73 milionë euro gropë në buxhet nga taksat për marsin: Qeveria zyrtarizon emetimin e obligacionit me vlerë mbi 100 milion euro

4 Prill 2020, 20:56Ekonomia TEMA

Vetëm për muajin Mars të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë krijuar një gropë prej 73 milion euro në buxhetin e shtetit për shkak të tkurrjes së tregtisë dhe bllokimit të shumë aktiviteteve ekonomike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të ardhurat nga tatimet për muajin Mars ranë me 50 milionë euro krahasuar me planin, ndërsa nga doganat tkurrja është 23 milion euro.

Në këto kushte, qeveria do të financojë buxhetin me borxh dhe duke shkurtuar disa shpenzime. Ministria e Financave ka shpallur ankandin për emetimin e një obligacioni 2-vjeçar me vlerë nga 100 deri në 120 milionë euro, një nismë që ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë të zgjuar, në kushtet që tregjet e huaja në këto kohë japin kredi me interesa të larta.

“Ne kemi për të matuar një Eurobond të vjetër dhe është më mirë të gjejmë borxhin në euro në tregun e brendshëm se jashtë, sepse në këto kohë investitorët e huaj e shohin me risk të lartë një vend si Shqipëria”, tha Arjan Kadareja, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët e shohin si një nisëm pozitive edhe shpalljen nga ana e bankës qendrore të nisjes së politikës të lehtësimit sasior nëse skenari i krizës do të rëndohet.

“Çon sinjal në tregje që banka ndërhyn, dhe e ka ligjore këtë ndërhyrje, çliron hapësirat për marrjen e borxhit madje përfitohet me interesa më të ulëta”.

Politika e njohur si “quantitative easing” i jep të drejtë Bankës së Shqipërisë të blejë një pjesë të borxhit afatshkurtër të qeverisë, duke çliruar nivelin e tij dhe lejimin e saj që të rritë huamarrjen nëse duhen para për të paketa ndihme në këtë periudhë pandemie.

2 komente në “73 milionë euro gropë në buxhet nga taksat për marsin: Qeveria zyrtarizon emetimin e obligacionit me vlerë mbi 100 milion euro”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Me ne fund foli nje expert ashtu sic duhet.
    Nuk eshte e nevojshme te marresh borxh ne institucione jashte shqiperise me 5 % , kur mund tja marresh individeve shqipetare me 2 apo 3 % dhe interesat i marrin shqipetaret dhe jo te huajt.
    ???????????

  2. Flutura says:

    Hej rafsh ti ne kete grope!
    Po pse mor idiot, cfare pritet pas lufte, bollek e flori, apo vuajtje?
    Kujt i hyn ne pune konstatimi yt per gropa,
    edhe me i pashkolluari e di qe pas lufte ka renie e jo ngritje ekonomike. Pse jeni kaq cinike xhanem, apo e mbani veten per te ditur? Idiotizem i paster shqiptar, nga ato idiotizmat qe degjojme cdo dite ne tv.
    Habitem pse botohen tek Tema!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje