Heinrich Müller, një nga përgjegjësit e holokaustit, i deklaruar i vdekur ose i zhdukur në 1945, thuhet se ka jetuar dhe punuar me një emër të rremë në Tiranë

2 Prill 2020, 18:05Politika TEMA
Heinrich Müller, një nga përgjegjësit e holokaustit, i

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Ndërsa po bëja disa kërkime mbi historinë e Shqipërisë, gjeta rastësisht një shkrim, i cili mbase mund të përmbajë një informacion të rëndësishëm mbi një zyrtar të lartë nazist që supozohej se kishte vdekur ose ishte zhdukur më 29 prill 1945, në Gjermani.

Bëhet fjalë për Heinrich Müller, pseudonimi i të cilit ishte “Gestapo Müller”, pjesëtar i SS-Gruppenführer. Ai ishte një nga përgjegjësit kryesorë të Holokaustit.

Sipas një artikulli të gazetës “Le Figaro”, të datës 31 tetor 2013, Mülleri u varros në 1945 në një varrezë hebraike në lagjen Mitte të Berlinit, gjithsesi ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Shkrimi në vijim, i botuar me 1 qershor 1964, në faqen n°5 të gazetës mujore “Le Droit de Vivre”, i sjellë ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, na jep një tjetër version:

Heinrich Müller në Shqipëri

“Është zbuluar vendi ku gjendet i strehuar i ligu Heinrich Müller, krahu i djathtë i Himmler-it.

Sapo u informua, një organizatë e luftëtarëve të rezistencës nga Schleswig-Holstein i dërgoi një mesazh Walter Ulbricht, presidentit të Republikës Demokratike gjermane, duke i kërkuar atij të kërkonte ekstradimin e Muller në mënyrë që ai të jepte llogari për krimet e tij.

Letra është e datës 15 janar 1964. Deri më tani, nuk është marrë asnjë përgjigje.”

Gazeta “Le Monde” gjithashtu ka shkruar mbi mundësinë që Mülleri mund të ketë jetuar gjatë asaj periudhe në Shqipëri, së pari në një artikull të 7 janarit 1964, duke shpjeguar ardhjen e tij në tokën e shqiponjave : “…thuhet se Mülleri ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë një inxhinieri të Gjermanisë Lindore vitin e kaluar në hotelin Adriatik në Durrës, në bregdetin shqiptar, gjatë një momenti kur të dy burrat gjendeshin të dehur…

Sipas Der Stern (gazetë javore gjermane), thuhet se Mülleri është përdorur që nga viti 1945 nga autoritetet sovjetike, të cilat i dhanë atij një funksion në aparatin e policisë (spiunazhit) që drejtonte Beria.

Pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Beria-s, Mülleri thuhet se ka emigruar në Hungari, pastaj në Shqipëri pas kryengritjes së vitit 1956.” dhe së dyti, në një artikull të 8 gushtit 1967 ajo specifikon: “…I kërkuar në të gjithë botën, SS-Gruppenführeri Heinrich Müller thuhet se jeton aktualisht në Shqipëri.

Të paktën kështu ka thënë të shtunën, në gazetën Schwaebische Donau-Zeitung, e cila botohet në Ulm, një ish-agjent sekret, Helmut LUI, i cili pretendon se ka ndihmuar Heinrich Müller-in te strehohej në Shqipëri.

Sipas LUI, ish-eprori i dikurshëm i Adolf Eichmann-it ka një emër të rremë “Jergj Kovoc” (ndoshta Gjergj) dhe thuhet se jeton në Tiranë.

Ai gjithashtu pretendon se ishte ai që e përgatiti largimin e Müller-it në 1949, që sipas tij, ky i fundit gjendej i fshehur në Itali…”

Meqenëse vdekja ose zhdukja e Heinrich Müller-it mbetet ende një mister, pista shqiptare duket se është e nevojshme të gërmohet më tej nëpër arkiva më qëllim vërtetimin ose rrëzimin e kësaj hipoteze që e lidh me Tiranën.

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

31 komente në “Heinrich Müller, një nga përgjegjësit e holokaustit, i deklaruar i vdekur ose i zhdukur në 1945, thuhet se ka jetuar dhe punuar me një emër të rremë në Tiranë”

  1. perrala franceze says:

    pallavra.pse do e donte enveri nje si ky .ai ua dhiste me eksperience gjermaneve.

    1. Koment says:

      E kam pere dhe une te berryli. Gazetari nuk genjen. Biles e pyeta por ishte esell nuk foli.

      1. XheJ eN Bi says:

        Herën e parë kishim Fidel Kastro që u aratis nga Shkodra dhe zë bëhej kubanez nga Fadil Kastrsti ,e ktheu në Fidel Kastto.
        Tani ky lshtë i dyti po me një ndryshim se nuk u arratis siFadili ,po u importua.

    2. pjeter says:

      Hahaha,pallavra por ç’fare pallavrash.Kjo tregon qe jashte Shqiperise kishin nje ide se si ishte gjendja ne brendesi,komplet jashte realitetit.Enver hoxha dyshonte tek hija e vet,e jo te strehonte nje te huaj,dhe ta linte te behej tape tek dajti pa i vene pas nje qind sigurimsa nga pas,dhe madje ta bente shef te policise sekrete!!!!

    3. saliu shoku i mylerit says:

      Myleri more mik, nuk ishte as arkitekti i holokaustit dhe as krahu i djathte i Himlerit. Myleri ishte krahu i djathte i Mylerit, qe do te thote se ishte superegoist. Ai ishte vertet njeri i zi, kriminel dhe dallkauk por ishte shefi i deges antikrim te Gestapos. Historia eshte histori. Per te tjerat nuk di c’te them. Tung

  2. Bla bla bla says:

    Der Eichmann ,
    krykrimineli gjakftohte jetonte ne Argjentine ,
    dike mes xhungles ,pra larg qyteteve ne nji Vile te vjeter .
    Atje u zbulua bnga Mossad qe ishte ve tashme ne ndekje te
    gjithe krimineleve te KFZ gjerma neper Bote.
    E kapen dhe fsheur e cuaj ne Izrael dhe e gjykuan .
    Boll me spekullime nastradinash

  3. Olimpia says:

    Idiotesira ,….Para 90..s edhe ,,perkrahje internazionaliste,,behej me para kineze.Nderkohe kurre nuk u pranuan dhe perkrahen ,,brigata e kuqe,,europiane apo komunistet e PKK kurde.

  4. Zhuzhi says:

    Po e vertete punonte si agronom ne Babru. Fliste gjuhen Vllace qe mos e kuptonin!?

    1. Zhuzhi e ke pyetur ndonje here Zhuzhen tende mos e ke shkepur ndonje vllah.

  5. Moisi Golemi says:

    Epo kur merret me histori dhe ky pjatalarësi i Francës ?

    1. durrsak 24 karat says:

      Ju lutem, mos fyeni. Aurenci publikon faqe te shtypit francez.

      1. Na mbyten injorantet says:

        Po . Edhe paguhet me leke albanez.

    2. Zagan Pasha says:

      Pse te djeg ty o vemje??

      Rajhu III ishte shtet aleat i shqiptareve.

      1. Une, Paloka says:

        Uh, e nxorri kokën kuislingu.

      2. Shqiponja says:

        Nuk dihet nese ka qene mik direkt i shqiptareve , ajo qe dihet eshte se Hitleri kish nje simpati per mbretin Zog e para , dhe e dyta , kur ka shkuar ne Athine Shefi i Propagandes naziste Goebels , fashistat helene qe qeverisnin ne Greqi dhe qe i dhane para borxh nga Banka Qendrore Greke dhe e i kerkuan Goebelsit zyrtarisht te nderhynte te Hitleri qe tu aneksonte gjitoneve tane helene VorioEpirin , moren nje “Nain ” nga Goebels dhe nje tjeter nga Fyhreri ……….

      3. Rajhu i III kurr ska qenë aleat i shqiptarëve Zagan ,Kreten!

  6. Nardi says:

    Pirdh, pirdh, pirdh…Abedin, apo Jergj? Jini konseguent.
    Ne Russi, Hungari, apo Itali?
    Pirdh, pirdh, pirdh….
    Shkrime per gjindje te pashkolle zoti hetues, ose latinisht, injorante…

  7. Gëzimi says:

    Temen e semes. Nga e zbuluat more? Kete e dija vetem une
    Po me qe kjo pune u zbulua, po i zbulojme te tera
    Ai jetoi deri ne vitin 2000 afer Vasil Shantos
    Deri ne vitin 1980 punoi si mesues i gjermanishtes
    U martua ne vitin 1958
    Ka dy djem dhe dy goca
    Per sot mjafton neser do u jap info me te plote

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      Gëzimo, je i madh.

  8. iksi says:

    Ndersa edhe Hitleri nuk ka vrare vehten , por eshte gjall dhe jeton ne Kamez (Tirane ) . O ju hengert mortja , çfar nuk po na degjojne veshet prej ketyre portaleve .

  9. Saliu i vertete says:

    Po dhe eshte me se e vertete , kajetuar ne shtepine e Sheqeres

  10. Doda says:

    Shefi kryesor i sherbimit sekret te Hitlerit ka jetuar ne tiran ka vdekur 88 vjeç ne vitin 94ter , ka ardhur nga argjentina me ndimen e sherbimit sekret SHQIPTAR i ka dhen informata te forta sherbimit ton dhe ka ardhur ne SHQIPRI me pasaport dipllomatike , ka jetuar ne Tiran tek shallvaret dhe durres , duhet me dit nji gjo gje sherbimi fshet nazist e ka ruajtur strukturen e vet deri para 90tes jepnin formacione te ndryshme nga e ter bota dhe kryetar i perhershem i kti sherbimi ishte pikerisht shefi i tyre i denuar me vdekje nga gjykata nuremberkut por qe shteti SHQIPTAR i kohes PPSHs e çfrytezoi gjat gjith kohes dhe si shperblim i garantoi jeten , ky person kur ka ardhur kancelari Gençer ne tiran ka qen perkthyesi midis Gençerit dhe qeveritarve tan ne bisedimet e asaj kohe , duhet me dit dhe nji gjo qe kancelari Gençer Ka qen ushtarak ne kohen a Rajhut, historin e vet ky person e ka treguar para vdekjes , kur ka vdekur e kan varrosur nje mori njerez bashkepuntor shok komshinj , nga te thenat e tija ndihej borxhli dhe shum dashamires karshi popullit dhe shtetit SHQIPTAR , siç ishte shprehur ne kte artikull gazete i dal ne vitin 96 , 4 faqe gazet nga intervista e tij personale , sipas thenieve te tij kish jetuar tek shallvzret fliste nje shqipe me mir se nje SHQIPTAR .

  11. Doda says:

    Shefi kryesor i sherbimit sekret te Hitlerit ka jetuar ne tiran , ka vdekur 88 vjeç ne vitin 94ter , ka ardhur nga argjentina me ndimen e sherbimit sekret SHQIPTAR , i ka dhen informata te forta sherbimit ton dhe ka ardhur ne SHQIPRI me pasaport dipllomatike nga Argjentina , sipas thenieve te tij per ardhjen ne SHQIPERI thosh me dhan nje pasaport dipllomatike dhe nuk mbaj mend gje tjeter por sa paraqisnja pashaporten nuk me kontrollonte kerkush ne as nje kufi vetem me nderonin personeli ne te tera shtetet qe kalova deri sa mbrita ne Tiran , ka jetuar ne Tiran tek shallvaret dhe durres , duhet me dit nji gjo gje sherbimi fshet nazist e ka ruajtur strukturen e vet deri para 90tes jepnin formacione te ndryshme nga e ter bota dhe kryetar i perhershem i kti sherbimi ishte pikerisht shefi i tyre i denuar me vdekje nga gjykata nuremberkut por qe shteti SHQIPTAR i kohes PPSHs e çfrytezoi gjat gjith kohes dhe si shperblim i garantoi jeten , ky person kur ka ardhur kancelari Gençer ne tiran ka qen perkthyesi midis Gençerit dhe qeveritarve tan ne bisedimet e asaj kohe , duhet me dit dhe nji gjo qe kancelari Gençer Ka qen ushtarak ne kohen a Rajhut, historin e vet ky person e ka treguar para vdekjes , kur ka vdekur e kan varrosur nje mori njerez bashkepuntor shok komshinj , nga te thenat e tija ndihej borxhli dhe shum dashamires karshi popullit dhe shtetit SHQIPTAR , siç ishte shprehur ne kte artikull gazete i dal ne vitin 96 , 4 faqe gazet nga intervista e tij personale , sipas thenieve te tij kish jetuar tek shallvzret fliste nje shqipe me mir se nje SHQIPTAR . Ky ishte krye shefi sherbimit sekret te gestapos qe merte urdhra vetem nga Rajhu dhe vetem atij i jepte llogari.

  12. Marcela says:

    Mire qe nuk koncidojne datat e sotme , se kanceri digital do akuzonte Ramen …….

  13. Jack says:

    Qenin e ngordhur do gjesh , germo Tare germo.

  14. Moisi Golemi says:

    Ju pjerdhsha Gëbelsin, Fyhrerin, Mylerin, Zogun dhe ata që i kanë pjellë!!! Trapa!!

    1. Kerkushi says:

      Tamam o Moisi Bolemi, Rrofte Enver Bytha.

  15. Atdhetar says:

    Po Marine Le Pen ku jeton! Ik more shporruni dashnor serbesh, slini perralle pa stisur per ne ngjyer shqiptaret me balte. Plehra gjenocidiale.

  16. Alb says:

    Lidhje gjaku me cim peken

  17. E verteta says:

    O Doda,!
    Na thuj emrin, shkallen, katin ,o vlla. Se bo Baki e kam pase komshi.

  18. prizem says:

    C’ne sot, 1 Prilli ishte dje dhe ky artikull fare mire mund te ishte botuar dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje