Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.

2 Prill 2020, 21:23Kulturë TEMA
Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.

Dr Dorian Koçi

Fjalët që shprehin koncepte të mëdha shpesh herë duken sikur vijnë nga një origjinë hyjnore, por në fakt ato reflektojnë një parim të njohur të semantikës, të identifikimit të koncepteve me sendet që i kanë përfaqësuar. Kështu p.sh pak kush mund t’i vejë mendja apo t’i kujtohet nëse ka lexuar diku se fjala tragjedi kaq e nevojshme për të kuptuar dhimbjen, vuajtjen dhe katarsisin njerëzor, të ketë në qendër të saj dhuratën që i jepej fituesit në lojrat e festimet të organizuara për nder të hyut Dionis. Kjo dhuratë që ishte cjapi shumë e denjë për vendet   malore , ku konsiderohej një kafshë e shenjtë për të mbarështuar ekonominë e rrjedhimisht dhe për tu flijuar, duket sikur e plebetizon paksa aristokracinë e lartë të fjalëve që pasqyrohet në formën e tragjedisë, por në të vërtetë ata që i kanë dhënë jetë këtj lloji arti skenikë janë aktorët e mrekullueshëm tragjikë.

Etnosi dhe kombi ynë ka pasur fatin të lind një të tillë të shenjuar në memorjen e kohës me emrin e një heroi të madh të antikitetit si Aleksandër dhe me mbiemrin e një profeti të madh të njerëzimit si Moisi. Nuk e di se çfarë kombinimi më të mirë mund të gjente fjala tragjike sesa kombinimi i këtyre dy emrave në një person, pasi Aleksandri i Madh mbi të gjitha ishte një hero kulturor, njeriu që në çdo përparim të ushtrive të tij ndërtonte dhe institucione të rëndësishme kulturore që shpërhapnin qytetërim dhe Moisiu një profet që udhëhoqi popullin e vet drejt Tokës së premtuar dhe mori dhjetë Urdhëresat e Shenjta duke shpërhapur fjalën e Zotit. Këtë lloj kombinimi e mbivendosje kulturash  mund ta gjesh vetëm në Gadishullin Ilirik prej nga ishte origjina e Aleksandër Moisiut, pasi ai ashtu si dhe Aleksandri i Madh është një hero kulturor. 

Çfarë mund të ketë trashëguar Moisiu nga vendi i origjinës së  vet? Qytetet Durrësi e Kavaja ku kaloi disa vite jetës ? Si mund të ketë ndikuar këto qytete në personalitetin  e tij? Në vitin 1849 peisazhisti britanik Edward Lear shkruan për Durrësin se nga pamja kështjella duket ndërtesë e stilit norman, ndonëse me plot arna e merementime. Fortifikimet e saj shtrihen tëposhtë faqes së kodrës, deri buzë ujit , ku bashkohen me muret e qytetit. Në disa pjesë të tyre vura re disa mburoja të parzmuara, me ca basoreliefe në formë bufash të gdhendur. Kombinimet e peisazheve përqark janë shumë elegante e të mrekullueshme nga çdo peisazh shqiptar që kam parë. E mandej ai shkruan për bukurinë rurale të rrethinave të Kavajës që përbehet nga ullinj të mëdhenj që shtrijnë degët mbi shtigje e brigje të thyera, rrugica, ca xhami e një kullë e lartë  sahati, figura gegësh të veshur me ngjyra të forta-të zeza, të kuqe, të bardha; varreza me varre xixëlluese; pastaj pemë kopshti që ngriheshin mbi çatitë e kuqërrema dhe oxhaqet e bardhë të lartë; valëzime ullishtash në ngjyrë të gjelbër në të kaltërt ; më tej livadhe të rrafshët e të pafund deri në det, me tufa të pafund bagëtish; ndërsa linjat e kodrave të ulëta e të zbehta në jug-perëndim , si dhe Adriatiku i kaltër me Durrësin në kepin e vet shkrihen ëmbël në horizont. Ndoshta këto përthyerje e pafund peisazesh  do reflektonin në zërin e tij magjik. Ndoshta diversiteti fetar e arkitekturor do ndikonte në temperamentin e tij gjithë jetë e pasion. Stefan Cvajg, do të shprehej për zërin e tij “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit. Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si muzikë…”. Po a e ndjente veten Moisiu shqiptar? Ja si shprehej ai në takimin e datës  29 qershorit 1920 në Vjenë me studentët shqiptarë, i  prekur nga konsideratat dhe entuziasmi i tyre. “Miq të dashur, ju faleminderit shumë për nderimet që më rrëfeni. Jam ndodhur në shumë gostira, në shumë mbledhje, kam ndierë shumë gëzime, por ky i kësaj nate, është tjetër gëzim. Ju lutem të më besoni që asnjëherë gjer më sot nuk jam gëzuar si sonte. Nuk mund të ju tregoj dot kënaqësinë që ndiej kur dëgjoj prej jush kaq gjëra të bukura mbi përparimin e zhvillimin e popullit shqiptar…

Moisiu i dhuroi skenës temperamentin kolerik shqiptar, butësinë mesdhetare italiane dhe logjikën e ftohtë gjermane. “Shqiptar, italian, gjerman, europian – qytetar i botës”shkruan për të kritiku i teatrit Rudiger Schaper. Por mbi të gjitha tek Moisiu ringjallet tragjikja që mbizotëron mbi sublimen. “Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me plumb mbi 1500 herë”, – thotë kritiku gjerman, Rudiger Schaper në biografinë për Aleksandër Moisiun. Shumë e vështirë në fakt për t’i përmbledhur të katërta këto karaktere  në një, dhe në kohën kur populli i tij përjetonte tragjedi përndekjeje duke hyrë e dalë nga skenat e historisë. Por Moisiu ishte gjeni, ndaj egzistencializmi në monologun e Hamletit “To be or not to be” merrte vrull dhe i ngjante një poeme kushtuar jetës. “Hamleti” ishte shkruar për Moisiun dhe Moisiu ishte lindur posaçërisht për të interpretuar princin e Danimarkës thotë Max Brod miku dhe biografi i Franc Kafkës që sëbashku me Kafkën  patën fatin ta ndiqnin Moisin gjatë vitit 1903 në Teatrin Gjerman të Pragës.  Por ç’përmbante kaq sharm zëri i Moisut dhe loja e tij teatrale? Përse vendet e ftohta, si vende ngjarjesh të tragjedive të mëdha e pëlqenin kaq shumë aktrimin e tij?

Përgjigjen na e jep një personalitet tjetër i madh i kulturës gjermanike, Stefan Cvajk, kur shkruante se “njeriu i jugut, mbetet gjithnjë njeriu i jugut. Në mënyrë që të mos ngrijë ai merr me vete diellin e vendit të tij kudo ku shkon”. Cvajk si gjithë të tjerët që jetonin në në Perandoritë e Mëdha , ka shumë mundësi të mos e dinte origjinën e saktë të Moisiut, ose ta identifikonte atë si Italian, por përkufizmi i tij mbetet në fakt proverbial. Shqiptarët janë vërtetë njerëz të komunikueshëm dhe në të njëjtën kohë gjithë pasione, pra nëse ndonjëherë do na ndrrohej mendja për të mos u quajtur më bij shqiponjash, në ndihmë do të na vinte Moisiu, për të na thirrur si “njerëz që marrim me vete diellin kudo që shkojmë”. Kjo mund të shndrrohet dalë nga dalë në një dilemë kulturore, e gjithmonë aty nëse do duam të respektojmë më tepër fjalën do na vijë në ndihmë Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.

8 komente në “Aleksandër Moisiu, Hamleti dyshues i botës shqiptare.”

  1. mik says:

    ” . . . . Aleksandri i madh mbi te gjitha ishte nje njeri kulturor, njeriu qe ne çdo perparim te ushtrive te tij ndertonte dhe institucione te rendesishme kulturore qe shperhapnin qyteterim . . . . “.
    Aleksandri i Madh ishte njeri i madh, dhe pa dyshim ishte strategu ushtarak ma i madh qe ka par bota deri me sot.
    ” Perparimi ” i ushtrive te Aleksandrit te Madh ishte pushtim i paster zoti autor, dhe jo perparim. Keto perparime nuk u ban me lule, por me shpat.
    Aleksandri i madh pushtoj Egjyptin, Babylonin, Persine e tj, vende keto qe kishin kulture ma te hershme dhe ma te perparume se Maqedonia, prej nga vinte Aleksandri i Madh.

  2. Baliu says:

    Jeta dhe vepra e Aleksander Moisiut ka ngjashmeri ne shum pikpamje me aktorin Bekim Fehmiu.

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      c’thua more edepsez turk,c’lidhje kane i madhi Moisi me turkun Fehmi……..!!!!!??

      1. Edk says:

        Magjyp i pontit kush Karin mendon se je qe te baltosesh figuren e aktorit bekim fehmiu qe eshte 1 milion here shqiptar me shume se ty bajge e janulles

  3. Hey says:

    Mahnitese,rrenqethese dhe ne fund ,,nje Shqiponj e Madhe ,,,????,,ju faleminderit dhe ju Dorian qe na kujtove,,Aleksandrin M

  4. Hey says:

    Mahnitese,rrenqethese dhe ne fund ,,nje Shqiponj e Madhe ,,,????,,ju faleminderit dhe ju Dorian qe na kujtove,,Aleksandrin M,.

  5. ben says:

    Ne kohen e femijerise, edukatorja ime ne kopesht ka qene Tuli Moisiu, vajze e xhaxhait te Aleksander Moisiut. Ndertesa e kopeshtit te femijeve ka qene afer gjimnazit Ismail Qemali ne Tirane, menjehere pas klinikes dentare te asaj kohe.
    Duke qene se Tuli jetonte ne nje dhome diku afer dhe nuk kishte femije, ne kalamajte e grupit te saj shkonim shpesh tek dhoma ku ajo jetonte dhe ku na ajo na lexonte libra te ndryshme per femije. Kishte nje ze shume te bute dhe tregimet e saj te mbeteshin ne mendje pergjithmone. Mbaj mend dy gjera nga ai ambient banimi teper i vogel. Te kater faqet e murit ishin te rrethuara me rafte me libra te vendosura pa rregull dhe kur hante, ajo i perziente te tera ushqimet ne nje pjate, perfshi edhe embelsirat. Nuk e kuptonim se perse e bente nje gje te tille, por kalamajte e donin shume zysh Tulin, sic e therrisnim ne te gjithe ne ate kohe. Prinderit e mi kishin nje respekt te vecante per edukatoren time dhe duke qene se ajo jetonte e vetme, mbaj mend se e therrisnin shpesh per dreka apo darka ne shtepine tone. Besoj se keshtu benin edhe prinder te femijeve te tjere. Vite me vone, kam lexuar jeten e Aleksander Moisiut, kujtimi i te cilit me con mbrapa ne vite.
    Ky artikull me beri te kujtoj femijerine time, faleminderit autorit.

  6. taso kume says:

    I madhi ALEKSANDER,thone kur hynte ne skene te gjithe mbanin frymen nga menyra karizmatike e iterpretimit ,te vdekurit i sillte ne jete, ka qene nje artiste karakterjal, kane folur shume vendet me kulture GJERMANIKE , Italia si vend i artit eshte mjaftuar me nje buste te derdhur ne bronce ne TRIESTE ne parkun qe ndodhet ne lindje te qytetit me emrin ALEXANDER MOJSI duke ja hequr germen U.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje