Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni Hetimor: Kreu i KED-së Ardian Dvorani pyetet nga deputetët

28 Shkurt 2020, 13:32Kronika TEMA

Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë të premte, ku është thirrur për t`u marrë në pyetje kreu i KED Ardian Dvorani.

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e opozitës, Adriatik Alimadhi kërkoi që të gjitha institucionet që kanë rrëzuar aktet e Presidentit, duhet të ishin përpara këtij komisioni. Këtë kërkesë e ka mbështetur dhe deputeti tjetër opozitar, Alban Zeneli.

Por, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja, u shpreh se ka një plan hetimi i cili është ezauruar në mënyrë të përpiktë. Ulsi Manja tha se Komisioni i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti për emërimet në Gjykatën Kushtetutese.

Në këto kushte, Ulsi Manja rrëzoi kërkesën e Alimadhit për të thirrur edhe përfaqësues të institucioneve të tjera që lidhen me dekretet e Presidentit.

2 komente në “Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni Hetimor: Kreu i KED-së Ardian Dvorani pyetet nga deputetët”

  1. Suada says:

    E luajtet ne bythe Meten. Ju si komision diskutojeni, por populli me kohe ja ka lene drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje