kontrolli i linjës do të bëhet nga Agjencia e Aviacionit Civil nën menaxhimin e KFOR-it që menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës që nga vitit 1999-të.

Ky hap pritet të ndihmojë Kosovës që të lidhet me korridoret e tjera ajrore gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave për udhëtim.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se “Të gjithë thanë se kjo nuk mund të arrihet.

Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës”, derisa ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se ky është fillimi i një të ardhme të ndritshme mes shteteve.

7 komente në “Prishtinë-Beograd, pa pasaporta: Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti”

  1. Rambush karabushi says:

    Dy vjet duhet dhe kosova integrohet komplet brenda teritorit serbe .

  2. armand says:

    Ta gezoni minishengenin kosovare. Te fala bubuzhelit berat dhe rambos me kollare.
    Bac u kry , bubuzheli do fluturoje ne bjellograd vetem me leternjoftim.
    P.S. futeni ne bithe patriotizmin te gjithe ju qe veshet me damken e tradhtarit KM e Shqiperise.

  3. Moisi Golemi says:

    Derivon???
    Derivon i sat’ëm, o gazetar bq e analfabet!!!

  4. Shqip says:

    O Berat c’è pate fat, do fluturosh ne Beograd.

  5. Sancho says:

    Ah, c’po i ben ky Edi Rama Kosoves!!!Po e tradhton sa po i q.robt…ja te ngrihet intelktual Ramushi me fallxhoren e t’i dalin Zot ketij vendi!

  6. Lani says:

    Pa pashaporta se Serbia nuk e njeh Kosoven.Po te ishte me pashaporta do te thoshte se Serbia e njeh Kosoven.Keshtu pak e nga pak po mundohen ta kthejne perseri nen Serbi.Duket sikur shkoi kot gjaku i deshmoreve.Keta kane shitur Shqiperine qe eshte shtet i njohur nga komuniteti nderkombetar e mos te shesin Kosoven qe nuk eshte bere akoma shtet.Tradhtuan endrren dhe perpjekjet 100 vjecare te Kombit.

  7. dyshuesi says:

    Pak me spec kjo pune do te preferoja qe te shkohej me pasaporte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje