Si mund të shfajësohet Ilir Meta për video-shantazhin ndaj ambasadorit Soreca?

14 Shkurt 2020, 18:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti paska zgjedhur Shën Valentinin të reflektojë ndaj lajmeve të rreme, që përhapi zyra e tij në muajin nëntor, rreth një videoje erotike të një ambasadori të Bashkimit Europian në Tiranë, me një zyrtare të lartë të shtetit shqiptar.

Reflektimi i Presidentit vjen pasi ambasadori Soreca foli për herë të parë publikisht për këtë shëmti të prodhuar nga zyra e Presidentit. Janë së paku disa gazeta të kontrolluara nga Presidenti dhe dhjetra zyrtarë të lartë të LSI, që kanë ende në profilet e faqeve të tyre në Facebook, postimet shantazhuese, lajmet nga burime të sigurta brenda Presidencës për ekzistencën e videos dhe pastaj shpërndarjen e tyre.

Sekretare e Ilir Metës ka shpërndarë në dhjetëra adresa whatsapp-i dhe messenger-i shantazhin duke “e filluar me fotot”, duke lënë të kuptohej se pastaj do nxirrej video-ja.

Nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë institucion tjetër të shtetit shqiptar, do të ishte problem serioz.

Por koha në të cilën Ilir Meta e bënte këtë shantazh dhe arsyeja përse e bënte, kishin shpjegime psikologjike dhe politike.

Së pari, shantazhi i zyrës së Ilir Metës për një video erotike dhe përfolja pastaj nën zë e emrave konkretë, vinte në një kohë kur Ilir Meta kishte shfaqur publikisht shenja të qarta të një stresi politik, pasi ai ndjehej i rrethuar nga Perëndimi.

Kishte shpallur luftë kundër ambasadorëve të Perëndimit, kishte shpallur “Non grata” për hesap të vet ambasadorin e OSBE, kishte lëshuar taborrin e LSI, të flisnin për ambasadorë që bëjnë orgjira, kishte sulmuar të dërguarin e presidentit Trump për Ballkanin, Matthew Palmer, kishte refuzuar të takonte të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA dhe ambasadorin italian në Tiranë, si mbështetës të Reformës në Drejtësi etj.

Pra kishte bërë aq shumë marrëzi, sa kjo numërohej një prej tyre. Dhe nuk është se ja mori njeri seriozisht.

Së dyti, për opinionin publik, shantazhet e Ilir Metës me video kanë dhe një shpjegim psikologjik, pasi ai është goditur rëndë personalisht nga një regjistrim i ish- ministrit të tij, dhe prej atëhere ai ndjehet i traumatizuar nga mekanizimi i video-regjistrimit. Dhe kur tentoi t’i kundërpërgjigjej ish- ministrit të vet, ai tentoi pikërisht të regjistrojë video seksuale.

Pra në koshiencën e tij, Ilir Meta e konsideron video-regjistrimin seksual, si një armë të fortë kundër çdo armiku të vet. E quan atë formën më të lartë të kërcënimit dhe të sulmit që mund t’i bëjë një kundërshtari.

Ndaj në këtë aspekt, sulmi ndaj ambasadorit Soreca vlen më shumë për të kuptuar se sa armik e ka në mendjen e vet Ilir Meta, se sa për ekzistencën apo jo të ndonjë videoje.

Kur Ilir Meta të kërcënon me video-regjistrim seksual, dihet se të ka futur tek armiqtë e mëdhenj, si ai që i bëri video-regjistrimin në zyrë për punë pazaresh.

Dhe së fundmi, kur Ilir Meta kërkon hetim për gjërat që bën vetë, apo për bashkëpunëtorët e vet, duhet të kuptoni se është trembur.

Është pak a shumë ajo që i ndodhi me Klement Balilin disa vite më parë. Pasi shkoi në SHBA dhe u përball me historinë, u kthye në Tiranë dhe kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të hetuar kush është i lidhur me Klement Balilin. Në fakt e kishte emëruar vetë drejtor, i kishte në krye të LSI në Sarandë, dhe kërkonte hetim sikur këtë gjë ja kishte imponuar PD, ose PS.

Tani është në të njëjtën situatë. Pasi ka folur ambasadori Soreca dhe pasi opinioni publik nuk e ka kapërdirë shantazhin e ndyrë të Ilir Metës, ky po shfaqet të kërkojë hetim, për t’u dukur sikur nuk ka ditur gjë.

Ka vetëm një shans të bindë opinionin për këtë. Të marrë raport mjekësor, ku të provojë që nuk ka qenë koshient në vjeshtën që shkoi nga trutë e kokës. Dhe është e vetmja gjë që do t’ia besojnë shqiptarët. S’ka nevojë për hetim.

19 komente në “Si mund të shfajësohet Ilir Meta për video-shantazhin ndaj ambasadorit Soreca?”

  1. Monika hajdute me cizme says:

    Bastardi nuk ka nevoj te cfajsohet,sepse ai eshte kryesori qe e shperndau lajmin…
    Por ai hajdut me vidio duhet te mbaj premtimin per hetim…
    Por ketu kane vdeke burrat e prokurorise dhe iliri ka vesh breket e monikes dhe ben llapaqenin

    1. Realisti says:

      O Mero vellai! Mos harxho kohen me Liken se te gjithe e njohim dhe e kuptojme. Biles edhe vete ambasadori e kupton Liken. Ne thjesh pi presim ti kopsitet dosja. Te paca!

    2. xyz says:

      Eh more dobiç,
      Tani na qenka videoshantazh. Ku i le shprehjet videoskandal, video erotike apo porno?
      Po tani nuk quhet se është goditje fiks tek vendi poshtë brezit apo dhe poshtë kurrizit.
      Yyyyyp Xhixhi!

  2. rripitipitytytyrripity4 says:

    Meta eshte shume ne rregull nga trute, dhe levizja e fundit e tij tregoi qe video realisht ekziston, ose se paku kete le te kuptoje kjo levizje, pra Meta po i thote 2 pellumbave qe nqs kjo eshte dicka e sajuar ath gjithecka te hetohet e te dali ne drite sepse akuza eshte e rende, pra le te hetohet e te dali se kush genjen, ata qe thone ka nje video apo ata qe e mohojne. Nqs Soreca e ndjen veten te paster bashke me zvministren ath le te perkrahin presidentin ne hapjen e hetimeve se kush e perhapi lajmin, kush tentoi ti beje shantazh dhe ne hetim e siper te dali nqs video ekziston realisht apo jo. Pra Meta i ka vene perballe 2 mundesive, nqs jeni te paster hajde te hetojme, por ama nqs thoni jemi te paster e nga ana tjeter pengoni hapjen e nje hetimi mbi shantazhin qe ju eshte bere ath kjo do te thote qe edhe aq te paster nuk jeni. Jetojm ne nje shekull kur brekeve qe grisen ne Nepal ju vjen zhurma deri ne Zallbastar..

    1. Koli says:

      Hajde konspiracion hajde.. meta i rruan bishtin ambasadorit dhe zonjes qe tani duhet t’i kerkojne falje se ju rriti ymrin dhe me kete sot tregoi se esht i TREMBUR!!! Ca e ka trembur Like floririn? A mos i kane gjetur parate amerikanet me europianet?

    2. NjeQytetarOptimist says:

      O rrip ! Neqoftese ti e ben Shtangistin te rregullt nga trute dhe ti shkojme nga mbrapa gajdes se tij, i bie qe ai sot s’do ishte President neqoftese ai do bente ashtu sic tha. Kur e gjeti Komisjoni i Venecias qe kishte shkelur Kushtetuten (sa rende ate e di Gjykata Kushtetuese, por e shkeli), tha se do jipte doreheqjen apo jo ?!?! O rrip, seriozisht shtron kaq shume fantazine e nje matrapazi te korruptuar ti mbrosh nderin ?!?! C’fare mundesie te te sjelli hajduti ?!?! Ai ka degraduar komplet figuren Presidencjale te Shtetit Shqiptar. C’fare kredebiliteti meriton ai qe pala tjeter (mund te jete kushdo) te digjoj c’fare sygjeron ky palaco ?!?! You are delusional..

  3. Orli says:

    Z.Mero! Kur ka bere mbledhjen e keshillit te sigurise kombetare per Balilin,Klementi ka qene i fshehur te shtepia e metes duke pire vere me moniken (ush mesimoren e ps) por kurre nuk kam per ta kuptuar se si Edi Rama e zgjodhi president nje superhajdut si koklopa!

    1. Timi says:

      Edi e zgjodhi president ta hiqre qafe e ta lidhte ne presidence dhe te fitonte kohe te bent reformat sepse po pengohej nga te gjitha anet…po ky hajduti kaloji cdo imagjinate dhe shkeli ligjet me te dyja kembet duke e bere presidencen celule lsi-je e pd-je. Kaq. Thjesht. Shkurt.

  4. Jimi says:

    Me e bukura eshte,se tani te gjithe sa eshte thene me pare per ate vidio sexuale, kerkon t’ja faturoj mikut te tij te ngusht te “armeve” Nikoll Lesi !?

  5. Leqi says:

    Nuk e kuptoni qe Likja kete e ka nje avancim me te madh te kercenimit??Ai e di se Komisioni i Venecias do te jape nje konkluzion ne dem te tij dhe ai me kete po kercenon Soreken qe ose me shpeto ose do te pesosh dhe ti.

  6. BRSS says:

    ILIR HAJDUTI ESHTE NJERIU ME I POSHTER DHE ORDINER NJERI PA PIK INTELEKTI NJE MASKARA QE ESHTE MAR ME ÇDO GJE

  7. Limprehti says:

    Po sikurbte dal videoja!? Jo nje pyetje kam!? Me rendesi nul do jete hetimi por egzistenca! Nese nuk ka le te hetohet!pot nese ka!? Kjo do mesohet shume shpejt!?po e hoqi BE Sorecen nga Tirana, dio mio! Dhe do duhet nje shpjegim! Por te hetohet! Pse jo! Dhe te mosbe mbulojne si ate punen e ish ambasadorit amerikan Limpreht qe la kockat maj gjitheshkaje maj malit!

  8. Tami says:

    Te falenderoj z. Mero!
    Jeni shume i hapur, i sinqerte dhe i guximshem, ka shume nevoje shoqeria shqiptare per gazetare si ty!!

  9. Lasgushi says:

    Realisht z.Mero ju ini nje gazetar qe vazhdoni perfeksionimin dhe ritjen, cilesine e analizave dhe shkrimeve tuaja.Nuk e kuptoj si ka mundesi, nje tepelenas i qyteteruar,te kuptoje evidentoje dhe analizoje me saktesi veset dhe zakonet e nje tinzari te rrezikshem si Ilir Meta( Alibaba)
    Qe te themi te drejten,keta batakcinj dhe shemtuar ne forme e permbajtje jane shume te ralle ne fshatra dhe zonen e Cepan Skraparit.Shiko qendrimin dhe neverine qe shpreh per te populli i kesaj zone.Neveri shume here me e larte,se ajo e Tropojes per Salen.

  10. luka says:

    Po edhe sikur te kene lidhje keta dy persona, ku eshte e keqja????????
    E keqja eshte te haleja qe kemi ne krye te shtetit. Mjerim nese e mbajme aty ku ka na ka ngec kjo hale.

  11. Julia says:

    Po mire more shqiptare, se nje Ambassador eshte i dashuruar me nje zv.ministre, ku eshte problemi? Njerez jane dhe ata, dhe normal qe kane ndjenja, problemi eshte se kerkojne te largojne vemendjen e opinionit publik me aferrat korruptive te like Floririt

  12. Zigur Qarri says:

    Eshte i fiksuar nga vidiot erotike pasi thone qe i kane derguar dikur nje vidio erotike te Mones me Fatos Nanon, vidio e regjistruar fshehurazi ne sediljen e prapme te makines se Tosit.

  13. janulla says:

    TY MERO QEROSI QE E KE KOKEN SI KOKA E KARRIT TEM,, PER JANULLEN QE E KA KTHYER KISHEN NE BURDELLO NUK FOLE NJE HERE APO VETE DHE TY PER GOJORE TEK BURDELLUAE JANULLES,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje