Humori në zi: Ndërron jetë mjeshtri i madh, Gëzim Kruja

5 Prill 2020, 12:28Kulturë TEMA
Humori në zi: Ndërron jetë mjeshtri i madh, Gëzim Kruja

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare mjeshtri i madh Gëzim Kruja. Aktori i humorit u shua sot paradite, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja.

Gëzim Kruja ka lindur në Shkodër, në vitin 1939. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare.

Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës. Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”. (TemA)

15 komente në “Humori në zi: Ndërron jetë mjeshtri i madh, Gëzim Kruja”

  1. Studenti 1 says:

    U prehte ne paqe. Ka lene nje pasuri te madhe në fushen e humorit shqiptar.

    1. Adi says:

      I thashe gruas, vdiq Gezim Kruja. Ajo filloi dhe qeshi. Kujtoi se po beja shaka. Vetem emrin ti permendje Gezimit dhe qeshja dilte natyrshem. Do ngelet gjithmone ne mendjen tone. RIP!! Ngushellime familjes!

  2. palla says:

    Ju prefte shpiti ne paqe, per nje moment e ngatarrova me Z. Deden.
    Familjes ngushellime!

  3. Theatre and Drama says:

    Ngushellime familjes

  4. Rrespekt ... says:

    Ngushellime Familjes Humoristit Shkodran Gezim Kruja .
    U prehte ne Paqe .

  5. Mirdite says:

    Ngushellime familjes se GEZIM KRUJES .Gzim Kruja ishte humoristi qe darkave kur i shim shum te lodhur nga puna e me nje ekinomi te dobet , na bante te qeshnim ,Gezim Kruja ishte nder humoristet ma te mire te shkodres, por qe famen e medaljet i moren disa qe u zgerdhishin vet me qesh te tjeret. Gezim u prefshe ne paqe .

  6. Itali says:

    Gezim Kruja u prefsh ne paqe , ti ishe humorist i madh por e keqja jote ka mundesi te mos kesh qen me PD sepse ne kohen e demokracis famen e mori Jul Deda ky eshte humorist qe ban si budall se te marri fame.

    1. mik says:

      Itali – Ne fakt, pothuajse i gjith humori Shkodran perfaqson shtimjen si budall. Ka te njejtin stil tesh 50 – 60 jet. Koha ka ndryshu e stili ka mbet i njejte. Levizjet e trupit, mimiken, menyren se si flasin tu bertite e tu u shtremnu pa qen nevoja i pershtaten vetem rrolit te budalles. Humori bahet me fjale jo tu u shtremnu. Humor i mire qe i pershtatet tana moshave, ka mungu me kohe ne Shkoder.
      Edhe sot, te vjetrit e kan monopolizu estraden e Shkodres, nuk marrin gjak te ri. Ne fakt e kane ba bajat. Edhe ata aktore qe dikur kan qene te mire, sot nuk i shef ma kush me ate sy, sepse nuk sjell asgja asgja te re n’humor.
      Gezim Kruja ishte aktor i mire. Keshtu thone edhe moshataret e tij.
      U prefte ne paqe.

  7. LIGJEVENESI says:

    I vajte shpirti ne parajse, ngudhellime familjes.

  8. Albanian till I die says:

    I madhi Gezim Kruja….ngushellime familjes

  9. shqip says:

    Respekte pa fund për ikonën e humorit. Prehu në paqe mjeshtri i madh.!

  10. Doda says:

    Te prehet ne paqe RRespekte per humorin qe na dhuroi ngushellime familjes , kjo esht jeta.

  11. Kosovari says:

    I madhi GEZIM,Jemi rritur me humorin tend ne Kosovaret ,Ngushllime familjes dhe mbare Shqiperise .I lehte te qofte dheu,u prefsh ne Paqe.

  12. Realisti says:

    Vazhdojme te te duam shume Gezim!! Faleminderit per gezimet qe na ke dhene. U prefshe ne paqe o njeri i mbrekullueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje